Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kurbet dhe anasjelltas, por si...

БНР Новини
Foto: BGNES

A keni dëgjuar për firmën “Britania e Madhe 2014”? Ajo ofron punë bujqësore në Ishull kundër një pagimi të mirë. Mirëpo askush deri tani nuk ka marrë asgjë. “Britania e Madhe 2014” është një nga ato firma, të cilat fitojnë nga besimi i shumë bullgarëve, të cilët janë duke kërkuar punë jashtë vendit. Në Kryeinspektoratin e Punës çdo ditë jepen sinjale kundër firmave të tilla dhe personave fizikë, të cilët i mashtrojnë kandidatët për kurbet.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të 2014-ës sinjalet janë mbi 50. Për vitin e kaluar ato janë mbi 230, por ndoshta gjatë këtij viti numri i tyre do të jetë edhe më i madh. Shkaku është heqja e kufizimeve për punësimin e bullgarëve në të gjitha vendet e BE-së. Për këtë shkak tashmë nuk ka nevojë për lejen pune, që kërkohej deri tani. E gjithë kjo i lehtëson firmat, të cilat ofrojnë shumë shpesh punësim fiktiv në Evropë – thotë Daniella Kadijska, drejtoresha e “Migracionit Ndërkombëtar të Punës” në Agjencinë Ekzekutive “Kryeinspektorati i Punës”.

Si mund të mashtrohen kandidat-kurbetçinjtë?

Për shembull, një firmë bullgare, madje të jetë regjistruar si ndërmjetës midis punonjësve dhe punëdhënësve në Agjencinë e Punësimit, mund të mos ketë kontratë të regjistruar me punëdhënësin e huaj. Këto lloje kontratash janë në sferën e veprimtarisë tregtare dhe po të ketë sinjal Kryeinspektorati i Punës nuk mund të marrë pjesë në këto marrëdhënie.

“Në qoftë se bëhet fjalë për një firmë të regjistruar si ndërmjetës midis punonjësve dhe punëdhënësve, atëherë Inspektorati i Punës ka të drejtën e kontrollimit se si zhvillohet kjo veprimtari dhe nëse shkelen ligjet – shpjegon Daniella Kadijska. – Ai mund të imponojë sanksione në rast se ndërmjetësi ka marrë shuma nga personat e mashtruar, të cilët kanë kërkuar punë. Në rastet, kur ky nuk është një ndërmjetës i regjistruar, por është një firmë, që ka bërë mashtrime, ne madje nuk mund të gjejmë lokacionin e këtij punëdhënësi, të kësaj firme, sepse ata fshihen. Lidhja me kandidat – kurbetçinjtë realizohet në Internet, me anë të postës elektronike dhe zakonisht këta punëdhënës nuk ekzistojnë dhe nuk kanë zyrë. Në këto raste Inspektorati i Punës kërkon ndihmën e policisë.”

Ekspertët këshillojnë për një kujdes të madh. Nuk duhet të shpresojmë te njoftimet në internet dhe nuk duhet të paguajmë në raste kërkesash të tilla në email. Firmat konkrete nuk kërkojnë pagime paraprake. Para se të niseni jashtë, duhet të njiheni me kontratën e punës, ky mund të jetë një projekt kontrate, por ai duhet të jetë i nënshkruar nga punëdhënësi, me të cilin firma ka marrëdhënie. Kandidatët për punë duhet t’i lexojnë këto kontrata në bullgarisht.

Pas heqjes së kufizimeve për punësim të bullgarëve në të gjitha shtetet e BE-së u forcua tendenca e nisjes nëpërmjet dërgimit me shërbim jashtë nga firmat, të cilat nuk zhvillojnë veprimtari ekonomike në Bullgari. Mirëpo këto firma arrijnë të lidhin kontrata si nënekzekutues. Zakonisht shërbimet janë në lëmin e ndërtimit me punëdhënës nga Gjermania, Belgjika, Holanda. Në rast dërgimi me shërbim, duhet zbatuar direktiva sipas së cilës pagimi duhet të jetë sa është ai minimal në shtetin, ku dërgohet punonjësi, në qoftë se punësimi është për më shumë se një muaj. Zakonisht pagesa nuk është nën 1200-1300 euro. Sipas kontrollimeve të bëra kjo nuk respektohet dhe kurbetçinjtë marrin nja 500-600 euro, sa do të merrnin edhe në Bullgari. Në fakt “dërgimi me shërbim” kohët e fundit përdoret për t’u mashtruar njerëzit.

“Kishim një sinjal para rreth një muaji kundër një firme në Gjermani, e cila punon në sferën e përpunimit të mishit – thotë Daniella Kadijska. – Personat përkatës i kanë dërguar me shërbim në Gjermani nga një firmë polake. Ata kanë marrë informacion për këtë punë nëpërmjet një dege të firmës në Bullgari, kanë lidhur kontratë me firmën polake, e cila i ka dërguar në Gjermani, ku kanë punuar me kushte shumë të rënda. Në këtë rast pas ankimeve dërguar Kryeinspektoratit të Punës ne kërkojmë ndihmë edhe nga Zyra e Çështjeve të Punës pranë Ambasadës së Bullgarisë në Berlin. Kemi dërguar informacion në Gjermani për këtë rast, që të ndërmerren masa nga organet përkatëse.”

Kryeinspektorati i Punës ka kërkuar ndihmë edhe nga Inspektorati i Punës i Polonisë, që të kontrollohet firma polake.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD