Gjatë vitit 2014 mbushen 1000 vjet nga vdekja e mbretit bullgar Samoil, i njohur për mbrojtjen vetëmohuese të pavarësisë së shtetit bullgar në një periudhë shumë të rëndë historike. Samoil është biri i komitit Nikolla, për të cilin mendohet se ka qenë udhëheqës i krahinës Sredecka (rrethi i sotëm i Sofjes).
“Epoka e tij karakterizohet me një dyluftim të pandërprerë me Bizantin – tregon për Radio Bullgarinë doc. Georgi Nikollov nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. – Kjo luftë e vazhdueshme filloi në vitin 968, para se të shpallet Samoil mbret. Ajo e çoi mbretërinë bullgare në agoni. Ndërkaq, në atë kohë Bizanti ishte një perandori e madhe, e cila shtrihej në pothuaj tërë Azinë e Vogël, në Ballkan dhe pjesërisht në Itali. Ndërkaq, ajo mund të kompensonte humbjet e saj, për të cilat edhe bullgarët kishin kontribuuar. Udhëheqja qendrore e Mbretërisë Bullgare gradualisht u transferua nga Presllavi i Madh dhe Pliska në trojet bullgare jugperëndimore. Kjo ndodhi edhe për shkak të faktit se bijtë e komitit Nikolla – Davidi, Mojsiu, Aroni dhe Samoili e udhëhiqnin pikërisht këtë regjion, para se të fillojë dyluftimi bullgaro-bizantin. Prandaj veprimet luftarake zhvilloheshin kryesisht në këtë territor.”
Çfarë është figura e mbretit Samoil – heroike, apo tragjike?
“Sipas burimeve historike, ai ka luftuar pa ndërprerje. Nga ana tjetër vdekja e tij është shumë tragjike. Sipas historianëve bizantinët morën peng 15 000 ushtarë bullgarë dhe me urdhër të perandorit i verbuan, ku në çdo të qindin mbetej një me një sy që t’i shërbejë për udhëheqës. Ne atë gjendje u dërguan para mbretit të tyre, i cili pasi i pa vdiq nga infarkti. Për këtë shkak perandori bizantin mori nofkën “Vasili II, Vrasësi bullgar”.
Samoili është një udhëheqës i madh bullgar, i cili në fakt e udhëhiqte mbretërinë bullgare që nga viti 976, edhe pse deri në vitin 997 fronin e zinte Roman, deri më 1014. Vetëm katër vjet pas vdekjes së Samoilit Bullgaria ishte pushtuar, kështu qe figura e tij ishte në thelbin e ruajtjes së mbretërisë bullgare për një periudhë prej rreth 40 vitesh.”
Në Bullgari do të zhvillohet një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar 1000 përvjetorit të vdekjes së Samoilit (më 6 tetor 1014). Ajo është me titull “Juglindja evropiane gjatë gjysmës së dytë të shekullit të X – fillimit të shekullit të XI: historia dhe kultura” dhe do të mbahet nga 6 deri më 8 tetor. Në të do të marrin pjesë shkencëtarë nga 14 shtete – nga Evropa dhe Amerika. Ndër publikimet me rastin e përvjetorit është dhe një vëllim i prof. Vasillka Tëpkova-Zaimova me burime historike për udhëheqjen e njohur dhe epokën e tij, si dhe libri i prof. Kazimir Popkonstantinovit dhe profesoreshës Anna-Maria Totomanova për mbishkrimet cirilike nga koha e Samoilit. Po përgatiten edhe ekspozita në muzetë kryesorë të kryeqytetit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..