Rritja e deleve krahas me bujqësinë është një mënyrë bazë jetese nëpër tokat tona. Ja përse barinjtë janë me një nder të madh në kulturën tradicionale, kurse delet e shumta, të kënduara në këngët si “një kope gri” janë shenjë për pasuri dhe mirëqenie të pronarit të vet. Shkak për krenari janë dhe zilet – hllopka ose çanë, të cilat i mbajnë kafshët dhe për të cilat zakonisht “këndohen” në një kor me tinguj të bukur. Në këngët lidhur me Krishtlindjen drejtohen lutje që kopeja jo vetëm të shumohet, por dhe të ketë binjakët (d.m.th. të lindin qengja-binjakë). Përshkruhet qengja me lëkurë të hollë, me brinjë të thurur dhe qengja me ballë të bardhë. Vlerësohen shumë kafshët e bardh , me rrathë të errëta rreth syve. Prandaj dhe vajza e bukur, e cila sipas rregullit është syzezë, krahasohet me qengjin e bardhë, me qengjin e butë ose me qengjin ledhatues.
Mbase për shkak të dramatizmit të vet, tema për flijimin e Avraamit po fiton një popullaritet të veçantë në këngët popullore, ku në variante të ndryshme përshkruhet historia e babait, i cili ka vendosur të ther djalin e vet në ditën e Shën Gjergjit. Atëherë sipas traditës çdo një familje duhet të japë kurban për nder të shenjtorit, por babai është i varfër, nuk ka dele dhe nuk mund të blej qengj. Tronditëse dhe prekëse janë skenat, në të cilat fëmija e lut babin t’i lidhë duart, që të mos pa dashje ta godasë gjatë agonisë së vet. Në fund, kuptohet, ndërhyjnë engjëllit ose dhe vet Zoti dhe fëmija është i shpëtuar në një mënyrë çudibërëse.
Në Dhiatën e Re qengji lidhet me flijimin e Krishtit, të quajtur me fjalën e vjetër bullgare agnec. Në pikturën kishtare qengji me nimb ose nën kryq paraqitet si alegori të Shpëtimtarit. Ndërkohë Jezusi paraqitet dhe si bariu i mirë, i cili tregon kujdese për kopenë e tij shpirtërore-bashkësia e të krishterëve besimtarë.
Krahas me simbolikën e krishterë, pamja e kopesë ka dhe një kuptim negativ në bisedën bashkëbiseduese, ku do të thotë një budallallëk, mungesë të një mendimi më vete dhe një pajtim të tepruar. Me rëndësi të ngjashme lidhet dhe cilësia shpirt-deleje, kurse në fjalët e urta popullore paralajmërojnë se “Ai që bëhet dele, e ha ujku” ose “Po të bëhesh dele, secili do të qethë”. Delja e zezë simbolizon njeriun e ndryshëm, i cili nuk i respekton rregullat e pranuara të përgjithshme dhe prandaj kopeja e dëbon.
Në ndryshimi nga qengji i butë dhe delja budallaqe, dashi, i quajtur akoma koç ose, ugiç, lavdërohet si krenar dhe një paraprijës trim i kopesë, prandaj dhe djemtë e bukur krahasohen me deshtë e bukur. Dashi i bukur është një krenari e vërtetë për bariun, një ndihmës i parë dhe objekt të një nderimi të veçantë. Në këngën popullore bariu qan për dashin e tij të humbur: “Më tepër vuaj për ugiçin me brinjë të larë me flori, me thundra prej argjendi, që më vërtiste kopenë si 12 barinj.” Në ditën e dasmës djali i dhuron vajzës një dash të zbukuruar posaçërisht si shembull të mirëqenies dhe begatisë. Mendohet se, dashi është i paprekshëm për forcat e këqija, prandaj pamjet e tij janë të pranishme mbi orenditë nga jeta dhe godinat. Një kafkë dashi, të futur brenda në një shkop dhe të ngulur në gardh, e mbron kopenë nga sëmundjet dhe magjitë. E këndshme është dhe shfaqja e tij në ëndrra: në qoftë se e shikon dashin në ëndërr – ky është gëzim, në qoftë se shikon në ëndërr qengj – një shpim i madh, në qoftë se shikon në ëndërr se kullot desh – lajme të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..