Festivali i 50 Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në qytetin Plovdiv, fillon më 10 qershor dhe është mes ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin kulturor të qytetit. Në këtë botim jubile, organizatorët janë mbështetur tek simbolika. Cila është ajo mësojmë nga zonja Elisaveta Shotillova, PR e ngjarjes.
“Një simbolikë kanë kërkuar dhe ata entuziastë, të cilët i kanë dhënë jetë festivalit përpara 50 vjetëve. Një përshtypje bën zgjedhja e Muzeut Etnografik, i cili ka qenë podiumi i parë muzikor i forumit. Nuk është e vështirë të kujtohemi se përse në kohën e kaluar organizatorët e kanë preferuar. Arkitektura rilindëse, shatërvani me ujë i cili spërkat ngjyrat e luleve në kopsht, krijojnë një atmosferë ideale për një muzicim. Gjysmë shekulli më vonë, festivali më i vjetër në Evropë dhe i vetmi për nga lloji i vet tek ne, përsëri zhvillohet në mjedisin e vet më të natyrshëm. Muzeu Etnografik në Plovdivin e Vjetër është mikpritës i tetë nga përgjithësisht pesëmbëdhjetë koncertet në program. Ky edicion është mjaft më i gjerë në krahasim me mëparshmit. Zakonisht festivali është 10 ditë , por tani do të zgjasë 12 (kaq ka zgjatur dhe festivali i parë). Tjetra e cila vihet re, është se Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes” hap siç edicioni debutues ashtu edhe atë jubile, kësaj radhe me pianisten Lilija Bojaxhieva. Atëherë formacioni akoma nuk ka mbajtur emrin e vet të tanishëm, por është quajtur “Orkestra e Dhomës e Sofjes”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..