Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është koha për rokun “PSS”

БНР Новини

Muzikantët e rinj nga grupi rok “PSS” punojnë me dëshirë, stil dhe imagjinatë. Ata posedojnë një mjeshtri artistike dhe muzikalitet. Që nga viti 2006 prezantojnë kompozimet e veta. E caktojnë muzikën e tyre si rok alternativ, me blusë dhe motive progresive. Më shumë hollësi mësojmë nga Vasilen Vëllçanovi-Leni – kitarist dhe Sandra Petrova – soliste vokale e grupit.

“PSS është abreviatura e fjalës angleze Pimp Switch Sequence. Si fjalë të renditura pas njëra tjetrës nuk kanë kuptim real. Mirëpo, emri vjen të shprehë synimin tonë të kthejmë muzikën mejnstrijm, e cila aktualisht gërsheton pop, r&b, rap, elektronike, në rokun më me popullaritet. Me rëndësi, sipas nesh, është që incizimi të jetë analog, pa përpunim të kompjuterit.”

Sandra shton, se: “Kur një melodi ekzekutohet ose këndohet në mënyrë të drejtpërdrejt, ajo tingëllon më mirë se sa varianti i saj kompjuterik.” Sandra është artiste e diplomuar, e cila shfaq talentin e saj në skenën e Teatrit Muzikor të Sofjes. Leni është kitaristi i grupit. Para një viti ai mbaroi Menaxhimi Muzikor në Londër. Aktualisht krijon muzikë. Në grup hyjnë edhe dy inxhinierë – Konstantin Savov – bateri dhe Svetosllav Dimitrov – bas kitarë.

Muzika e grupit “PSS” mund të dëgjohet jo vetëm në klubet e ndryshme, por edhe në koncertin e parë onlajn në Bullgari, i cili u transmetua në kohë reale nga sajti YouTube gjatë prillit të këtij viti. Për këtë Sandra kujton: “Bëmë një transmetim në kohë reale të një koncerti në studion Pasifik. Ishte shumë interesante. Doli, që është shumë e vështirë të merret me qira ndonjë studio e madhe, në të cilën të punojnë bashkë grupi dhe ekipi i xhirimit. Deshëm gjithashtu, që tabloja dhe tingulli të transmetohen paralelisht. Prandaj zgjodhëm YouTube.”

Leni shton kujtimet: “Problemi i një koncerti të tillë është, se nuk ka publikë reale përpara. Ka dritë dhe kamera, por është pak e çuditshme. Ideja lindi nga prezantimi i një albumi të grupit amerikan “Foo Fighters”. Muzikantët ekzekutuan të gjitha kompozimet pas njëra tjetrës pa u ndërprerë para kamerës në studio. E pëlqyem këtë koncert. Komentet e publikut ishin pozitive si gjatë koncertit, ashtu edhe pas kësaj. Një meritë për këtë sukses pa diskutim ka cilësia e tingëllimit, gjë për të cilën i falënderojmë regjisorit të zërit.”

Muzikën e vet grupi “PSS” e incizoi në një studio në Athinë të Greqisë. Dy kompozimet e fundit e formacionit janë në gjuhën bullgare. Ata mund të dëgjohen në sajtin e grupit. Muzikantët janë me shpresë, se gjatë shtatorit do të prezantojnë këngën më të re, e cila prapë do të jetë në stilin e rokut karakteristik të grupit “PSS”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD