“Kjo nuk është kaq befasuese për një njeri, i cili ka filluar të merret me muzikë që në moshën 4 vjeçe. Fillimisht i bija violinës, përfundova shkollën muzikore në degën e pianos. U diplomova nga Akademia Muzikore në Sofje me të njëjtin instrument dhe pop dhe xhaz të kënduar. Kam interpretuar në stile të ndryshme-për mua do të qe një gjë shumë e thatë, në qoftë se këndoja vetëm pop dhe rok. Kam metamorfoza të shumta. Në një nga koncertet e mia të fundit në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje, unë i demonstrova. Kalova nga xhazi, përmes pop, rok, dhe dens. Tregova se për çdo një nga fansat e mi, unë kam këngë dhe se asnjëherë nuk do të jem e njëllojshme.”
Për të gjithë adhuruesit e muzikës së bukur popullore bullgare gjatë muajve të verës Petja Bujuklieva nuk do të kursejë forca dhe energji: “Pavarësisht nga mungesa e verës stabile, unë kam plane të shumta, të cilat sikurse u nisën tepër mirë këtë vit. Për herë të katërt me radhë, me ftesë të kolegëve të mi do të marrë pjesë në një koncert përmbledhës në Teatrin Veror të Burgasit më 24 qershor. Me këtë iniciativë ne i themi “jo” agresionit dhe dhunës nëpër rrugë. Mbledhim mjete për familjet e të dëmtuarve, si dhe për krijimin e këmbësorëve. Tjetra, e cila më pret është turneu veror për nder të kompozitorit Tonço Rusev. Bashkë me kolegët e mi vazhdojmë iniciativën nga viti i kaluar – të paraqesim këngët e tij më të njohura. Është e shkëlqyer se takohemi me adhuruesit dhe pas koncerteve në vazhdim të orëve të tëra japim autografe. Jam shumë e lumtur se kënga ime “Deti im” në bazë të muzikës dhe të tekstit të Ivan Bellovskit, është zgjedhur që të marrë pjesë në festivalin “Burgasi dhe Deti”. Më 26 qershor do ta interpretoj në skenën e tij bashkë me një balet shumë efektiv. Po përgatis “The Best” kompilimin tjetër prej hiteve të mia. Gjatë pranverës së herët do të zhvilloj koncerte në Sofje, të cilat do të incizohen dhe do të transmetohen në periudhën e festave. Jam krenare se djali im po kështu po e përfundon albumin e vet. Vet shkruan muzikën dhe tekstet e këngëve të tij, kurse unë i jepja kurajë gjatë kohës së incizimeve në studio.”
Petja tregon se, e ruan zërin e vet me një gjumë të rregullt dhe shëtitje të gjata në ajër të pastër. Një vend i preferuar për të është Manastiri i Baçkovos, ku lutet për shëndetin e të gjithë të afërmve të vet si dhe për fansat e saj. “Uroj që të gjithë bullgarët nëpër të gjitha skajet e botës të mos i harrojnë rrënjët e veta. Duhet të luftojmë që të rinjtë të mund të kthehen në atdhe dhe jo ta braktisin atë”, drejton mesazhin e vet Petja Bujuklieva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Iva Hölzl-Nikolova është një interpretuese me një individualitet të veçantë dhe një repertor të pasur. Ajo përkufizohet nga kritikët si "një muzikante..
Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi..
Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me..