Sipas besimeve të vjetra popullore 24 qershori është dita më mistike e vitit. Atëherë natyra fiton veti çudibërëse, bari është shërues, kurse nga burimet buron uji i gjallë. Në përfytyrimet e njerëzve shfaqet pamja e diellit dhe drita e tij në fillim të verës. Këngët bullgare dhe legjendat tregojnë për heroin nga kohërat pagane Enjo, i cili në këtë ditë vesh xhyben e tij prej lëkure dhe niset t’i porosisë dëborë dimrit. Sipas legjendave popullore dielli tani ka arritur fundin e rrugës së vet aty nga vera dhe do të duhet të kthehet drejt dimrit. Kur të çlodhet në qiell, ai ulet në tokë, lehet në ujin burimor dhe në mëngjes është i pastër dhe i rinuar, kthehet dhe niset sërish drejtë dimrit – një pamje të tillë ka shkaktuar mëngjesi i Shën Enjos në vetëdijen e popullit bullgar.
Natën përpara festës është zhvilluar një traditë, gjatë së cilës vajzat kanë vendosur në një katruve me “ujë të heshtur” tufë me lule dhe me një unazë, kurse në mëngjes një vajzë e veshur si nusja e Enjos, i ka nxjerrë me sy të mbyllura dhe të mbuluara me shami dhe ka parashikuar se cila vajzë me çfarë burri do të martohet. Ujin e kanë quajtur “të heshtur”, sepse mbi të ka qëndruar një fallxhore gjatë gjithë natës. Sipas besimeve të vjetra në natën duke u gdhirë festa nisen magjistarë, kurse nanurisjet e bëra në këtë kohë magjike nuk mund t’i evitojë asgjë. Është menduar për një gjë të rrezikshme që bimët çudibërëse të bien në duart e njerëzve të këqij, të cilët me to do t’u shkaktojnë dëm të tjerëve. Shumë pak njerëz sot i lidhin bimët me magjistricat dhe me nanurisjet e ndryshme.
Në ditën e sotme shënojmë festën e bimëtoreve dhe të mjekëve popullorë, të cilët shërojnë me bimë. Bimët prej kohe kanë një vend të ruajtur në farmacinë shtëpiake të bullgarit. Paraardhësit tonë i kanë marrë nga natyra, por sot gjatë një nevoje i blejmë nga farmacitë e specializuara. “Shërimi me ekstrakt prej bimëve fare nuk është shaka – thotë Cvetanka Angjellova, menaxhere e një farmacie bimore në kryeqytet. – Përpara njëfarë kohe kërkonin bimën kalmuthi gjemborë, e blinin në sasi të mëdha. Kur fillova t’i pyes se që ku vjen ky interes drejt bimës, mora përgjigje nga më të çuditshmet. Kanë mësuar për të nga televizori dhe nga disa publikime në internet. E vërteta është se kjo bimë mund të ketë dhe një efekt të kundërt, më në veçanti tek njerëz me mungesë të ujit në organizëm. Unë kam një praktikë 50 vjeçare në përgatitjen e përzierjeve të bimëve. Kur receta është përgatitur prej një shëruesi serioz, vetëm në bazë të përbërjes mund të përcaktoj se për çfarë sëmundje e kanë shkruar. Por shumë shpesh njerëzit u besojnë thashethemeve dhe rekomandimeve të rastit. Ka një letërsi të specializuar dhe burime të mjaftueshme, që ku njeriu mund të informohet. Nuk ka bimë për të gjitha sëmundjet, por më shpesh kërkojnë kamomil, mentë. Ne kemi 26 lloj përbërëse të bimëve, në bazë të recetave të mjekëve, të cilat janë të përgatitura paraprakisht. Kur njerëzit kërkojnë shërim për dhimbjet e caktuara, thjesht iu japim diçka të provuar dhe të dëshmuar. Përcaktuese në recetat me bimë është doza. Bimë fort-vepruese duhet të merren vetëm nën një kontroll nga ana e mjekut, sepse kjo është rrezikuese. Ka bimë, të cilat nuk i japim pa recetë, sepse në vend që të ndihmojnë ato mund të keqësojnë mjaft shëndetin. Ju rekomandoj njerëzve t’i përdorin produktet me bimë, të mbledhura nga toka bullgare, sepse nuk është e qëndrueshme, se për çdo një veprim më të mirë kanë bimët nga toka, në të cilën njeriu jeton.”
Elisaveta Gjeorgjieva i përdor bimët, që të mund të mbrohet nga sëmundjet. Mendon se pranvera është koha më e përshtatshme për këtë: “Kurse gjatë periudhës së verës përdor gjëra të cilat përmbajnë hekur. Kam një substancë të lëngësht të nxjerrë nga disa bimë si hisëll e të tjera. Mungesa e këtij elementi e detyron njeriun të ndihet i lodhur dhe pa fuqi. Bimët veprojnë shumë mirë, mbajnë dhe ndihmojnë organizmin tonë, kurse ilaçet sintetike e ngarkojnë punën e mëlçisë dhe në pjesën më të madhe të rasteve kanë ndikime të dëmshme anësore.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BTA
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..