Bullgaria ka talente të rinj jashtëzakonisht të mirë – kështu mund të përgjithësojmë ekspozitën kombëtare “Sektor art” të 14 shkollave artistike pranë Ministrisë së Kulturës. Deri më 26 qershor në Pallatin kombëtar të kulturës adhuruesit e arteve të aplikuara dhe të dizajnit mund të shohin veprat e nxënësve të këtyre shkollave. Duke filluar nga ikonografia dhe gdhendja në dru, përmes pikturës, skulpturës dhe grafikës, përmes qeramikës, tekstilit, përpunimit të metalit dhe arrihet tek arti modern.
Severia Eneva disa vite ka fituar çmime në konkursin kombëtar për pikturë akti, vitin e kaluar ka qenë në vendin e parë. Tani kjo nxënëse të gjimnazit të arteve të aplikuara “ Shën Luka” zuri vendin e dytë në specialitetin “pëlhurë artistike”. Vepra e saj është titulluar “Mendim” dhe sa është pëlhurë aq është edhe skulpturë.
“Njerëzit janë qenie interesante rrallë shprehin atë që mendojnë – thotë Severina. – Dhe atë që dua të shpreh me të janë mendimet në kokën time – një lëmsh, një lëvizje. Jam frymëzuar nga një autori, i cili i zhyt skulpturat e tij në fundin e detit dhe mbi ta ngjiten kafshë të ndryshëm. Ai më dha drejtimin për zbulimin e thelbit të njeriut, të enigmës brenda nesh.”
Për Severina arti është ëndërr, zjarr dhe dëshirë, që të shtyn që të ecish përpara. Interesat e saj janë më të ndryshme arrijnë madje te përpunimi i qelqit, por thotë se në zemër e ka pikturën. Dhe akoma “Për mua Bullgaria është vendi ku dua të punoj. Ne jemi bullgarë dhe duhet të ndërtojmë historinë e vendit tonë dhe jo të ndonjë shtetit tjetër”, shton ajo.
Jashtëzakonisht mirë në këtë ekspozitë prezantohen nxënësit e gjimnazit të vetëm më Gadishullin e Ballkanit të përpunimit të gurit në fshatin Kunino rreth i Vracës. Çmimin e parë e fitoi Filip Filipov nga kjo shkollë.
“Tashmë jam vit të dytë në këtë shkollë, mësoi në degën skulpturë. Vitin e kaluar po kështu mora pjesë, por atëherë fitova çmim inkurajues. Vepra ime tani quhet “Mëngjesi” – një kalë që herët në mëngjes po pi ujë . Materiali është mermer – jashtëzakonisht i fortë, përpunohet vështirë , por në fund të fundit del një gjë e bukur.”
Në hapjen e ekspozitës ishte edhe piktori i njohur bullgar prof. Bozhidar Jonov. Çfarë përshtypje i bëri ekspozita?
“Këta fëmijë pas mbarimit të shkollës së mesme vijnë në Akademinë Kombëtare të Arteve. Mendoj se potenciali dhe mundësitë e këtyre autorëve të rinj janë shumë të mëdha. Dhe se Akademia jonë duhet të jetë e qetë sepse këtu shohim talente të shumta. Dhe gjëja më e mirë është se ata kanë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre jo vetëm në Sofje, por në mbarë vendin.”
A do të kenë realizim të denjë?
“Kjo është pyetja më e rëndësishme sepse mendoj se arti kërkon këmbëngulje, durim dhe devotshmëri. Gjithnjë u kam thënë studentëve të mi se një gjë është që të punosh në atelienë e vet për shpirtin e vet. Tjetër gjë është që të punosh kur ke porosi të caktuara. Shumë me rëndësi është të krijosh diçka me vlerë, por e rëndësishme është edhe të dish si ta shesësh. Një gjë shumë e ndërlikuar është marketingu i artit.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..