Më 18 qershor ministri i bujqësisë Dimitër Grekov i dha një start zyrtar korrjes në Bullgari gjatë kohës së pushimit të shkurtër midis shirave të bollshme. Disa ditë më vonë ato u bënë të stuhishme dhe përmbytën një pjesë të madhe nga të mbjellat. Situata e pazakonshme për korrje imponoi thirrjen e Këshillit Konsultativ mbi Drithin, i cili solli një farë qetësimi, duke hedhur poshtë frikësimet për një krizë të grurit gjatë vitit.
Cilat janë shifrat?
Sipas fjalëve të ministrit, të përmbytur nga shirat e stuhishme janë afro 36 mijë hektarë me kultura të ndryshme, një pjesë e madhe nga të cilët janë me të vërtetë drithëra. Por sipërfaqet nga të cilat nuk do të mblidhet asnjë lloj rendimenti, deri në këtë moment janë vetëm rreth 6 mijë hektarë. Të tjerët janë të shtrirë nga gruri i lagësht, tek të cilët mbledhja e drithit nuk është problem për kombajnat moderne, na bindin specialistët.
Ulja e pritur në rendimentet e grurit si pasojë të fatkeqësive natyrore është rreth 20%, ishte qëndrimi i Këshillit Konsultativ. Kurse për ndryshe kulturat prej gruri që nga fillimi i vitit zhvillohen shumë mirë dhe si tërësi rendimenti pritej të ishte rekord. Por kjo duket nuk do të rastis. Por sasia e drithit mbase do të jetë pak nën shifrën rekorde për Bullgarinë gjatë viti të kaluar prej 5 milionë tonë. Ky vëllim është i mjaftueshëm për bilancin e drithit të vendit dhe sivjet përsëri do të kemi një eksport të mirë. Gruri është një nga gjërat kryesore në eksportin e mallrave bujqësore nga Bullgaria. Vendi ynë është një lojtar i mirë në tregun e regjionit të Detit të Zi, pranë të cilit llogariten dy nga depot më të mëdha të drithit – Ukraina dhe Rusia. Aty tani për tani nuk ka probleme me rendimentin, ai do të jetë i bollshëm dhe përkatësisht çmimet nuk do të jenë të larta për shkak të propozimit të madh. Në regjion vetëm kulturat e drithit në Turqi qenë pjesërisht të kompromentuar, por jo nga shirat, por nga pranvera tepër e thatë. E shkëlqyer është situata dhe në tregun botëror të drithit si tërësi.
Sipas të dhënave të FAO-s, viti 2014 pritet të jetë me një rendiment të dytë më të mirë të drithit pas maksimumit historik të arritur të vjetshëm prej 2,5 miliardë tonë. Në pjesën e çmimeve lajmi është i keq për prodhuesit bullgarë të grurit. Ata presin një “korrje jo të lehtë, një çmim më të lartë të grurit, por dhe çmime më të ulëta”.
A do të ketë shtrenjtim të bukës pas stuhive të shiut?
Tani për tani nuk pritet një keqësim të cilësisë së miellit ose shtrenjtim të bukës në Bullgari, sipas pjesëmarrësve në Këshillit Konsultativ të Drithit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..