Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mali i Trojanit ofron surprizë pas surprize

БНР Новини

Në fillim të stinës së verës mali i Trojanit, Bullgari Veriore surprizon me gjelbëri të paparë. Hotelet dhe shtëpitë për strehim mbushen me turistë kureshtarë. Çiflik, Shipkovo, Beklemeto, Beli Osum, Oreshka – këto janë vetëm disa nga vendbanimet të cilat ia vlen të vizitohen.

СнимкаReshjet e dendura të shiut këtë muaj nuk e penguan startin e sezonit turistik. Shumë njerëz preferojnë t’i kalojnë pushimet pikërisht këtu dhe të çlodhen në gjirin e natyrës. Vendbanimi Azareja ofron pushime kështu të thuhet ekzotike – gjashtë shtëpi me formë të rrumbullakët, të ndërtuara sipas stilit kinez feng shui dhe njëkohësisht të ngjashme me banesat e protobullgarëve (jurtë). Në këto shtëpi do të mësoni se si të liroheni nga stresi dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndoshë. Po ashtu do të mësoni se si të komunikoni me malin e Trojanit i cili mal është një burim i energjisë pozitive.

Снимка20 kilometra larg qytetit Trojan gjendet fshati Gumoshtnik ku kalon lumi Vidima. Ky vendbanim është i njohur me 8 pasagjerët e tij të cilët kanë humbur jetën gjatë fundosjes së Titanikut. Një monument në përkujtim të tyre është vendosur në oborrin e kishës vendase. Kjo e fundit është ndërtuar para 175 vjetëve dhe dallohet për nga madhësia e saj dhe ikonostasi i bukur i cili në të vërtetë është punë mjeshtri. Interesante po ashtu është shkolla e rivendosur kishtare. Në të kaluarën popullsia e vendbanimit Gumoshtnik ka numëruar 1500 veta dhe fëmijët nga rrethi janë edukuar sipas metodologjisë më avangarde të asaj kohe. Të gjitha pajisjet e mësimdhënies nga e kaluara mund të shihen aty.

СнимкаNë malin e Trojanit ka shumë mundësi për turizëm alternativ. Në vendbanimin Beklemeto gjendet i ashtuquajturi Park i litarëve. “Alpinistja më e moshuar ishte një grua 75-vjeçare e cila kapërceu të gjitha pengesat” – rrëfen pronari i parkut Millko Çakërski, duke shtuar: “Parku kombinon litarë të ndryshëm, shkalla, dërrasa etj. Ky është vendi perfekt për argëtim si për të vegjlit, ashtu dhe për të rriturit. Parku është ndërtuar para 6 vjetëve dhe vazhdimisht shtojmë elemente të reja. Vitin e kaluar, p.sh. ndërtuam një vend të posaçëm për fëmijët. Sivjet kemi shtuar elemente ekstreme.”

Hotelet në fshatrat Çiflik dhe Shipkovo ofrojnë turizëm spa dhe çlodhje në pishina me ujëra minerale. Bile gjatë dimrit turistët vendas dhe të huaj relaksojnë mes avujve të ujërave minerale. Vitet e fundit administrata vendase bëri shumë përpjekje për të popullarizuar turizmin, duke punuar mbi projekte të ndryshme evropiane. Kryetarja e Bashkisë së Trojonait, znj. Donka Mihajllova ka për qëllim ta kthejë vendbanimin malor në një model të turizmit të qëndrueshëm.

Снимка“Jemi duke punuar mbi rivendosjen e rrugës romake Via Trjavna – rrëfen znj. Mihallova. – Në të kaluarën kjo rrugë ka lidhur lumin Danub me Egjeun dhe ka kaluar përmes rajonit tonë. Në territorin e bashkisë ka 6 objekte të mbetura nga qyteti romak Sostra, të cilat objekte datojnë nga shekulli i II-të. Këto objekte janë lidhur në një itinerar të përbashkët. Në fakt në rrugën e Via Trajanës kalon rruga e burimeve minerale të cilat kanë cilësi shëruese.”

Bukuria e malit të Trojanit është e pa fund. Mali tërheq me vendbanimet e stilit rilindës dhe zanatet e trashëguara brez pas brezi, me byrekët e shijshëm dhe festivalet e shumta. Në vendbanimin Ajdushko sborishte në afërsi të fshatit Balkanec mund të ushtroni qitje me hark, të kalëroni dhe të përfshiheni në lojën me kaçakët. Mali i Trojanit ofron surprizë pas surprize.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD