Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukses i madh i Bullgarisë në tregjet financiare ndërkombëtare

Foto: arkiv

Në fund të javës Bullgaria përhapi në tregjet financiare ndërkombëtare obligacione shtetërore me vlerë 1.493 mlrd euro. Në fakt bëhet fjalë për letra dhjetëvjeçare shtetërore me vlerë, me paratë e të cilave do të paguhet gjatë janarit të vitit tjetër një borxh i vjetër prej 1.086 mlrd dollarësh dhe do të mbulohet deficiti i parashikuar në buxhetin shtetëror për këtë vit prej pak mbi 750 mln eurosh. Emitimi i borxhit dhe përhapja e obligacioneve shtetërore në tregjet financiare botërore janë operacione të zakonshme financiare, të cilat realizohen rregullisht nga pothuaj të gjitha qeveritë në botë. Nga kjo pikëpamje operacioni i realizuar nga qeveria bullgare nuk është me interes të madh. Më shumë komente dhe analiza shkaktoi çmimi i ulët i dhënies së kredisë Bullgarisë. Mu para dy vitesh shteti bullgar lëshoi obligacione për 950 mln euro dhe atëherë pagoi interes për këto para prej 4.436 për qind. Tani investitorët, të cilët blenë letra bullgare me vlerë, do të marrin vetëm 3.056 për qind, domethënë më shumë se një për qind më pak. Në të njëjtën kohë duke folur për një miliard e gjysmë euro, një për qind janë shumë para. Ky rezultat jashtëzakonisht pozitiv tejkaloi pritjet e të gjithë analizatorëve dhe të vetë kryeministrit të Bullgarisë, i cili, ndër të tjera, është një pedagog universitar dhe ekspert i financave. Ai priste një interes prej rreth katër për qind. Befasimi ishte edhe më i madh pasi para rreth 2 javësh Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor's uli me një shkallë rejtingun e kreditit të shteti deri në nivelin më të ulët, që konsiderohet si i pranueshëm nga investitorët. Vlerësimi më i ulët ishte shpjeguar me mungesën e stabilitetit politik dhe mungesën e reformave në vend.

Dy janë faktorët kryesorë, të cilët luajtën rolin e vet për çmimin jashtëzakonisht të ulët, që do të paguaj shteti bullgar për 1.5 mlrd euro e marra si borxh. Në vend të parë ky është fakti se niveli i borxhit të shtetit të Bullgarisë është vetëm 18 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Po të bëjmë një krahasim, niveli mesatar i borxheve në eurozonë është 96 për qind. Borxhi i ulët i qetëson investitorët se rreziku që vendi të mos i paguajë borxhet është i vogël. Shkaku i dytë për çmimin e ulët të borxhit, të arritur nga Bullgaria, është niveli i ulët i interesave në botë dhe më konkretisht në Evropë. Përqindja kryesore e interesit të Bankës Qendrore Evropiane për shembull u ul deri në vlerën rekorde prej 0.15 për qind në fillim të qershorit. Në qoftë se shtojmë faktin se interesi i investitorëve ndaj obligacioneve bullgare ishte i madh, mund ta bëjmë konkluzionin se Bullgaria arriti një sukses të madh në tregjet financiare ndërkombëtare, sukses i cili meriton respekt.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD