Në Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare te presidenti Rosen Plevneliev ditën e diel partitë kryesore politike arritën unitet mbi temat e nxehta të javës – stabilitetin politik dhe bankar në Bullgari. Pjesëmarrësit në Këshill ripohuan datën e caktuar ditën e premte – 5 tetor 2014, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata u morën vesh që në përputhje me kushtetutën e vendit më 6 gusht të këtij viti kreu i shtetit ta shpërndajë Parlamentin Bullgar dhe të emërojë një kabinet teknik për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Partitë politike, të paraqitura në Parlamentin Bullgar dhe në atë Evropian, deklaruan shprehimisht se nuk ka krizë bankare në Bullgari, lidhur me sulmet keqdashëse kundër dy prej bankave të mëdha në fund të javës dhe rrezikun nga një destabilizim politik dhe financiar i vendit.
Pozita e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare mbi dy temat e nxehta u paraqit nga presidenti Rosen Plevneliev. Sa i përket situatës bankare në vend, partitë dhe institucionet politike, që morën pjesë në konsultimet te kreu i shtetit, deklaruan vendosmëri dhe gatishmëri për sigurimin e resursit të domosdoshëm dhe për realizimin e të gjitha masave të domosdoshme për garantimin e stabilitetit bankar në vend, bëri të ditur presidenti Rosen Plevneliev:“Paratë e qytetarëve dhe firmave, të derdhura në institucionet bankare në Bullgari, janë të garantuara. Bankat do të vazhdojnë të punojnë në një regjim normal. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian. Fondi Monetar Ndërkombëtar është me pozita të qëndrueshme dhe do të ruhet deri në hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë. 1.95583 leva bullgare janë dhe do të jenë baras me 1 euro, deri sa ta zëvendësojmë valutën bullgare me euron. Disponojmë mjaftë rezerva, mjete dhe mekanizma, që të përballojmë të gjitha provat për destabilizimin e vendit, duke mbështetur çdo bankë të sulmuar. Forcat politike, të paraqitura në Parlamentin Bullgar dhe në atë Evropian, e vënë interesin e shoqërisë dhe stabilitetin financiar mbi dallimet politike dhe janë duke bashkuar përpjekjet e tyre për arritjen e stabilitetit dhe besimit ndaj institucioneve dhe ekonomisë. Po ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në përkrahje të stabilitetit bankar dhe financiar. Tregjet ndërkombëtare na besojnë, është mirë edhe ne të besojmë te vetvetja. Sistemi bankar në Bullgari është stabil, është rregulluar dhe kapitalizuar mirë. Nuk ka arsye dhe nuk ka shkaqe për panik. Nuk ka krizë bankare, ka krizë të besimit dhe sulm kriminal. Kjo duhet përballuar, kur se fajtorët duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjin.”
Në këtë lidhje në deklaratën e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare nënvizohet shprehimisht: “Partitë politike dënojnë ashpër thashethemet e përhapura sa u përket institucioneve financiare në Bullgari. Presim që organet përkatëse të demonstrojnë vendosmëri dhe brenda afateve të shkurtra të tregohen rezultatet. Ka nevojë për veprime urgjente për kapjen dhe ndëshkimin e fajtorëve. U bënë thirrje njerëzve, që të jenë të qetë dhe të mos tërheqin paratë e tyre.”
Sa i përket daljes nga kriza politike në Bullgari, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që u zhvilluan më 25 maj të këtij viti, partitë, që morën pjesë në Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare – GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, “Bullgaria pa Censurë”, “Blloku i Reformatorëve”, deklaruan: “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 43-të të Kuvendit Popullor të zhvillohen më 5 tetor 2014. Forcat e paraqitura në Parlament deklarojnë se në kuadrin e legjislaturës së tanishme të Kuvendit Popullor nuk ka mundësi për formimin e një qeverie të re. Dorëheqja e qeverisë “Oresharski” do të jetë në përputhje me kohën e caktuar në kushtetutën bullgare për zhvillimin e konsultimeve dhe formimin e kabinetit teknik. Me një urdhër të presidentit, më 6 gusht 2014 Legjislatura e 42-të e Kuvendit Popullor do të shpërndahet dhe do të emërohet një qeveri teknike. Në përputhje me Kushtetutën bullgare përgjegjësia e formimit të qeverisë teknike është e presidentit. Para formimit të qeverisë teknike presidenti do të zhvillojë konsultime me forcat politike, të paraqitura në Parlamentin Bullgar dhe në atë Evropian. Konsultimet midis presidentit, Parlamentit, qeverisë dhe forcave politike për sigurimin e koordinimit dhe për garantimin e trashëgueshmërisë dhe tranzicionit të ngadaltë drejt qeverisjes së ardhshme do të vazhdojnë.”
Kreu i shtetit nënvizoi shprehimisht metodën konstruktive, dialogun, vendosmërinë dhe përgjegjësinë e liderëve të partive të paraqitura në Parlamentin Bullgar dhe në atë Evropian, ndaj misionit të tyre të garantimit të stabilitetit të vendit. Sipas fjalëve të tij ata kanë kauza të ndryshme – të majta, ose të djathta, por kjo që bënë, ishte me rëndësi të madhe për Bullgarinë, ishte kategorik presidenti Rosen Plevneliev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..