Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme ekologjike

БНР Новини
Foto: WWF

Gjatë ditës së Danubit, 29 qershor, WWF shpalli fillimin e një sërë projektesh për rimëkëmbjen e zonave të lagëta në brigjet e Danubit, të cilat do të realizohen gjatë shtatë viteve në vazhdim. Për një shekull të gjysmë, lumi më i gjatë në Bashkimin Evropian ka humbur 80 për qind prej territoreve nën ujë, na rikujtojnë ekspertët. Projektet e reja për rimëkëmbjen e zonave të lagëta, të cilat do të përfshijnë territore nga gjashtë shtete – Austria, Hungaria, Kroacia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria, janë tepër ambicioze. Ato do të rritin kapacitetin e lumit me 12 mln metra kubikë ujë – sa ujë ka në 4800 pishina olimpike. Deri në vitin 2020 veprimtaritë e rimëkëmbjes në Bullgari do të realizohen rreth “Korridorit të Gjelbër Danubi i Poshtëm”, një prej projekteve ambicioze për ruajtjen e zonave të lagëta në Evropë, projekt ky që përkrahet nga ministrat e mjedisit të katër shteteve. Gjashtë lloje të kërcënuara peshku në pjesën bullgare të Danubit do të ruhen më mirë nëpërmjet rimëkëmbjes së 30 kilometrave prej habitateve lumore. Do të përmirësohet edhe aftësia natyrore e lumit për t’u pastruar vetë.

Java evropiane e energjisë së qëndrueshme u shënua në Sofje me fushatën “Mbushja diellore 2014”. Vizituesit e aktivitetit në Kopshtin e Borisit në qendër të kryeqytetit patën mundësinë të njihen me dobitë e energjisë së ripërtërishme. U demonstrua një parking solar, i cili mbush me energji diellore biçikletat, skuterët, telefonat, tabletat kompjuterike dhe pajisje të tjera. Qytetarët kishin mundësinë për t’i testuar këto modele elektrike, si dhe të pinë kafe solare, duke karikuar smartfonet e tyre. WWF paraqiti projektin RePowerMap – Një Hartë për inkurajimin e energjisë ripërtëritëse dhe të efikasitetit energjetik. Kjo është harta e parë interaktive e këtij lloji e godinave efektive energjetike dhe e centraleve për prodhimin e rrymës elektrike në Bullgari dhe në mbarë BE-në, në të cilën çdo një prodhues i energjisë së gjelbër, furnizuesit e shërbimeve, të gjithë që punojnë në fushën e energjisë efektive mund të shtojnë projektin, apo aktivitetin e tyre të realizuar, apo të planifikuar. Në hartën e Bullgarisë tashmë janë shtuar mbi 500 shembuj, kurse në territorin e BE-së ata janë mbi 30 mijë. Para pak kohe komisionarja evropiane e ndryshimeve klimatike Koni Hedegor nënvizoi se çdo ditë BE-ja paguan nja 1 mlrd euro për importin e resurseve energjetike. Ndër shtetet më të varura në këtë drejtim është Bullgaria, e cila në të njëjtën kohë është ekonomia që përdor më shumë energji. Sipas Georgi Stefanovit, ekspert i politikave dhe i ndryshimeve klimatike në WWF, Bullgaria ka shansin unikal për të shfrytëzuar sfidën e përballimit të ndryshimeve klimatike duke zhvilluar ekonominë e saj të gjelbër dhe duke hapur vende të reja pune.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, drejtori i Marrëveshjes Globale të OKB-së Georg Kel, eurokomisionarja e çështjeve të klimës Koni Hedegor morën fanella, të pikturuara nga disa fëmijë bullgarë, me mbishkrime “Ndalojini ndryshimet klimatike!” dhe “Le ta shpëtojmë Tokën!”. 8 fanella të tjera u dërguan në Bruksel, Keni, SHBA, Zvicër. Finlandë, Liban, për të ngjallur njerëzit, që marrin vendime për klimën , t’i bëjnë më të guximshëm dhe të përgjegjshëm, që të kufizohen pasojat e ndryshimeve klimatike. Fanellat e njëjta iu dhuruan ambasadorit të Francës te ne Ksavie Laper djo Kaban dhe deputetëve francezë Bernar Deflesel dhe Zherom Lamber, të cilët para pak kohe e vizituan Bullgarinë në përgatitje të Konferencës Ndërkombëtare të Klimës (COP21) në Paris për vitin tjetër. Mesazhet ekologjike ishin shkruar që para një muaji me rastin e pesë qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD