Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gruaja bullgare – “e përjetshme dhe e shenjtë”, por edhe me influencë

Gjatë vitit 1927 doli nga shtypi përmbledhja e parë vjershash “E përjetshme dhe e shenjtë” e poeteshës bullgare Elisaveta Bagrjana. Libri i saj pranohet si provokim dhe fillim i kronikës së re të vetëbesimit të bullgares. Poezia e Bagrjanës është përkthyer në 30 gjuhë. Vepra e saj është përfshirë në librin “100 vjershat më të bukura në botë” botuar në vitin 1979 nga poeti dhe botuesi francez Alen Boske. Ajo është i vetmi autor bullgar në të. Elisaveta Bagrjana është ndër bullgaret më të autoritetshme për të cilët tregon historiani doc. dr. Cvetana Kjoseva në librin e saj “E përjetshme dhe shenjtë – bullgaret më të autoritetshme në historinë bullgare”. Në të ka përfaqësuese nga periudha e Mesjetës, Rilindjes... deri në ditët tona.

Cvetana KjosevaMë vështirë për autoren ka qenë të zgjedh gratë e autoritetshme nga periudha e sotme. Ja edhe kriteret për klasifikimin e tyre:

“Kriteri i parë dhe kryesori është me çfarë ky personalitet ka ndryshuar në një farë mënyrë jetën e bullgarëve, pavarësisht në drejtim pozitiv ose negativ – shpjegon doc. Kjoseva. – Kriteri i dytë sa afatgjatë ka qenë ndikimi i saj dhe sa gjurma ka lënë në histori. Dhe kriteri i tretë është sa pasardhës ka pasur ky person. Ndonjë autor mund të radhit në mënyrë tjetër, por ky është mendimi im dhe përgjegjësia është ime...”

Ekaterina KaravelovaE para në klasifikimin e “50 grave më të autoritetshme në historinë bullgare” është Ekaterina Karavelova (1860-1947). Në Bullgarinë pas çlirimit nga zgjedha turke ajo është e para që hap rrugën për afirmimin e gruas jo vetëm si nëna dhe bashkëshorte , por edhe si luftëtare të frymës rilindëse bullgare. Ekaterina është bashkëshorte e Petko Karavelovit – dy herë kryeministër i Bullgarisë. Ai kryen edhe Bashkimin e Mbretërisë Bullgaria me Rumelinë Lindore.

Neshka Robeva“Ekaterina Karavelova është quajtur “udhëheqëse në hije” sepse në praktikë ajo ka drejtuar në vend të burrit të vet – tregon docent Kjoseva. – Ajo e ka shoqëruar vazhdimisht dhe në një fletore i ka regjistruar të gjitha kërkesat e njerëzve. Pastaj ka filluar të përpilojë drektë dhe realisht ajo e ka kryer tërë punën shtetërore. Ajo ka ditur shumë gjuhë të huaj dhe ka pasur edukim të mirë ka pasur njohuri të thella të historisë dhe të kulturës. Madje ministrat kanë bërë shaka se nëse duan diçka nga kryeministri më mirë të shkojnë te guraja e tij. Vite të gjata është kryetare e Unionit Bullgar të Grave.”

Ndër 50 gratë më të autoritetshme në historinë bullgare ka mbretëresha, por edhe shenjtore bullgare. Midis tyre është edhe profetja gjyshja Vanga Në këtë klasifikim vend të denjë zënë edhe figura nga lufta nacional çlirimtare. Janë përfshirë edhe gra me arritje të larta në fushën e sportit si Stefka Kostadinova – e para në botë në kërcim së larti, tani kryetare e Komitetit Olimpik Bullgar, si edhe trajnuesja e gjimnastikës artistike Neshka Robeva.

Rajna KabaivanskaKur Rajna Kabaivanska del në skenën, çdo gjë humbet rëndësinë e vet. Ajo është mishërimi i vet operës. Këto fjalë e Maria Kalësit janë vlerësimi më i madh për bullgaren që pushtoi skenat botërore të operës, shkruan në librin e saj docent Kjoseva. Në klasifikimin e saj ka gra me arritje në fushën e shkencës dhe kulturës, kinematografisë dhe letërsisë, Kuptohet se ka edhe gra politikane. Është përfshirë edhe vice presidentja Blaga Dimitrova, gruaja e parë Reneta Inxhova dhe e vetmja grua që është në krye të UNESDKO-s Irina Bokova – tashmë mandat të dytë.

“Më pëlqen shumë Irina Bokova – thotë docent Kjoseva. – Ajo është një grua e denjë dhe e guximshme me pozitë të fortë dhe me suksese në veprimtarinë e saj. Në librin u përpoqa tëshpjegoj pse kjo organizatë është aq e rëndësishme për Bullgarinë dhe për botën. Fakti se ajo është kryetare e një organizate të tillë të autoritetshme është një test i mrekullueshëm për Bullgarinë dhe akoma diçka tjetër para pak kohe qeveria ngriti kandidaturën e saj për sekretar të përgjithshëm të OKB-së me mandat nga 1 janari i vitit 2017 deri në 31 dhjetor të vitit 2021.

Irina BokovaMë shumë se 200 faqe u ka kushtuar docent Cvetana Kjoseva këtyre grave. Ajo ka një ëndërr: “Dhënë Zoti që pas 50 vjetëve një autor tjetër të përfshijë në një libër të tillë më shumë se 50 gra të shekullit të ХХІ!”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD