Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fryje moj erë” – përfytyrimet popullore për erën

БНР Новини
Foto: arkiv

Sipas definicionit në manualet shkollore era është: “Lëvizje e masave ajrore nga vendet me tension të lartë deri te ato me tension të ulët atmosferik.” Përshkrimi i parë i njohur shkencor i erës është bërë gjatë shekullit të XVII-të nga fiziku italian Evanxhelista Toriçeli. Disa shekuj para kësaj në shumë sisteme kulturore era personifikohet si perëndi ose si disa personalitete me fuqi të mbinatyrshme. Në induizëm kjo ka qenë perëndia Vaju, në mitologjinë e lashtë greke perënditë janë disa dhe janë lidhur me katër drejtimet e botës. Në mitologjinë shintuite Fuxhin (Perëndia e Erës) është e pranishme në krijimin e botës, kurse Njord – vëllai i tij nga Skandinavia, ka katër ndihmës-xhuxhë. Që në kohërat më të largëta njerëzit nëpër trojet tona i kanë mësuar dukuritë ajrore. Duke u përpjekur për t’i ruajtur familjet, shtëpitë dhe frytet e punës së tyre, ata kanë konstatuar shumë saktë kohën e dukjes së erës dhe pasojat e saj për regjionin e tyre. Në folklorin tonë erërat klasifikohen së pari sipas katër drejtimeve: Veriorja (Era Veriore), që vjen nga Veriu, Era Danubiane, e cila vjen nga Danubi, Jugorja, e cila mban me vete ngrohtësinë dhe motin e bukur, etj.

Sipas një prej legjendave, erërat janë të mbyllura në një shpellë të madhe. Sipas një legjende tjetër – ato jetojnë në një torbë prej lëkure. I ruan një plak, i cili ka humbur të dëgjuarit, një gjyshe e verbër, madje vetë Zoti. Pasi era fillon të fryjë, kjo do të thotë se plaku, ose rojtarët e tjerë e kanë hapur shpellën. Në qoftë se moti me erë vazhdon shumë kohë, populli thotë se plaku nuk mund ta gjejë vrimën e shpellës (ose të torbës prej lëkure). Në Bullgarinë Jugore populli ka besuar se të gjitha erërat kanë lindur gjatë natës së Krishtlindjeve. Shumë shpesh në përrallat bullgare erërat grinden. Një legjendë e njohur na rrëfen për Erën e Zezë, për atë të Bardhë, atë Blu dhe atë të Kuqe, të cilat janë shumë të këqija dhe u bëjnë keq njerëzve. Një prej emrave më të bukur e ka era e lehtë, e cila fryn herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje. E kanë quajtur “polibnik”. Sipas besimit kjo erë është e afërt me zanat. Shumë e dobishme është era gjatë shirjes. Atëherë ajo duhet ta fryjë grurin nga byku. Në krahinën e Stranxhës madje kanë bërë një kurban të posaçëm për erën në harman. Janë incizuar shumë këngë për Erën e Bardhë, si dhe për “Gorjanina” – era që vjen nga mali. Në përrallën “Djali dhe Era” – një prej përrallave më të njohura popullore, era së pari është paraqitur si një belaqar i madh, kurse pas kësaj – si ndihmës dhe mbrojtës.




Ka pasur një kohë një grua të ve bashkë me birin e saj. Ata ishin shumë punëtorë dhe gjithmonë arrinin ta mbushnin hambarin e tyre me grurë. Një mbrëmje nëna e dërgoi fëmijën për të marrë miell. Djali e zbatoi porosinë e nënës, por pasi doli në oborr, era e fryu miellin nga ena në duart e tij. Kjo ndodhi disa herë. Atëherë djali u zemërua dhe filloi të vrapojë që ta kapë erën e keqe. Të gjithë në rrugë e thonin se është budalla dhe se madje është e rrezikshme të vraposh pas erës. Më në fund djali e kapi erën dhe e kërkoi prapë miellin. Atëherë era ia dha djalit një dhuratë: një shami magjike. Po t’i thuash asaj “O shami, jepmë ushqim!”, ajo menjëherë i jepte djalit gjella shumë të shijshme. Në rrugën drejt shtëpisë djali shkoi për të fjetur në një han, kurse zoti i hanit, bashkë me të shoqen, ia vodhën shaminë. U kthye djali tek era, e cila ia dha djalit një këndes të artë. Pasi ai filloi të këndonte, nga goja e tij derdheshin monedha të arta. Mirëpo pronarët e hanit e vodhën edhe këndesin e djalit. Herën e tretë era ia dha djalit një shkop magjik, i cili në rast komande fillonte të binte shumë ashpër. Kështu fëmija e mori edhe shaminë, edhe këndesin dhe u kthye i lumtur në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD