Në fund të javës së kaluar e përditshmja bullgare për biznes “Kapital” paraqiti klasifikimin e tetë vjetor të 100 kompanive më të mëdha në Bullgari. Po ta zëmë biznesin e vogël si shtylla kurrizore e ekonomisë, atëherë pa dyshim kontributi kryesor i PBB-së vjen nga firmat e mëdha në treg. Kjo vlen gjithashtu edhe për Bullgarinë. Kompanitë e përfshira në klasifikimin e “Kapital”-it gjenerojnë 78 për qind të PBB-së të Bullgarisë. Kjo do të thotë se gjendja, rezultatet, problemet dhe perspektivat e tyre përkojnë kryesisht me treguesit e ekonomisë bullgare. Hollësira mësojmë nga shefja e hulumtimit, Maria Ivanova.
Ç’tregojnë rezultatet e hulumtimit të 2013-ës?
“Klasifikimi tregoi se megjithë rritjen e vogël prej 0.9 për qind të PBB-së gjatë vitit të kaluar, biznesi i kompanive më të mëdha faktikisht është pakësuar – sqaron znj. Maria Ivanova. – Për t’u shqetësuar është fakti se kësaj radhe pakësimi nuk ka të bëjë me faktorë të jashtëm, sepse vitin e kaluar ekonomia e Eurozonës pak a shumë u rimëkëmb”.
Ekspertët shpjegojnë se rezultatet e dobëta ekonomike të kompanive më të mëdha në Bullgari gjatë vitit të kaluar kanë të bëjnë kryesisht me jo stabilitetin politik në vend, i cili jo stabilitet filloi që muajit e parë të 2013-ës. Bile kriza politike ndikoi negativisht mbi sektorin e telekomunikimit. Mos harrojmë se ky sektor ishte lideri për nga tempet e rritjes dhe sot ish-lideri i hap rrugë telekomit historik Kompania Bullgare e Telekomunikimit. Ulja në rezultatet financiare të firmave nga dega e ndërtimit nxori Shoqërinë “PST Holding AD” në vend të parë, e cila shoqëri regjistroi të ardhurat më të larta.
“Po vërehet kjo tendencë – sa më afër shtetit ka qenë një sektor aq më shumë vështirësi ka pasur ai”, komenton znj. Ivanova.
Mirëpo, pavarësisht sa i vështirë ka qenë 2013-a për top-kompanitë në Bullgari, liderët e viteve të kaluar kanë arritur të ruajnë pozitat e veta. Për vit me radhë më e madhja është kompania e naftës “LUKOIL Neftochim Burgas”, ndërsa e dyta është firma “AurubisBulgaria”, njëra nga prodhueseve më të mëdha të bakrit në botë, e kontrolluar nga kapitalet gjermane. Interesante është se në klasifikimin e së përditshmes “Kapital” vendet e para në sektorët e ndryshëm të industrisë zihen si nga firma me pronarë të huaj, ashtu edhe nga kompani nën kontroll bullgar. Kjo vlen sidomos për degët si farmaceutika, tekstili dhe bujqësia. Këta të fundit janë ndër sektorët me arritje të mira financiare.
Shqetësues mbetet fakti se të ardhurat e 100 top-kompanive në Bullgari u pakësuan vitin e kaluar me 3 për qind, plus që këto kompani kanë vazhduar të reduktonin stafin e vet. Parashikimet për vitin 2014 janë më optimiste dhe pritet rritje e PBB-së prej 2 për qind – gjë e cila duhet të ndikojë pozitivisht mbi biznesin e kompanive të mëdha në vend. Mirëpo, presim të shohim a kriza politike, në të cilën po gjendet Bullgaria më se 2 vjet e gjysmë, do të ketë influencë negative pavarësisht parashikimeve pozitive.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..