Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe euroja: martesë me interes, por ende është herët për unazat

Në Bullgari sapo kaloi një krizë bankare. Kriza në një shkallë të madhe është sajuar dhe pa shkaqe reale, por si çdo një krizë ajo shtroi një sërë pyetesh dhe njëra prej tyre është: Nëse vendi ishte në eurozonë, domethënë në qoftë se e kishte miratuar euron si valutë zyrtare, a mos do të ishte më lehtë që t’i shmangej kjo krize, duke shpresuar te ndihma e vendeve të tjera nga kjo zonë valutore dhe te Banka Qendrore Evropiane. Kjo pyetje ishte shumë logjike në sfondin e kësaj që vendet nga eurozona bënë gjatë disa viteve të fundit për shpëtimin e fqinjës jugore të Bullgarisë – Greqia.

Në fakt marrëdhëniet e Bullgarisë me euron janë një problem, i cili ekziston që nga vetë aplikimi i valutës së përbashkët evropiane që gjatë 2002-ës. Mjaftë kohë para kësaj valuta kombëtare bullgare nëpërmjet sistemit të bordit valutor ishte ankoruar zyrtarisht ndaj markës gjermane me aplikimin e këmbimit të fiksuar valutor. Pasi marka gjermane u transformua në euro, levi bullgar u fiksua ndaj valutës së re evropiane. Në fakt valuta jonë është fiksuar edhe ndaj sukseseve, edhe ndaj rrëzimeve të euros, pa u aderuar zyrtarisht në bashkimin e ri valutor. Që nga atëherë janë interpretimet e ndryshme, analizat, komentet dhe parashikimet për dobitë dhe perspektivat e aderimit në këtë klub të mbyllur, në të cilin de facto vendi ynë bën pjesë pa pasur zyrtarisht kartë anëtari me të drejtat dhe detyrimet përkatëse.

“Nuk ka datë, ose periudhë të caktuar, kur kjo duhet të ndodhë. Çdo vit Bullgaria është duke zbatuar veprime të veçanta, që kërkohen, që të bëhet ajo pjesë e Zonës Evropiane, na shpjegon eksperti ekonomik Llëçezar Bogdanov nga Instituti “Shoqëria e Hapur”. Ka disa gjëra, që nuk ndryshohen dhe ato kanë të bëjnë me legjislacionin sa u përket bankave qendrore, ka disa nuanca të vogla, por kuptohet, ato mund të ndryshohen, në qoftë se ka një ftesë të qartë që Bullgaria të hyjë në etapën e ardhshme të aderimit me Zonën Evropiane.”

Mirëpo, siç duket, dashuria e vjetër e Bullgarisë ndaj euros tashmë nuk është kaq e fuqishme. Faktet tregojnë se as Banka Qendrore Evropiane ka dëshirën për të aderuar anëtarë të rinj, as vendet e eurozonës duan zgjerimin e saj të menjëhershëm, as partitë politike në Bullgari dhe rrethet afariste duan aplikimin e shpejtë të euros. Mbetet fakti se në marrëveshjen për aderimin e Bullgarisë me Bashkimin Evropian është shkruar si detyrë e vendit tonë aplikimi i euros. Mirëpo nuk është shënuar se kur të ndodhë kjo. Bullgaria që prej kohe pretendon se është një prej vendeve më stabile në drejtim financiar në Evropë dhe se restrikcionet e saj buxhetore vetëm mund të provokojnë zili ndër shtetet e tjera në eurozonë. Këtu duhet të shtohen edhe të dhënat për borxhin e jashtëm, për inflacionin, për deficitin buxhetor etj., të cilat u japin mundësi autoriteteve zyrtare në vend për të siguruar se Bullgaria praktikisht i ka zbatuar kërkesat formale për aderimin në eurozonë.

“Tani për tani sikur ka një pritje të ndërsjellë. Gjëja e dytë shumë e rëndësishme është se jashtë kritereve formale ose kritereve nga Maastrihti, siç ne i mbajmë mend nga përpara disa vitesh, ka një kërkesë për zbatimin e këtyre kritereve nga ana e vendit tonë – thotë Llëzeçar Bogdanov nga Instituti “Shoqëria e Hapur”. Ky në fakt është elementi i subjektivitetit dhe pikërisht ai lejon zbatimin e këtyre kritereve.”

Në sfondin e këtyre fakteve mund të thuhet se as Bullgaria shpejton me aplikimin e euros, as eurozona ka nevojë për aderimin e shpejtë të anëtarëve të rinj. Është dukshëm se partnerët në martesën e ardhshme me interes ende nuk janë të gatshëm për t’i vendosur së shpejti unazat.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Kolazh: Silvija Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD