Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Balet dhe spektakle për fëmijë do të luhen në Parkun e Akademisë Ushtarake në Sofje

БНР Новини
Foto: arkiv

Me baletin “Liqeni i Mjellmës” u hap edicioni i pestë i festivalit veror në Sofje “Opera në Park”. E ndryshmja këtë herë është fokusi i programit të tij. Në dy skena të hapura në parkun e Akademisë Ushtarake “G. S. Rakovski” nga 4 deri më 25 korrik do të luhet balet dhe pjesë për fëmijë. Kjo nuk do të thotë se orkestra dhe këngëtarët e Operës Kombëtare do të pushojnë. Spektaklet e Tetralogjisë së Vagnerit “Unaza e Nibelungut” paraqiten në sallën e teatrit.

Shfaqjet për spektatorët e vegjël janë në ditët e pushimeve nga ora 11. Ato janë nga repertori klasik për fëmijë: “Henzel dhe Gretel”, “Winnie-the-Pooh”, “Flauta Magjike” etj. Opera e Sofjes që prej vitesh kujdeset për publikun e saj të ri, duke e ndihmuar për të rënë në dashuri me këtë art që në moshën më të hershme. Krahas tetë titujve për fëmijë ka dhe njëmbëdhjetë tituj baleti.

“Baleti është në një formë të shkëlqyeshme!” – tha drejtoresha e tij Sara-Nora Krësteva dhe shtoi se gjatë muajit të fundit koreografët kanë qenë shumë të ngarkuar. Ata patën shfaqje në teatrot në Plovdiv, Ruse, Teteven dhe Stara Zagora.

Çfarë është përfshirë në programin e sivjetshëm të festivalit?

“Këta janë disa prej titujve më të preferuar, por ata janë edhe seleksionuar posaçërisht, që të gërshetohen me skenën e hapur në park – tregon Sara-Nora Krësteva. – Dy prej subjekteve në shfaqjen “Liqeni i Mjellmës”, si dhe baleti “Zhizel” janë në një pyll. Po mbarojmë një stinë shumë të mirë teatrore, plotë debutime të suksesshme baleti. Zakonisht ka jo më shumë se katër, kurse tani arritëm të përgatitim gjashtëmbëdhjetë, gjë që është rekord.”

Duke pasur parasysh parashikimin e motit, shpresojmë se valltarët nuk do të duhet të notojnë, siç kishte ndodhur njëherë në këtë skenë. Mirëpo është fakt se as publiku, as baleti nuk u larguan nga shfaqja “Liqeni i Mjellmës” – ajo u mbajt, edhe pse me shumë vështirësi dhe në kushte ekstreme.

“Në vend që të themi “Rrugë të mbarë”, ne i urojmë vetes “Erë e mbarë” – thotë me buzëqeshje Nora-Sara Krësteva. – Ju e dini se në artin tonë bilanci është një gjë shumë e rëndësishme dhe po të fryjë një erë më e fuqishme mund të ketë situata të papritura. Por skena është shumë e bukur, vallëzimi këtu është shumë i këndshëm. Sigurisht që nuk mund të presim ato komoditete, të cilat i kemi në teatër, por ia vlen që publiku t’i shohë këto spektakle në të hapur. Është një kënaqësi edhe për vetë artistët, megjithëse hapësira e hapur është një sfidë e vërtetë.”

Grupi i baletit i teatrit është duke përgatitur shfaqjen e vet edhe në festivalin “Skena e Shekujve” në kodrën Carevec të Veliko Tërnovos. Pritet edhe një pjesëmarrje në “Apoloni” në Sozopoll, një takim tradicional i arteve. Sara-Nora Krësteva bëri një aluzion edhe për fillimin e stinës së re, për të cilën artistët janë duke u përgatitur seriozisht. “Bukuroshja e Fjetur” – një prej baleteve më të njohura të repertorit klasik, të detyron shumë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD