Zemen është një prej qytezave më të vogla dhe më të bukura në Bullgari. Ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sofjes. Ndodhet në dy anët e lumit Struma në një luginë pas së cilës fillon Gryka piktoreske e Zemenit, nëpër të cilën kalon lumi Struma. Ai buron nga mali Vitosha dhe ka rol të rëndësishëm për jetën e njerëzve. Ujërat e tij përdoren për vaditje të pemishteve. Natyra në rajon është e pastër dhe ruajtur mirë dhe në lum ka shumë peshq të llojeve më të ndryshme. Sidomos gjatë verës vendi kthehet në kamping pranë lumit. Rajoni është me relief malor, ndërsa shkëmbinjtë gëlqeror tërheqin me shpellat e shumta në pjesën e larta të grykës së Zemenit.
“Nëpër rrjedhën e lumit ka shumë pamje piktoreske, ndërsa gryka e Zemenit është një fenomen përrallor i natyrës”, thotë Temenuzhka Zemenska, mësuese e gjeografisë në gjimnazin në qytezë.
“Gryka fillon te qyteti Zemen dhe është me gjatësi 21 kilometra. Qysh historiani Konstantin Ireçek kur ka kaluar përmes Zemenit ka thënë se kjo është një prej grykave më të bukura. Deri më sot kjo është e vetmja grykë pa ndërtime. Përmes tij kalon linja hekurudhore, që është ndërtuar në vitin 1909. Jo vetëm kthesat, që bën lumi Struma, por edhe shkëmbinjtë janë në forma më të ndryshme. Gryka e Zemenit është e njohur edhe me këtë se këtu ndodhet kështjella e parë ndërtuar para rënies së Bullgarisë nën zgjedhën bizantine. E ka pasur emrin Zemongrad dhe i ka dhënë emrin qytetit të sotëm. Ka shumë kisha dhe manastire që janë ndërtuar gjatë shekujve nga të dy anët e grykës. Parashikohet me mjete të bashkisë të ndërtohet një shteg ekologjik, që do të zbulojë natyrën e bukur për turistët.”
Nuk ka si të vini në qytetin Zemen dhe të mos vizitoni manastirin e Zemenit. Ai është emblema e qytetit. Daton nga shekulli i XI-të dhe është një prej pak monumenteve të ruajtura të arkitekturës mesjetare bullgare. Manastiri përbëhet prej dy godinave që janë lidhur midis tyre, një kishë të vogël në mes të oborrit të madh. Kisha “Shën Joan Bogoslov” meriton më shumë vëmendje në këtë kompleks për të cilën tregon ciceronia Kamelija Petrova.
“Kjo është një prej kishave më të vjetra në Bullgari, është nga shekulli i XІ-të. Vet manastiri daton nga shekulli i XIV-të. Natyra për rreth është shumë e bukur dhe vijnë shumë turistë. Ju tregojmë për kishën që është me arkitekturë e paparë. Është ndërtuar nën formën e kubit, gjatësia e çdo ane është 9 metra. Dy herë është pikturuar. Pikturimi i saj i parë ka qenë menjëherë pas ndërtimit të saj. Nga kjo periudhe ka vetëm një figurë, ajo e Shën Anës. Afresket e tjera janë nga shekulli i XIV-të. Vetë fytyrat e ikonave janë shumë të gjalla, realiste. Afresket murale janë autentike. Nuk janë restauruar, por vetëm janë pastruar dhe konservuar. Kjo kisha u ngjan Kishës së Bojanës dhe kishës në fshatin Dobërsko në rrezet e malit Rila. Në fakt këto janë kishat më të vjetra në Bullgari. Këtu është edhe një prej imazheve të para të Shën Ivan Rilski – mbrojtësi i popullit bullgar. Portretet e dhuruesve në Manastirin e Zemenit po kështu janë me vlerë të lartë artistike. Është shumë i bukur edhe altari i Manastirit të Zemenit. Është një sipërfaqe prej guri dhe mbi të janë riradhitur copëza shumëngjyrëshe prej mermeri dhe guri, që janë mbledhur nga banorët vendas.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I..