Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje

Foto: winetours.bg

Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve. Të dhënat janë mbresëlënëse – vetëm për pesë vjet, numri i kantinave vendase të përfshira në Hartën e specializuar për turizëm të verës në rajon është rritur nga 9 në 20.



Verilindja e Bullgarisë është e ndarë në dy zona kryesore të verës dhe kultivimit të rrushit: Zona Veriore e Detit të Zi – rreth qyteteve Varna dhe Shumen, dhe Fusha Qendrore e Danubit – në rajonin e Veliko Tërnovos, Tërgovishtes dhe Ruses. Klima dhe terreni kanë ndikim vendimtar mbi karakterin e verës. Afër detit, në toka ranore si ato pranë formacioneve shkëmbore Pobitite Kamëni – një ish-fund deti – verërat shpesh kanë një nuancë të lehtë të kripur. Varietetet e bardha dhe aromatike këtu japin verëra elegante, të freskëta. Kurse më në brendësi të vendit – pranë Danubit dhe rreth Veliko Tërnovos – tokat janë ideale si për varietetet vendase, ashtu edhe për ato klasike si Merlo dhe Cabernet Sauvignon, mësojmë nga Anelija Hristova, guidë e certifikuar dhe eksperte e verës:

Anelija Hristova

“Ka një shumëllojshmëri jashtëzakonisht të madhe. Së pari, nga prodhuesit e verës, të cilët prodhojnë verëra shumë cilësore dhe interesante nga varietetet ndërkombëtare dhe bullgare, që pasqyrojnë specifikën e terroir-it në këtë rajon. Përveç kësaj, ka mundësi për kombinim me atraksione të ndryshme historike, kulturore dhe natyrore, gjë që e bën përvojën të plotë dhe mjaft interesante për turistët. E mos të flasim për specialitetet vendore kulinare – ato kombinohen shumë mirë me verërat, domethënë mund të shijohet verë vendase me kuzhinë vendase,” – rrëfen Hristova.



Në plan të parë spikasin jo vetëm peizazhet e bukura dhe kantinat mikpritëse, por edhe vetë varietetet vendase me pamje dhe shije të veçantë. Prodhuesit e vegjël dhe të mesëm të verës bëjnë përpjekje serioze për t’i zhvilluar ato dhe i prezantojnë me krenari përpara mysafirëve të tyre.



“Varietetet karakteristike vendase janë Dimjat, Misket i Kuq, Gergana, i cili është një varietet unik dhe rritet shumë mirë vetëm në zonën e Carev Brodit pranë Shumenit. Gjithashtu kemi Rubin, Pamid, Evmolpija – nga varietetet e kuqe, dhe varietetet aromatike si Misketi i Varnës ose i Vracës dhe Tamjanka, të cilat zhvillohen shumë mirë përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Përveç kësaj, ka edhe varietete pothuajse të zhdukura, të cilat disa nga kantinat po përpiqen t’i ringjallin për të ruajtur identitetin e varieteteve bullgare. Si për shembull Gergana, që ka qenë me mbjellje shumë të vogla, por tani sipërfaqet me të po zgjerohet. Ose Kokorko – një varietet i vjetër i rrushit të bardhë. Në rajonin e Veliko Tërnovos po punohet për restaurimin e tij.”



Qendrat turistike kryesore si Varna, Veliko Tërnovo, Shumen dhe Ruse janë magnete natyrale për dashamirësit e kësaj lloji përvoje. Përveç degustimeve, shumë kantina në rajon tashmë ofrojnë edhe akomodim në hane apo shtëpi mysafirësh me stil, si edhe atraksione shtesë – bazë për kuaj, procedura spa, shtigje ekologjike për shëtitje mes vreshtave apo drejt monumenteve të afërta.



“Interesi është jashtëzakonisht i madh, me potencial shumë të madh. Edhe kantinat kanë dëshirë dhe interes për të prezantuar atë që bëjnë – shpjegon Anelija Hristova. – Gjithnjë e më shumë kemi degustime, gjithnjë e më shumë rrugë vere dhe njerëz që dinë të prezantojnë verën në mënyrë tërheqëse. E rëndësishmja është që kantinat në rajon punojnë së bashku dhe bashkëpunojnë mirë. Përveç hartës së përbashkët të verës, organizojmë edhe ngjarje si Ditët e Dyerve të Hapura në fund të majit dhe festivale të tjera. Në vjeshtë zhvillohet Urban Wine Fest në qytetet Varna, Ruse dhe Veliko Tërnovo, i cili lidhet me Ditën Ndërkombëtare të Mavrudës – një festë jo vetëm e këtij varieteti, por edhe e verës bullgare dhe të gjitha varieteteve tona. Prandaj, nëse e doni verën, këtu gjithmonë ka çfarë të provoni dhe përjetoni” – tha në përfundim Anelija Hristova.

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Foto: winetours.bg, Facebook/ Anelija Hristova, tsarevbrod.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD