Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koleksioni artistik me adresë Rr. “Exarch Joseph” 103 në Sofje

БНР Новини

Një dozë humor artistik me hite të vjetra rok e xhaz në rrugën “Exarch Joseph” 103 në Sofje. Atje ndodhet “Sterling club”. Mbrapa Gjimnazit të Matematikës në kryeqytet koleksionisti i pikturave Antoni ka kthyer zyrën e dikurshme dydhomëshe në një vepër arti nga fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimi i shekullit të XX-të. Sendet e vjetra ofrojnë për vendasit një udhëtim rreth globit, ndërsa për të huajt– atmosferë autentike sikur janë në vendin e tyre.

СнимкаNë “Sterling club” keni mundësinë të shfletoni libra të vjetër të gjuhëve të huaja nën një llambë nga Arabia Saudite. Mbi një dollap austriak të vitit 1900 hasen botime të “Folklorit bullgar”, shkrime të Tolstojit, “Historinë e letërsisë franceze”, rrëfime të Xhek Londonit etj. Vizituesit e klubit kanë mundësinë të ngrenë dolli nga një tavolinë franceze ose nga një karrige belgjiane, të pinë cigare “virtuale” e vitit 1919 dhe të përdorin një tavllë të vjetër nga Australia. Nga mesi i javës deri në fundjavë në “Sterling club” ka muzikë live dhe po të shkoni ndonjëherë do të kënaqni sy me pikturat e Emanuill Vasilevit dhe me akuarelin e futur në korniza të punuara me mjeshtëri.

Снимка“Më së shumti më pëlqen deveja, e cila përbën një lodër fëmijësh të vitit 1900, thotë Antoni, pronar i klubit. – I preferoj dhe harmonikat, të cilat janë të rralla dhe të cilat po i mbledh prej vitesh. Me kënaqësi të madhe i fryj harmonikës. Në përgjithësi nuk jam maniak pas sendeve, por sigurisht që pikturat i kam shumë qejf. Unë jam si një “shpëtues i pikturave”. Ju e dini se sot arti shitet shumë lirë. Kur njeriu bën përpjekje për të gjetur ndonjë send, gjithmonë atij i rastisin gjëra interesante. Kam sende nga Amerika. Peruja, Çili dhe India.”

Снимка“Sterling club” është një vend i përshtatshëm ku do të çlodheni në mesin e shoqërisë suaj. Klubi është si burim energjie. Atë e vizitojnë kryesisht artistë. Nuk ka vend tjetër në Sofje ku shihet gdhendja mesjetare e Kishës së Bojanës krahas plastikës indiane prej bakri. Nëse “Sterling club” ju duket i njohur, ndoshta keni parë një nga episodet e serialit të njohur bullgar “Undercover”.

Fotografi: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD