Partitë kryesore në vend arritën konsensusin për përfshirjen e Bullgarisë në Bashkimin Bankar të BE-së. Ky vendim u mor pas konsultimeve të suksesshme te Presidenti Rosen Plevneliev. Këto konsultime u zhvilluan ditën e hënë dhe ishin në lidhje me krizën rreth Bankës Korporative Tregtare (BKT), me pasojat e mosbesimit në politikë dhe institucione, si dhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor 2014. Partitë u bashkuan rreth tezës se besimi shoqëror në sistemin bankar është kushti kyç i stabilitetit financiar dhe i funksionimit të ekonomisë. Partitë ranë dakord për pakon e masave konkrete midis pushtetit ligjvënës, ekzekutiv e gjyqësor dhe Bankës Popullore Bullgare.
Sipas fjalëve të kreut të shtetit bullgar lajmi i madh pozitiv është ky: “Kemi konsensus për startimin e menjëhershëm të përfshirjes të Bullgarisë në mekanizmin unik mbikëqyrës të BE-së. Ky është hapi i parë i Bullgarisë drejt Bashkimit Bankar të BE-së. Qytetarët bullgarë mund të qetësohen. Bullgaria do të vazhdojë të integrohet shpejt në mekanizmat më moderne evropiane.”
Për sa i përket Bankës Korporative Tregtare përfaqësuesit e tri pushteteve dhe të Bankës Popullore Bullgare u pajtuan kategorikisht për këtë: “Depozitat bankare deri në 100 mijë euro në Bullgari janë të garantuara me ligj. Kjo vlen për të gjithë klientët e BKT-së. Fondi i garantimit të depozitave në banka dhe qeveria disponojnë resurs të mjaftueshëm. Autorët e krimeve do të dënohen. Do të përdoren të gjitha mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare lidhur me personat dhe kompanitë offshore, të cilët kanë marrë kredi në mospajtim me rregullat. Po ashtu u bashkuan rreth kësaj që auditorët ndërkombëtarë t’i bëjnë kontroll bankës dhe të zbulohen aktivet, të blera me këto kredi. Banka Popullore Bullgare kërkoi që organi bankar i BE-së t’i bëjë vlerësim efikasitetit të mbikëqyrjes mbi bankat bullgare. Do të parashikohet po ashtu ligji për përmirësimin e efikasitetit të mbikëqyrjes bankare dhe do të përcaktohet përgjegjësia e secilit.”
Në konsultimet u arrit konsensusi për aktualizimin e buxhetit, përfshiu të Qendrës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore. Kjo do të sigurojë funksionimin normal të sistemit në periudhën kur do të punojë qeveria teknike. Ditët në vijim priten ndryshime në Ligjin e Buxhetit Shtetëror me qëllim që të garantohet kalimi gradual te qeveria teknike, vuri në dukje presidenti Plevneliev.
“Do të mundësohet një farë elasticiteti në deficit. Ky i fundit u rrit me 3 për qind. Po ashtu përmasa maksimale e borxhit shtetëror mund të rritë arsyeshëm. Këto çështje sapo do të diskutohen në Kuvendin Popullor që t’i jepet shans qeverisë teknike për të lidhur kontrata për borxhe shtetërore në pajtim me Kushtetutën Bullgare dhe për të garantuar stabilitetin financiar në vend.”
Presidenti Rosen Plevneliev theksoi se duhet të sigurohet resursi i duhur për përvetësimin e parave të programeve operative të BE-së në periudhën 2007-2013, në veçanti për mbështetjen e bashkive me bashkëfinancim kombëtar. Mbi këtë çështje gjithashtu u arrit konsensus. Mirëpo, partitë nuk u pajtuan për një ligj të veçantë sipas të cilit të kompensohen të gjithë depozitarët e Bankës Korporative Tregtare me depozita më se 100 mijë euro.
Pas konsultimeve u bë e qartë se kryeministrit Pllamen Oresharski i është dhënë mandat “i hapur” në lidhje me negociatat për kandidaturën e bullgarit për komisioner të BE-së pesë vitet në vijim. Sipas mediave të huaja komisionerja e deritanishme nga Bullgaria, znj. Kristalina Georgieva ka shanse të mëdha të zërë postin e ministres së jashtme të BE-së, në krye të të cilit aktualisht është Katrin Ashton.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..