Tetë koncerte, nëntë shtete pjesëmarrëse dhe 470 interpretues priten të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Veliko Tërnovo. Sivjet është edicioni i tij i 17-të. Festivali do të mbahet nga data 19 korrik deri më 26 korrik. Në këtë periudhë Veliko Tërnovoja do të jetë plot muzikë dhe valle popullore.
“Do të mbahen më se tetë koncerte jo vetëm në Veliko Tërnovo, por edhe në qytetet përreth – Razgrad, Trjavna dhe Ruse – rrëfen presidenti i festivalit, z. Emill Pavllov. – Brenda tetë ditëve do të jepet festivali në tetarin e ri veror në parkun “Marno pole”. Përveç koncerteve, kemi organizuar dhe një program shumë të pasur. Do të ketë një mbrëmje kushtuar kuzhinës tradicionale, do të ketë po ashtu pikturim në gjir të natyrës dhe konkurse të ndryshme. Për sa u përket pjesëmarrësve – deri tani kanë marrë pjesë më se 230 grupe nga 98 shtete të ndryshme. Sivjet presim interpretues nga Meksikoja, Kolumbia, Indonezia, Gjeorgjia dhe Egjipti, të cilët interpretues do të jenë për herë të parë në Bullgari. Do të marrin pjesë grupe nga vende të ndryshme të Evropës, nga Amerika Latine dhe Azia. Të gjithë interpretuesit e rinj komunikojnë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale në internet. Gjatë tërë vitit mbajmë lidhje me ta dhe përkrahim dëshirën e tyre për të ruajtur kulturën autentike.”
Nga z. Emill Pavlov mësojmë se Festivali Ndërkombëtar i Folklorit në Veliko Tërnovo është partner i UNESCO-s dhe pesë vite të tëra ofron praktika të vendosura popullore në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Në skenën e Veliko Tërnovos janë prezantuar vepra si Sama Dance nga Indonezia, vallet e dervishëve etj. Zakonisht në kuadër të festivalit organizohet një mbrëmje kushtuar Bullgarisë. Svjet mbrëmja e posaçme është pjesë e Rishikimit Kombëtar të Ansambleve Folklorike në vend. Më të mirat marrin përkrahje për paraqitje në festivale ndërkombëtare prestigjioze. Pjesëmarrësit do të bëjnë për vete publikun me interpretime ritmike, të shoqëruara me humor të mirë dhe do të prezantojnë pasurinë e folklorit bullgar. Spektakli përfshin interpretime të ansambleve nga Sofja – “Ballkan” dhe “Zhar”, të ansamblit për fëmijë dhe adoleshentë “Bëllgarçe”, të ansamblit të valleve “Tërnovçe”, të atij të profesionalistëve “Iskra”, të formacionit folklorik 60-vjeçar “Sider Vojvodë” dhe të formacionit “Iliev”.
Znj. Milena Çirpanlieva nga ansambli folklorik “Ballkan” thotë se grupi bën prova me dëshirë të madhe dhe entuziazëm. “Ftesa për Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Veliko Tërnovo është nder i madh për ne – thotë znj. Çirpanlieva. – Vetë qyteti është një vend unik për nga bukuria dhe historia e tij, plus që kemi mundësinë të jemi në këtë tubim së bashku me ansamble nga mbarë bota. Ky është një përjetim i paharrueshëm. Do të marrim pjesë po ashtu në paradën ku të gjithë vishen me kostumet më të bukura që kanë dhe nëpërmjet këngës dhe valles prezantojnë trashëgiminë e vet kombëtare. Pas kësaj në skenë do të paraqesim spektaklin tonë “Vallja e nga krahina Shopluka”. Për në festivalin po nisemi një grup 30 valltarësh të moshës nga 13 deri në 50 vjeç. Këta valltarë ushtrojnë profesione të ndryshme, mes tyre ka nxënës dhe studentë. Udhëheqësi i ansamblit “Ballkan” është z. Kirill Çirpanliev dhe pjesa dërmuese e valleve janë sipas koreografisë së tij. Vallet “rrëfejnë” për ritet bullgare dhe nëpërmjet tyre njohim publikun me traditat e popullit bullgar. Na bëhet qejfi të marrim pjesë në festivale sepse krijohen shoqëri përjetë. Për kohë të shkurtër të gjithë së bashku tregojnë anët më pozitive të mentalitetit të vet. Kontaktet nuk janë zyrtare dhe njëkohësisht provokojnë njohjen e kulturës së të tjetrit. Festivali Ndërkombëtar i Folklorit grumbullon në një vend njerëz të rinj e pozitivë. Aktiviteti në qytetin e vjetër bullgar është një festë e vërtetë për pjesëmarrësit dhe publikun.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..