Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1941 – Bullgaria dhe Lufta e Dytë Botërore

Data 1 marsi i vitit 1941 në historinë bullgare është lidhur me ndjenje të ndryshme dhe vlerësime ekstreme. Në këtë datë Bullgaria iu bashkohet Paktit Trepalësh. Si rezultat për një kohë të shkurtër ajo i kthen një pjesë prej territoreve të saj që ishin shkëputur gjatë Luftës së Parë Botërore me Traktatin e Njoit nga viti 1919. Gjatë pranverës së vitit 1941 bullgarët jetojnë me gëzimin e bashkimit kombëtar. Pas koordinimit me Gjermaninë dhe Italinë qeveria dërgon ushtri në një varg territoresh të populluara nga bullgarët. Atje Ushtria Bullgare pritet në shumicën e vendeve si çlirimtare, ndërsa mbreti Boris është shpallur “Mbret bashkues”. Fillon ndërtimi i shkollave të reja, spitaleve, porteve, zonave industriale, rrugëve.

“Zotërinj deputetë, jam i lumtur që sot po ju shoh përsëri të mbledhur në këtë ndërtesë të shenjtë dhe nga zemra po ju them mirë se erdhët. Politika e jashtme e vendit tonë në këtë ditë vendimtare është përcaktuar përfundimisht. Ajo vazhdon të zhvillohet nga qeveria me vendosmëri në kuadrin e Paktit Trepalësh dhe kundër Kominternit. Kjo politikë mbështetet mbi bashkëpunimin e sinqertë dhe të përzemërt me forcat e Boshtit dhe aleatët e tyre. Bullgaria e përfshirë në idetë për ndërtimin e rendit të ri evropian, i cili do të garantojë një paqe të qëndrueshme me gatishmëri ofron bashkëpunimin e vet për realizimin e këtyre ideve. Zotërinj deputetë, populli ynë i përkushtuar punës së devotshme me ndërgjegjen e plotë për momentet historike, që përjetojmë vlerëson masat e qeverisë për parandalimin e çdo veprimtarie kundër shtetit dhe qëndron unik dhe të bashkuar.”

Qeveria në të vërtetë ka mbështetje të fortë në këtë moment, sepse arrin të ruaj vendin nga shpartallimin ushtarak nuk dërgon reparte bullgare në frontet dhe ia bashkon vendit po thuaj të gjitha territoret të populluara nga bullgarë. Por suksesi është i përkohshëm. Në fund të po këtij viti qeveria bullgare nën presionin e Gjermanisë u shpallë të ashtuquajturën “Luftë simbolike” SHBA-së dhe Anglisë. Por ajo përfundon në mënyrë jo simbolike – me goditje të rënda ajrore të aleatëve mbi Sofjen dhe mbi qytete të tjera gjatë viteve 1943-1944. Bashkimi i shkurtër shtetëror i trojeve të populluara me bullgarë mbetet i pa ligjësuar sepse nuk është vulosur me firmat e Fuqive të Mëdha. Kështu në vitin 1944 Bullgaria përsëri kthehet në kufijtë e saj të vjetra, të ngarkuar me reparacione të mëdha për shkak të pjesëmarrjes në Paktin Trepalësh.

Ushtritë bullgare duke hyrë në Maqedoninë e Vardarit gjatë prillit të 1941. Foto: wikipedia.orgPse Bullgaria hyn në të, a është bërë kjo vullnetarisht dhe a ka pasur mundësi që të evitohet bashkimi i saj në Bosht. Çfarë tregon kronika e ngjarjeve? Me gjithë presionin e Gjermanisë dhe të Bashkimit sovjetik, sovajkat e Anglisë dhe të Amerikës, vendi ka bërë përpjekje me të gjitha forcat të qëndrojë dhe t’i përmbahet neutralitetit. Gjatë tetorit të vitit 1940 mbreti Boris i refuzon ministrit të jashtëm gjerman Ribentrop anëtarësimin në Paktin Trepalësh si edhe propozimit të Musolinit të përfshihet në luftën kundër Greqisë “për çlirimin e rajonit bullgar të Detit Egje dhe të Maqedonisë së Egjes”. Gjatë nëntorit të po këtij viti komisionari sovjetik i punëve të jashtme Molotov përpiqet që të bëjë pazar për përfshirjen e Bashkimit Sovjetik në Paktin Trepalësh kundrejt pëlqimit të Gjermanisë që Bullgari të hyjë në sferën sovjetike të “garancive për siguri”. Menjëherë pas kësaj prove Hitleri i bën ftesë Bullgarisë t’i bashkohet Boshtit, por mbreti Boris arrin të evitojë përsëri. Në të njëjtën kohë Hungaria, Rumania dhe Sllovakia nuk arrijnë t’i shmangen presionit të Berlinit dhe përfshihen në Paktin Trepalësh. Ushtritë gjermane depërtojnë në Rumani. Në fillim të vitit 1941 situata është shumë e tensionuar dhe bëhet e qartë se duhet të kalojnë përmes Bullgarisë që t’u ndihmojnë ushtrive italiane në Greqi. Në bregun rumun të lumit Danub është përqendruar ushtri gjysmë milionëshe gjermane.

Mbreti Boris III dhe Adolf Hitler. Foto: wikipedia.orgBullgaria nuk ka zgjedhje tjetër përveç përfshirjes në pakt ose okupim me mijëra viktima. Mbreti Boris i III ka dy zgjidhje të mundshme. Njëra është që të emigrojë dhe të lë vendin në mëshirën e fatit. Tjetra është të evitojë okupimin me të gjitha pasojat e mundshme dhe përfshirjes së vendit në luftën. Prandaj ai i jep lejë qeverisë së Bogdan Filovit të nënshkruajë në Vjenë anëtarësimin në Paktin Trepalësh duke ruajtur statusin “mospjesëmarrje në luftë”. Edhe pse Bullgaria është aleate e Gjermanisë, ajo nuk i prish marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe nuk dërgon ushtri në frontin lindor. Madje dhe gjatë takimit të tij të fundit me Hitlerin, disa ditë para vdekjes së mbretit, ai përsëri refuzon të dërgonte asnjë divizion bullgar për pjesëmarrje në veprimet luftarake, për të cilin gjë Hitleri po insiston.

Ushtria gjysmë milionëshe bullgare përfshihet në luftën, pasi Bullgari kalon në anën e aleatëve gjatë vjeshtës së vitit 1944. Rreth 32 mijë e 500 janë viktimat bullgare në luftën me Gjermaninë. Me gjithë kontributin e Ushtrisë Bullgare, vendi mbetet në izolim ndërkombëtar dhe bie në sferën sovjetike të ndikimit

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Galeria

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD