Akoma si nxënëse në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, Zornica Illarionova fitoi dekorata prestigjioze nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare – “Nedjallka Simeonova”, “Panço Vlladigjerov”, “Dobrin Petkov” e të tjerë. Violinistja e re ka zhvilluar koncerte në Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Rusi, Austri, Serbi. Prej dy vjetëve është studente në Akademinë Mbretërore “Mbretëresha Sofia” në Madrid, në klasën e violinës të profesorit Zahar Bron. Sipas traditës, në fund të vitit shkollor jepen dekorata për një instrumentalit më të mirë në degët e ndryshme. Për periudhën 2013-2014 njohjen e fitoi bullgarja e re.
“Dekorata është për koncertin tim të fundit në Madrid, në të cilin morën pjesë të gjithë violinistët nga katedra – tregon Zornica. – Ajo jepet në takimin tradicional midis udhëheqjes së akademisë dhe pedagogëve në “Mbretëreshën Sofia”. Është e tepërt të them se jam shumë e lumtur. Kjo është një nga dekoratat më të mëdha të cilat kam marrë deri tani. Është e ditur se çfarë personaliteti i jashtëzakonshëm është pedagogu i madh Zahar Bron, në klasën e tij ka violinistë të shkëlqyer. Gjatë vitit 2012, pas një konkursi shumë të vështirë, më pranuan në shkollë. Nga 14 kandidatët profesori Bron pranoi katër. Puna është shumë intensive, por nuk e kam shkëputur lidhjen time me Bullgarinë. Aktualisht jam studente njëkohësisht dhe në Universitetin e Ri Bullgar. Është tepër e vështirë të gërshetohen angazhimet në të dyja shkollat, por tani për tani mundem.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..