Deri më 7 ditë Bullgaria do të ketë një kabinet teknik de jure. Kjo u bë e qartë pasi edhe partia e tretë parlamentare Lëvizja për të Drejta dhe Liri hoqi dorë nga formimi i një kabineti tjetër në kuadrin e Legjislaturës së 42-të të Kuvendit Popullor. Lideri i saj riktheu mandatin e dorëzuar nga kreu i shtetit menjëherë, siç e bënë këtë edhe dy forcat e para politike – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare. Kështu mundësitë kushtetuese u sosën dhe sipas procedurës tani presidenti brenda një jave duhet të emërojë një kabinet teknik, i cili do të punojë në vazhdim të 2 muajve. Më 6 gusht me një dekret do të shpërndahet Parlamenti dhe do të caktohen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 tetor të këtij viti, ashtu siç u pajtuan forcat kryesore politike gjatë konsultimeve te presidenti para një muaji.
Pasi presidenti Rosen Plevneliev i dorëzoi mandatin liderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ljutvi Mestan për formimin e kabinetit, zoti Mestan tha: “Në përputhje me marrëveshjen e arritur pikërisht në këtë sallë para Juve, Ju prezantoj refuzimin me shkrim për plotësimin e mandatit të dhënë. Mundësitë e Legjislaturës së 42-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri tjetër u sosën. Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, sepse ato janë rruga më e shkurtër drejt stabilitetit politik.”
Qeveria e ardhshme teknike do të jetë e dyta në kuadrin e mandatit të presidentit të tanishëm. Kjo ndodh për herë të parë në Bullgari si rezultat i krizës pothuajse permanente parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit, skandaleve politike dhe akuzave, të pësuara nga dorëheqja е kërkuar prej kohe të kabinetit të pakicës së kryeministrit Pllamen Oresharski. Do të kujtojmë, se ku kabinet u formua me mandatin e Partisë Socialiste Bullgare në koalicion me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri dhe me përkrahjen e padeklaruar të partisë “Ataka”. Kabineti erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme në një vit të protestave dhe iku pas një viti të qeverisjes në shoqërim të protestave që nga dita e parë deri në të të fundit të pushtetit. Ajo do të mbahet mend me emërimet pa parim në punë dhe me pushtet me çdo çmim, me drejtimin nëpërmjet manovrimeve procedure dhe zvarritjeve të shumta edhe pas zgjedhjeve për deputetë evropianë muajin maji. Dhe e gjithë kjo në kundërshtim të vullnetit të sovranit për ndryshime. Ky kabinet do të mbahet mend edhe me mbrojtjen pa precedentë nga “dashuria” e popullit dhe me dyshimet për ujdi prapa perdes me oligarkinë, me izolimin jo demokratik të opozitës në Kuvendin Popullor – forcës më të madhe politike dhe fituese në zgjedhjet e fundit – partisë GERB, me disa miliard leva hua vetëm për një vit dhe me sistem pothuajse të falimentuar bankar.
Kështu do të mbahet mend Legjislatura e 42-të e Kuvendit Popullor, mbledhja e fundit e së cilës ndoshta do të jetë të hënën e ardhshme. Kjo që të miratohet aktualizimi i buxhetit të Arkës Shëndetësore dhe të shtetit në tërësi, të propozuar nga kabineti “Oresharski”. Kjo për arsye të më shumë sigurie për qeverinë teknike në kushtet e Parlamentit që nuk punon. Sipas Kushtetutës edhe në rast domosdoshmërie, kabineti teknik nuk e ka të drejtën as të aktualizojë buxhetin, as të arrijë marrëveshje ndërkombëtare për hua. Të martën e ardhshme, më 5 gusht, kreu i shtetit do të shpallë përbërjen e kabinetit teknik, që të hyjë në detyrë të ligjshme ditën tjetër më 6 gusht me punën kryesore të përgatitë zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Pyetjes së Radio Bullgarisë çfarë pret nga ky kabinet Lëvizja për të Drejta dhe Liri, lideri Ljutvi Mestan iu përgjigj:
“Presidenti mendon, se përgjegjësitë e kabinetit teknik nuk përqendrohen dhe kufizohen vetëm në organizimin e zgjedhjeve. Në fakt ky do të jetë një kabinet me autorizime të plota të kufizuara vetëm nga mungesa e iniciativës legjislative parlamentare. Ne nuk kemi shtruar asnjë kusht ndaj kabinetit teknik, shprehëm shpresë vetëm, se ky do të jetë një kabinet i Republikës së Bullgarisë. Dhe mendoj, se zoti president do të arrijë këtë efekt.”
Për Radio Bullgarinë zoti Mestan shtoi, se Lëvizja për të Drejta dhe Liri do të zhvillojë një fushatë pozitive paraelektorale: “Si gjatë fushatës për zgjedhjen e përfaqësuesve bullgarë për Parlamentin Evropian nuk mund të tregohet asnjë fakt për pa korrektësi në mesazhet politike të lëvizjes, ashtu edhe këtë fushatë do të zhvillojmë pa komprometime. Megjithëqë mendoj, se do të bëhemi objekt i diskreditimeve. Kështu që ndoshta do të imponohet që të përgjigjemi. Por nuk kemi ndërmend të formulojmë të tilla.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..