Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një skemë më e drejtë e subvencionimi për njësi sipërfaqeje bujqësore

БНР Новини
Foto: BGNES

Në orën 12 pa pesë minuta, pra ditën e fundit para skadimit të afatit, qeveria në dorëheqje miratoi skemën e shpërndarjes së subvencioneve për njësi sipërfaqeje bujqësore në periudhën 2014-2020. Faktikisht kjo skemë do të funksionojë nga fillimi i vitit 2015.

Sipas fjalëve të ministrit në dorëheqje të bujqësisë, Dimitër Grekov skema e re është “maksimalisht e drejtë”. Qëllimi i ndryshimeve në raport me skemën e periudhës së parë të shpërndarjes së fondeve evropiane deri në 2013, ishte që të evitohet jo bilanci në mbështetjen e fermerëve. Në atë periudhë doli kështu që 4-5 për qind e fermerëve merrnin më se 80 për qind e subvencioneve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje. Doli po ashtu që në Bullgari dhe Rumani ka përqendrim jashtëzakonisht të madh të tokës se zakonisht në BE, pra ekonomi pak për nga numri, por me sipërfaqe të mëdha, dhe qindra ekonomi shumë të vogla. Ja nga doli shpërndarja e padrejtë e subvencioneve për fermerët.

Për përballimin e këtij problemi qeveria bullgare është dakord me tavanin e subvencioneve të cilin tavan e propozoi BE-ja. Pra, sipas tij, një fermer mund të marrë maksimalisht 300 mijë euro. Dhe subvencionet nga 150 deri në 300 mijë euro të pakësohen me 5 për qind. Skema e re e shpërndarjes së subvencioneve evropiane përfshin mbështetje suplementare për 300 dynymët e parë, pra masa hasur më së shpeshti në ndarjen e ekonomive bujqësore.  Ata do të marrin suplementarisht 7.5 euro shtesë për një dynym, plus 15 eurot që zakonisht u takojnë atyre. Pra kemi rritje të ndejshme prej 50 për qind. Ekspertët paralajmërojnë se është filluar një proces i copëtimit të ekonomive më të mëdha në ekonomi me sipërfaqe deri në 30 dynymë me qëllim stimulimin suplementar. Nga fillimi i vitit prodhuesit bujqësorë, të cilët punonin tokë deri në 30 dynymë, u shtuan me 16 mijë, pohojnë të njohurit me procesin. Në këtë lidhje organizatat bujqësore propozojnë që të aplikohet një vit referent para fillimit të procesit të copëtimit të qëllimtë.

Më së shumti u kundërshtua masa sipas së cilës fermerët më të vegjël me tokë të punuar nga 0.5 deri në 3 dynymë, të cilët fermerë numërojnë rreth 100 mijë, marrin supelementarisht deri në 1250 euro në vit. Mendohet se në këtë mënyrë ndihmohen ekonomitë më të vogla për t’u ekzistuar edhe më tej, por nuk i stimulon ato që të zhvillohen. Disa njerëz mendojnë se kjo masë ka të bëjë me fushatën parazgjedhore. Që të mos ketë abuzime, aplikohet kërkesa “fermer aktiv”. Ky është preson i cili duhet të regjistrohet si prodhues bujqësor, të punojë së paku 50 për qind të sipërfaqes së tokës dhe kjo e fundit të formojë së paku një të tretën e të ardhurave.

Skema e re e subvencionimit të drejtpërdrejt parashikon që 13 për qind e shumës së përbashkët t’u drejtohet sektorëve të lëna pas dore si rritja e perimeve, frutave dhe e kafshëve. Në periudhën 2007-2013 shpërndaheshin 3.5 për qind e subvencioneve direkte. Gjatë 2014-ës ato u shtuan deri në 6.5 për qind, ndërsa nga 2015-a deri më 2020 do të jenë 13 për qind. Plus 2 për qind për rritjen e kulturave proteine. Skema e subvencionimit suplementar do të vlejë edhe për kultura të tjera nga fusha e prodhimit të perimeve, rritja e pemëve, prodhimi biologjik, rritja e bletëve, si dhe për kulturat eterike dhe vajdhënëse. 

Një prioritet tjetër i skemës së re ka të bëjë me mbështetjen e fermerëve të rinj që është çështje problematike në të gjithë BE-në. Gjatë vitit 2015 fermerët deri në moshën 40 vjeçare do të marrin suplementarisht 25 për qind të subvencioneve për njësi sipërfaqeje. Kjo shtesë vlen për 30 dynymët e parë të ekonomive të tyre. Për subvencionimin suplementar të fermerëve të rinj do të ndahet buxhet deri në 2 për qind i pakos financiare të subvencioneve të drejtpërdrejta.

Buxheti i subvencioneve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje bujqësore për Bullgarinë gjatë periudhës 2014-2020 është në vlerë 5.3 mlrd euro në sfondin e 7.5 mlrd eurot në tërë buxhetin bujqësor. Faktikisht, bëhet fjalë për një buxhet shumë modest në krahasim me subvencionimin e vendeve “të vjetra” të BE-së. Kjo paracakton aftësitë më të vogla për konkurrencë të produkteve bujqësore bullgare. 

Përktheu: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD