Pas pazarllëqeve publike dhe të fshehta që u zgjatën po thuajse një muaj, pas vargut të kthesave befasuese dhe sensacionale në skenën politike dhe parlamentare, në ditën dhe orën e fundit të punës të këtij parlamenti, para shpërndarjes së tij, erdhi vendimi për rritjen e buxhetin për këtë vit të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë, e cila financon shërbimet shëndetësore të të gjithë pacientëve bullgarë. Institucioni financiar mori me 50 mln euro më pak nga shuma që kërkonte për funksionimin e tij normal deri në fund të vitit. Në fakt, ai mori përafërsisht 100 mln euro.
A janë shumë ose pak mund të kuptohet, nëse do të rikujtojmë, se shpenzimet për akrën për këtë vit janë 1,4 mlrd euro. Ekspertët janë të mendimit, se injeksioni financiar prej buxhetit të shtetit nuk do të zgjidhë asnjërin prej problemeve kronike dhe shumëvjeçare të sistemit të shëndetësisë në Bullgari, sistem i cili po hyn në krizë gjithnjë më të thellë dhe përkeqëson shërbimet e veta për pacientët. Por vëzhguesit theksojnë, se kjo shumë është një mundësi, e cila do t’i sigurojë sistemit të ruajë nivelin e tanishëm, në sfondin e krizës permanente politike, të institucioneve shtetërore dhe publike që nuk punojnë, të zgjedhjeve evropiane dhe parlamentare dhe të tre qeverive brenda një viti.
Është e drejtë, se sigurimi social dhe shëndetësor po thuaj kudo në botë vuan nga mungesa e mjeteve dhe kjo nuk i detyrohet mungesës së vullnetit për sigurimin e financave të nevojshme. Në fakt nevojat e njerëzve në këtë drejtim rriten vazhdimisht. Popullsia kudo jeton më gjatë, dmth merr pension për një kohë më të gjatë. Jetëgjatësia do të thotë dhe më shumë shërbime mjekësore dhe më të shtrenjta. Prandaj edhe buxhetet për shëndetësinë dhe për pensionet kudo në botë vazhdimisht rriten dhe vazhdimisht nuk mjaftojnë. Nga kjo pikëpamje Bullgaria nuk bën përjashtim, vetëm konfirmon rregullën e përgjithshme. Faji bullgar, në qoftë se mund ta përdorim këtë term, në rastin konkret konsiston në këtë, qe vendi arriti shumë shpejtë dhe në mënyre dinamike të reformojë dhe të adaptojë sistemet e veta sociale dhe shëndetësore, kështu qe në vendin më të varfër të BE të moshuarit dhe të sëmurët të jetojnë në kushte të pranueshme. Këto reforma janë të dhimbshme, vështirë pranohen nga njerëzit, nga herë mund të shkaktojnë tensione sociale dhe politike, por janë të paevitueshme. Kështu qe asfare injeksione financiare nuk janë në gjendje të eliminojnë defektet kronike në këto sisteme, ato luajnë rolin e anestezisë, e cila pakëson përkohësisht dhimbjen, por nuk kuron vet sëmundjen. Nga ky këndvështrim, rritja e buxhetit të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë në Bullgari, të miratuar nga parlamenti bullgar, është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Problemet e vërteta duhet të zgjidhen nga qeveritarët e rinj, që do të vijnë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme gjatë muajit tetor të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..