Para pak kohe Bullgaria përsëri hyri në klasifikimin e radhës turistik, por këtë herë me Nesebërin e vjetër – një prej vendeve më të bukura dhe plot histori në bregdetin tonë. Qyteti bregdetar, i cili është mbrojtur nga UNESKO-ja, zuri një vend të denjë në klasifikimin maqedonas të 10 këndeve më të preferuara në Gadishullin Ballkanik. Atje ndodhen vende emblematike si Metheora në Greqi, Ohri në Maqedoni, Pallati i Princit Drakula në Bran të Rumanisë etj. Kjo, që e shndërron Nesebërin në një kuriozitet unikal, janë mbeturinat e tij të shumta arkeologjike dhe kryesisht përqendrimi i kaq shumë kishave në këtë truall të kufizuar.
Pesëmbëdhjetë – kaq janë kishat e zbuluara dhe të restauruara deri tani në Nesebër, çdo një prej tyre e ka historinë e vet, shpirtin dhe arkitekturën specifike. Të gjitha ato ndodhen në një gadishull të gjatë 840 metra dhe të gjerë jo më shumë se 350 metra. Istëmi i ngushtë, i cili e lidh me thatësirën, e çon te një prej mitropolive më vjetra në Evropë që nga periudha e krishterimit të hershëm. Në vazhdim të më shumë se një mijëvjeçari qyteti ishte një qendër kryesore fetare në këtë pjesë të Evropës, ndërsa provat e para të pranisë së njeriut janë nga shekulli i VI para Krishtit, kur në këtë kënd të tokës ka pasur një vendbanim trak. Më vonë në vendin e tij u ndërtua një qytet-shtet i fortifikuar, me një amfiteatër dhe madje me një ujësjellës shumë modern në atë kohë.
Mirëpo shumica e kishave të Nesebërit të vjetër janë nga Mesjeta, kur qyteti përjetonte një lulëzim të madh. “Pikërisht për shkak të kishave të tij unikale, ai u përfshi në listën e UNESKO-s të Trashëgimisë Kulturore Botërore” – na shpjegon Martin Zhelev nga Muzeu Arkeologjik në Nesebër. Sipas burimeve historike gjatë shekujve atje ka pasur rreth 40 kisha, por shumë prej tyre tashmë nuk ekzistojnë. Në fakt bazilikat e para datojnë në shekullin e V-të, kur qyteti mirëmbante marrëdhënie shumë të afërta me anë të detit me Kostandinopojën. Pikërisht në atë kohë Nesebër përjetonte lulëzimin e tij të parë nga pikëpamja kulturore dhe fetare.
“Gjatë kohës romake bregdeti ynë ishte në kufirin e perandorisë, larg kryeqytetit, por kur ajo u nda në dy pjesë në shekullin e V-te dhe qyteti u gjend shumë afër kryeqytetit të ri Kostandinopoja, kjo i dha një shtytje të madhe kulturës në qytet – na shpjegon Martin Zhelev. – Filloi ndërtimi i shumë kishave dhe kjo vazhdoi edhe gjatë Mesjetës dhe madje gjatë robërisë osmane. Nesebëri përjetoi një lulëzim të madh edhe gjatë shekullit të XIV-të gjatë udhëheqjes së mbretit Ivan-Aleksandër, i cili ndërtoi kisha dhe manastire të reja. Është interesant fakti se Shkolla e Ikonografisë e Nesebërit vazhdoi së funksionuari edhe gjatë periudhës osmane dhe ishte më aktive në shekullin e XVII-të dhe në atë të XVIII-të, nën ndikimin e madh të qendrave bizantine të ikonografisë Aton, ishulli Kretë etj.”
Manuali i arkitekturës kishtare – kështu specialistët e quajnë Nesebërin e vjetër, por nuk duhet të jesh ekspert, ose të dish shumë për historinë, ose ikonografinë, që të vlerësosh këtë bukuri të ruajtur gjatë shekujve. Aktualisht bashkia e Nesebërit është duke punuar mbi një projekt, i cili do t’i lidhë të gjitha 15 kishat e zbuluara në një itinerar turistik, kurse kryevepra më e madhe ndër këta margaritarë të arkitekturës kishtare është “Shën Stefani”:
“Ky është objekti më i vizituar dhe kisha e vetme me piktura në mur që nga shekulli i XVI-të, që janë të ruajtura krejtësisht– thotë Martin Zhelev. – Ajo u ndërtua në shekullin e X-të, por nga kjo periudhë kanë mbetur vetëm fragmente të vogla prej pikturave murale. Një tempull tjetër unikal është kisha “Krishti Pentokratori”, e cila ndodhet në sheshin afër postës. Kjo është kisha më e ruajtur. Vetëm kambaneria e saj është pak e dëmtuar, por është autentike, dhe e ka ruajtur pamjen e saj origjinale nga shekulli i XIX-të, kur u ndërtua. Faktikisht, shumë kisha në qytet janë nga periudha e shekullit të XIII-të e deri në atë të XIV-të. Është emblematike kisha “Shën Sofja”, ose Mitropolia e Vjetër, e cila është më e madhja e ndërtuar në Nesebër. Kisha është që nga shekulli i V-të! E dini se në shumë pak vende në Bullgari dhe në mbarë Evropën mund të shihni gjurmë të kishave nga kjo periudhë e largët.”
Në vazhdim të më shumë se një mijëvjeçari ndërtimi i kishave këtu nuk është ndërprerë, kurse prania e kaq shumë tempujve të ruajtur shumë mirë i detyrohet faktit se qyteti ndodhet në një gadishull të vogël, i cili është izoluar deri diku nga thatësira dhe forcat e armikut. Nuk është e rastit se Nesebëri i vjetër është shpallur rezervat arkitekturor dhe arkeologjik. Ky është qyteti i vetëm bullgar, i cili është përfshirë në listën e UNESKO-s.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Nikollova
Artikulli është përgatitur me ndihmën e projektit “Kompania e komunikacioneve për inkurajimin e turizmit të brendshëm në Republikën e Bullgarisë” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës.
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..