Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biçikleta dhe shtangat janë ndër eksponatet më të vjetra në Muzeun e Sportit në Sofje

БНР Новини
Kopja e biçikletës së parë në Bullgari, të bërë më 1880 nga mjeshtri Geno Arabaxhijata
Foto: Gergana Mançeva

Historia e sportit bullgar është e pasur. Për këtë dëshmojnë dhjetëra pajisjet sportive dhe çmimet e fituara nga sportistët e shquar bullgarë. Të gjitha këto sende u grumbulluan në Muzeun e Sportit në Sofje. Ai u krijua gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar. Kujdestarja në muze që prej shumë vitesh është Katja Ivanova. Ajo përpiqet të tregojë disiplinat tradicionale të sportit, në të cilat Bullgaria ka suksese në kampionatet e mëdha. Janë paraqitur sende, të lidhura me gjimnastikën, çiklizmin, basketbollin, volejbollin. I është kushtuar një vend të posaçëm kontributit të madh të alpinizmit bullgar në plan botëror. Nga lojërat kolektive më mirë është paraqitur futbolli, si dhe boksi dhe mundja.

Снимка

“Sporti fitoi popullaritet që në vitin 1894, kur me ftesë të ministrit të atëhershëm të iluminizmit popullor Georgi Zhivkov në Bullgari mbërritën 10 mësues zviceranë të gjimnastikës, të cilët u shpërndanë në gjimnazet e mëdha pedagogjike të vendit. Atëherë ministri bëri një xhiro nëpër disa vende evropiane, që të zgjedhë sistemin më të përshtatshëm për shkollën bullgare. Bën përshtypje se kjo ndodhi pak pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. Këta “apostuj të sportit bullgar” vunë fillimin e praktikimit modern të disa llojeve të sportit, si dhe të edukimit fizik në shkollën bullgare. Në Bullgari ata gjetën kushte shumë të përshtatshme. Një pjesë e madhe e inteligjencës bullgare dhe oficerët ishin angazhuar me veprimtari të ndryshme sportive. Ushtarakët morën pjesë në themelimin e klubeve të para sportive, të cilat u krijuan në Bullgari. Sporti ynë kishte pamje evropiane, megjithëse vendi ishte një prej më të varfërve në atë kohë. Sivjet mbushen 120 vjet nga mbërritja në vend e mësuesve zviceranë, të cilët lënë gjurmën e tyre në historinë tonë sportive. Do të përmendim Sharl Shampo, i cili e paraqiti Bullgarinë në lojërat e para moderne olimpike në vitin 1896. Ai na paraqiti në garat e gjimnastikës me tri vegla, duke e regjistruar në këtë mënyrë Bullgarinë ndër 14 shtetet themeluese të olimpizmit modern.”

Снимка

Dihet se fondet e muzeve plotësohen ngadalë, kryesisht nëpërmjet dhuratave. Dhuruesit e Muzeut të Sportit janë kryesisht fondacionet sportive.

Снимка“Vendi kryesor është i Federatës Bullgare të Mundjes, sepse mundja është një sport i zhvilluar shumë mirë në Bullgari. Mundësit bullgarë kanë fituar dhjetëra medalje botërore dhe evropiane dhe disa tituj olimpikë. Zakonisht mundësit ua dhurojnë Muzeut kupave të tyre. Një dhuratë të madhe bëri Federata Bullgare e Volejbollit. Kemi treguar trofetë e garave të hipizmit të gjeneralit Vlladimir Stojçev dhe të gjeneralit Krum Lekarski. Ata morën pjesë në Lojërat Olimpike në vitin 1924 në Paris dhe në vitin 1928 në Amsterdam. Kupat e fituara prej tyre janë shumë të bukura dhe mbajnë me vete shpirtin e epokës. Njëri prej sukseseve të mëdha të Bullgarisë në fushën e sportit bullgar është klasifikimi i Bullgarisë në vendin e katërtë në Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA në vitin 1994. Tani për tani askush prej futbollistëve tanë nuk do që të ndahet me medaljen e fituar atëherë dhe kjo është e kuptueshme. Kemi shumë fotografi me golin e Emill Kostadinovit në stadiumin “Par de Prens” dhe me golin e Jordan Leçkovit kundër kampionit të atëhershëm botëror dhe kampion i tanishëm – Gjermania. Nëpërmjet fotografive vizituesit zhyten në atmosferën e asaj vere të madhe, kur Bullgaria arriti vendin e katërt, kurse fitoret e futbollistëve tanë u sollën shumë gëzim të gjithë bullgarëve. Pasi e vizitoni muzeun do të shihni nëpërmjet sendeve, pajisjeve dhe çmimeve të ndryshme sportive se si ka ndryshuar sporti në vazhdim të viteve. Këtu ka kopje të biçikletës së parë të përdorur në Bullgari. Ajo është nga viti 1880 dhe është bërë nga Geno Arabaxhiu – një mjeshtër-amator nga qyteti Nova Zagora. Vizituesit tanë e shikojnë me një kureshtje të madhe, sepse nuk mund të përfytyrojnë se biçikleta nga përpara 130 vitesh ka qenë kaq e ndryshme nga ato të sotme.

Снимка

Një send tjetër i bërë me dorë është shtanga prej guri nga vitet 20 të shekullit të XX-të. Ajo është bërë nga sportistët e shoqërisë “Junak” (“Trimi”) në Karllovo. Këtu rreth çdo një eksponati ka një histori interesante. Prandaj gjithmonë jam gati të tregoj diçka interesante. Ky është i vetmi muze i sportit në Bullgari. Ai është një nga 100 objektet turistike të Bullgarisë. Këtu vijnë fëmijët me prindërit e tyre dhe i shikojnë vitrinat me interes të madh. Shumë shpesh na pyesin për kupën e fituar nga tenisti ynë Grigor Dimitrov te adoleshentët në turneun “Wimbledon”. Shpresojmë që ajo të paraqitet së shpejti në muze, edhe pse përkohshëm, por sipas përshtypjeve të mia të deritanishme, derisa të garojnë sportistët ruajnë te vetvetja të gjitha çmimet e fituara.”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024

Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..

botuar më 24-12-06 4.21.MD

Sportistë të shquar bullgarë u dekoruan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..

botuar më 24-12-03 5.58.MD

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD