Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1945-ta: Gjykata Popullore, terrori dhe dhuna politike

БНР Новини
Foto: archives.bg

Viti 1945 filloi me vdekje. Më 1 shkurt u dënuan me vdekje pa të drejtën e apelimit të dënimit 3 regjentë, 8 këshilltarë të mbretit, 22 ministra, 67 deputetë nga Legjislatura e 24-të e Kuvendit Popullor, 47 gjeneralë dhe oficerë të lartë. Dënimet u zbatuan të njëjtën natë. Njerëzit u çuan me kamionë deri te një vrimë e shkaktuar nga një bombë e hedhur në rajonin e Varrezave të Sofjes dhe u vranë njëri pas tjetrit. Prof. Aleksandër Stanishev – një mjek me famë botore, drejtoi lutje për të konstatuar vdekjen e të vrarëve, që të mos varrosen të plagosurit. E vranë, duke gjunjëzuar mbi të plagosurin e fundit. Kufomat u mbuluan me hi, pas kësaj sipër u bë kapicë plehu. Nuk ka protokoll të ekzekutimit. Të dënuarit nuk kanë pasur mundësinë për të përqafuar për herë të fundit prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet, kurse të afërmit madje nuk patën të drejtën për të vajtuar dhe të varrosur të vdekurit. Në vitin 1945 Gjykata Popullore shpalli 135 procese me 11 122 të paditur. U lejua të flitet për këtë që pas rrëzimit të totalitarizmit në vitin 1945.

Ja dhe komenti i shkrimtarit dhe gazetarit Stefan Gruev për këto ngjarje, që intervistë është ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare: I pandehuri prof. Bogdan Filov përpara Gjykatës Popullore në Sofje.“Po të bëjmë një krahasim me Procesin e Nürnberg“-ut, kur shpërtheu tërë planeti, kishte 12 veta të dënuara me vdekje. Kurse te ne kjo ishte vetëm përbërja e parë e gjyqit të parë. Ishte një vrasje e madhe, histerike dhe sadiste, ishte asgjësuar një klasë e tërësishme. Ishte menduar shumë mirë, që të asgjësohet çdo një mundësi e rrezikimit të pushtetit të ri. Kjo u bë për shkaqe më të ndryshme dhe ishte udhëhequr nga Moska. Më dhemb se gjatë viteve të para ngushëlloheshim se kjo nuk ishte punë bullgare, por punë sovjetike, e Stalinit, por le të jemi të sinqertë, zbatuesit ishin sadistë, servilë, ishin nëpunës të paguar – shtetas sovjetikë, por me origjinë bullgare.”

U caktua paraprakisht përqindja e të dënuarve, sipas urdhrit të Moskës. Në vigjilje të mbledhjes së Gjykatës Popullore Vëllko Çervenkov (anëtar i udhëheqjes së Partisë Komuniste) raportoi para Georgi Dimitrovit (ish udhëheqësi i Kominternës dhe deputet në Parlamentin Sovjetik) me një telegram, të shkruar në rusisht: “Dënimi do të zbatohet ditën e enjte, më 1 shkurt. Përbërja e deputetëve ofron që të dënohen me vdekje deri më 70 për qind!” Nga telegrami i fundit dërguar Dimitrovit bëhet e qartë se veprimi i kobshëm, i quajtur “Gjykatë Popullore”, ka qëllim “legalizimin” e vrasjeve të bëra pas 9 shtatorit, vrasje të kryera pa dënime dhe gjykatë. Ende nuk dihet numri i tyre i saktë, por bëhet fjalë për jo më pak se 30 000 veta, të vrarë pa dënime. “Ndër armiqtë më të mëdhenj” ka gazetarë dhe shkrimtarë, si Jordan Badev, Nenço Iliev, Danaill Krapçev dhe Rajko Aleksiev. Krapçev ishte rrahur me gurë në Gorna Xumaja. Aleksiev u vra në Drejtorinë e Milicisë në Sofje.

Në fillim të vitit 1945 Pallati i Gjykatës ishte i ngushtë për të gjithë të dënuarit dhe prandaj proceset e tyre zhvilloheshin në Universitetin e Sofjes. Deri në prill ishin dënuar me vdekje 2 730 veta. U vranë më shumë gjeneralë dhe oficerë të lartë, sesa ishin vrarë në të gjitha luftërat, që ka pasur Bullgaria pas Çlirimit nga zgjedha turke në vitin 1878. Ja një pjesë e aktakuzës, së shpallur nga Stefan Manov:

Manifestim në Sofje në mbështetje të Gjykatës Popullore.“Në vigjilje të 9 shtatorit të këtij viti për herë të tretë me radhë në historinë e saj të shkurtër pas Çlirimit, Bullgaria u gjend në pragun e një katastrofe të tmerrshme. Sot nuk ka dyshim se në qoftë se populli bullgar nuk kishte gjetur mjaftë forca në vetvete, që të rrëzojë pushtetin fashist dhe të krijojë më 9 shtator qeveri më vete – qeverinë e Frontit, vendi ynë mund të humbte krejtësisht pavarësinë e vet dhe të asgjësohej nga harta e shteteve të lira dhe të pavarura. Në qoftë se e kthejmë shikimin prapa, në historinë tonë më të re, do të shohim në të gjitha katastrofat kombëtare, gishtin e imperializmit gjerman. Armë e politikës gjermane në Ballkan ishin Ferdinand dhe dinastia e tij, klika tradhtare shoviniste e Bullgarisë së Madhe.”

Në vitin 1996 Gjykata Supreme e Republikës së Bullgarisë refuzoi një pjesë të dënimeve të Gjykatës Popullore me motivin: “mungesë provash”. Që nga viti 2011, 1 shkurti shënohet si Ditë Nderi ndaj viktimave të regjimit komunist.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Sllabakov

Viti 2009: Petër Sllabakovi – fjala e dhënë është më se ligj

Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..

botuar më 15-11-14 11.35.PD

Viti 2008 – Konstantin Pavllovi – krijuesi i papranuar nga pushteti komunist

“Intervistë në barkun e balenës” -   Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. -   Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. -   Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..

botuar më 15-11-07 11.10.PD

2007 – Bullgaria në BE: midis eurooptimizmit dhe euroskepticizmit

“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..

botuar më 15-10-31 11.15.PD