Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i 42-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas

БНР Новини






Të shumta janë festivalet që organizohen tek ne gjatë verës. Nga data 18 deri më 22 gusht qyteti Burgas është mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik, i cili sipas traditës organizohet për të 42-tën herë. Më shumë hollësi për pjesëmarrësit e sivjetshëm mësojmë nga Dimitër Maxharovi – drejtor i degës “Teatri Veror, Festivale dhe Koncerte”:
“Sivjet ka ansamble nga Polonia, Bosnje e Hercegovina, Turqia, Çekia, Kosova, Serbia, Qiproja dhe dy grupe nga Gjeorgjia. Nga Bullgaria prezantohet Ansambli “Pazarxhik” – një formacion profesional. Sipas traditës mbrëmja e parë e festivalit fillon me një parakalim të grupeve përmes qendrës së qytetit. Në sheshin qendror kryetari i bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij presin grupet sipas traditës së vjetër bullgare me bukë dhe kripë. Pas kësaj pjesëmarrësit prezantohen në skenën e Teatrit Veror. Tashmë u bë një traditë, se këtë mbrëmje të dorëzohet çmimi “Nestinarka”. Statuja është vepër e skulptorit Nenço Rusev. Ajo jepet për merita të mëdha në fushën e folklorit. Mbajtës i këtij dallimi në edicionin e 41-rë të Festivalit u bë profesori doktor Stefan Çapkënov. Sivjet udhëheqja e Festivalit njëzëri vendosi, që kjo dekoratë të lartë t’i jepet Ansamblit “Pazarxhik”.”

Koncertet në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas nuk jepen vetëm në skenën e Teatrit Veror. Për skenat e tjera të përgatitura nga organizatorët Dimitër Maxharov sjell më shumë hollësi:

“Kemi siguruar edhe 13 skena të tjera në të hapur. Ato janë në komplekset e banimit, në pjesën qendrore edhe në disa nga vendbanimet e afërta. Në këtë mënyrë të gjitha grupeve u sigurohet mundësia të prezantojnë krijimtarinë e tyre. Jemi me shpresë se veprimtaria e sivjetshme do të jetë një festë si për miqtë e qytetit, ashtu edhe për banorët vendas. Kemi në plan të organizojmë një mbrëmje të miqësisë, në të cilën pjesëmarrësit do të njihen më mirë me njeri tjetrin. Vizituesit do të kenë mundësi të asistojnë edhe në demonstrimin e zakonshëm të zanateve popullore. Kemi në plan, që në një takim krijues udhëheqësit e formacioneve të veçanta të shkëmbejnë përvojën e tyre krijuese.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

DEEP ZONE Project me një interpretim modern të hitit të tyre "Bullgarja"

Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..

botuar më 25-03-12 6.15.PD

Miro ua kushton “Më trego një përrallë” bashkatdhetarëve larg Bullgarisë

“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...

botuar më 25-03-11 2.20.MD

Koncert simfonik në një lartësi 2550 m tingëlloi në pistat e skive të malit Pirin

Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..

botuar më 25-03-10 9.43.PD