Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të madhe të montuar nën majë, njofton pirinnews.com.
Koncerti u mbajt i fshehtë deri në minutën e fundit për të ofruar një surprizë të këndshme për turistët e zonës. Nga maja Todorka, muzika klasike dëgjohej në të gjithë malin dhe në qytetin Bansko, thonë skiatorët që e shijuan përvojën. Orkestra “Aramis” përbëhet nga të rinj nga Gjermania dhe Bullgaria, të cilët ekzekutojnë me talent dhe emocion vepra muzikore botërore. Koncerti i tyre mes shkëmbinjve me borë ishte në harmoni me madhështinë e natyrës. Kauza e tyre është të kontribuojnë në mbrojtjen e planetit përmes muzikës, njoftuan organizatorët e koncertit.
Ky nuk është koncerti i parë që mbahet në Pirin për një qëllim të mirë. Në vitin 2021, më 26 shkurt, në majë violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vassilev ekzekutoi pjesën "Dimri" nga Vivalld. Ekzekutimi virtuoz u realizua në një violinë “Kallkani” nga viti 1714.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”