Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me 7 medalje të arta nga Lojërat Olimpike Rinore në Kinë

БНР Новини
Foto: BGNES

Lojërat olimpike kanë për qëllim të përhapin frymën olimpike dhe sportive dhe të stimulojnë aktivitetin sportiv ndër të rinjtë. Edicioni i dytë i forumit, i cili u zhvillua në qytetin kinez Nanxhin, mblodhi të rinj nga e gjithë bota. Atletët e rinj morën pjesë në 28 lloje sporti, për të treguar, se olimpiada vazhdon t’i bashkojë njerëzit.

Bullgaria mori pjesë me 27 sportistë në 14 lloje sporti. Gjatë edicionit të parë në Singapor para 4 vjetësh ajo fitoi dy medalje të arta dhe një të bronzit, por gjatë kësaj vere sukseset e mëdha të sportistëve të rinj bullgarë i gëzuan fansat dhe analizatorët sportivë. Sukseset e të rinjve bullgarë sjellin shumë optimizëm për të ardhmen e sportit në vendin tonë.

Betina Temellkova i solli dallimin e parë Bullgarisë. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në turneun e xhudos tek të reja në kategorinë deri në 52 kg. Bozhidar Andreevi fitoi medaljen e parë të artë për vendin tonë, duke fituar titullin në kategorinë deri në 69 kg në turneun për peshëngritjen. Lidija Nençeva fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Nanxhin. Ajo fitoi titullin në 10 metra me pistoletë sportive për ekipe të përziera në turneun e qitjes sportive. Medalja e tretë e artë ishte fituar nga 18 vjeçari Bllagoj Najdenov, boksier, në kategorinë deri në 81 kg. Në fushën e boksit Dushko Mihajlov fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri në 56 kg. 17 vjeçari Kirill Millov fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri në 85 kg në turneun e mundjes, stil klasik duke dëshmuar, se në këtë sport Bullgaria është një force e patundshme.

Gjimnastika artistike është sport, ku Bullgaria ka suksese serioze dhe gjimnastet tona të reja demonstruan se traditat nuk janë harruar. Elena Bineva, Aleksandra Mitroviç, Emilija Radiçeva, Sofia Rangellova dhe Gabriella Stefanova fituan medaljen e argjendtë. Në vendin e parë u klasifikua ekipi rus, ndërsa në vendin e tretë mbeti ai i Kazakistanit.

Kështu pas përfundimit të lojërave bilanci për Bullgarinë është 7 medalje të fituara. Bullgaria është e lumtur për sukseset e talenteve të saj të rinj në fushën e sportit. Olimpiada tjetër e rinisë do të zhvillohet në Buenos Aires në vitin 2018 dhe pritjet nga sportistët bullgarë do të jenë të larta. Duhet të theksojmë, se dallimet nga Nanxhini janë për disiplina, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në plotësimin e koleksionit të pasur të medaljeve të vendit. Këto medalje tregojnë gjithashtu, se rruga drejt sukseseve botërore sportive pa tjetër kalon përmes stimulimit të zhvillimit të sportit të rinisë dhe të fëmijëve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë 30 vjet nga vera e futbollit në të cilën Zoti ishte bullgar


Data është 17 nëntor 1993. Është minuta e fundit e ndeshjes mes Bullgarisë dhe Francës në stadiumin Parc des Princes në Paris, e cila duhet të përcaktojë ekipin pjesëmarrës në Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA. Rezultati është 1:1 (ku në këtë mënyrë..

botuar më 24-07-01 7.30.PD
facebook.com/groups/mursalevo

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav  Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..

botuar më 24-06-27 7.30.PD
Ljubomir Epitropov

Ljubomir Epitropov zëvendëson Petër Micin si flamurtar në hapjen e Olimpiadës

Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..

botuar më 24-06-26 6.04.MD