Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi njëqind mijë turistë nga fillimi i vitit kanë vizituar Pallatin në Ballçik

БНР Новини

Më shumë se 100 mijë turistë nga e gjithë bota kanë vizituar Pallatin dhe Kopshtin Botanik në Ballçik nga fillimi i vitit 2014. Qyteti ynë bregdetar me shtëpitë e tij të bardha të shtrira mbi bregun shkëmbor është një vend tradicional për pushimin veror të bullgarëve dhe turistëve të huaj. Por edhe gjatë tërë vitit këtu jeta vlon sepse qyteti është mikpritës i rregullt i aktiviteteve të ndryshme kulturore.

СнимкаPallati, i cili nga vet vetiu është një kryevepër unike arkitekturore, është projektuar nga arkitektët italianë Amerigo dhe Augustino për rezidencë verore të mbretëreshës rumune Marija Edinburgska në fillim të shekullit të XX, kur kjo pjesë e Bullgarisë së sotme ka qenë përkohësisht nën sundimin e fqinjës sonë veriore. Ndërtimi i kompleksit madhështor është bërë në periudhën 1924 deri në vitin 1934. Në arkitekturën e tij ndërthuren elemente të vjetra bullgare, gotike, orientale dhe mavritane. Kopshti botanik pranë pallatit është krijuar pas Çlirimit nga pushtimi rumun nga akademiku Daki Jordanov, rektor i Universitetit të Sofjes. Kompleksi është atraksioni më i frekuentuar turistik në rajon, sidomos gjatë verës, kur qyteti mbushet me mysafirë nga e gjithë bota.

СнимкаNga fillimi i vitit kompleksi arkitekturor dhe i parkut ka pritur vizitorë nga Bullgaria, Rusia, Rumania, Gjermania, Polonia, Izraeli dhe Skandinavia, të cilët janë mysafirë tradicionalë të këtij qyteti. Krahas tyre këtu kanë ardhur turistë edhe nga vende më të largëta dhe ekzotike si Kina, Japonia, Australia. Vend i preferuar nga turistët për fotografi është froni i gurtë në ish rezidencën e mbretëreshës rumune Marija.

СнимкаI shpallur si një objekt me vlerë kulturore, froni datohet nga shekulli i II dhe është sjellë këtu nga mbretëresha e Firences. Bullgarë dhe të huajë nuk harrojnë të hedhin nga një monedhë në Pusin e argjendtë, që të mund të kthehen përsëri në këtë breg piktoresk. Pusi i cili përdoret nga banorët vendas që nga shekulli i XVIII e ka marrë emrin e vet për shkak të ujit të tij të kthjellët, të argjendtë dhe gjithmonë të ftohët.

СнимкаVila “Tihoto gnezdo”(Foleja e qetë), nimfeumi, paraklisi “Shën Mëri” dhe Ura e psherëtimave gjithashtu janë ndër objektet më të vizituara në Kopshtin Botanik pranë Pallatit. Të gjitha kuriozitetet arkitekturore në kompleks, përfshi çezmat e zbukuruara me medaljone të gurta, porta të hekurta, enët prej balte dhe mbi shkrimet janë mbledhur në një katalog digjital – na sigurojnë mikpritësit e Pallatit. Kompleksi arkitekturor dhe i pakut bën pjesë ndër 100 Objektet Turistike Kombëtare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Carevo dhe qytetet turistike përreth marrin frymë me ritmin e verës edhe gjatë shtatorit

Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..

botuar më 25-09-10 7.00.PD

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD