Edhe yjet më të njohur të Holivudit vështirë mund të lavdërohen me mishërimet e tyre në shumë role për një kohë të shkurtër. Kulinari i njohur, chef Penjo Ivanov vetëm për dy muaj arriti të misherohet në beqar fshati, kositës dhe mbjellës, korrës dhe bozaxhi, muzikant dhe në shumë personazhe të tjerë. U vesh me kostume të ndryshme popullore nga rajonet e ndryshme të vendit. Dhe e gjithë kjo me idenë që në mënyrë sa më atraktive të prezantohen mënyra e jetesës, zakonet, zejet e vjetra, veshja autentike të bullgarit të dikurshëm, si edhe traditat. Për këtë qëllim ishin xhiruar dhjetëra vende nëpër Bullgarinë: qytetet Sofje, Plovdiv, Vraca, Sopot, Dobriç, Çernjovo dhe Llogodazh. Përveç fotografive, disa videospote gjithashtu prezantojnë koloritin e kostumit popullor bullgar. Fotosesioni është pjesë e fushatës “Traditat në qytet”, iniciator i së cilës është chefi Penjo Ivanov. “Çdo bullgar është ruajtës i traditave. Është përgjegjësia jonë që t’i transmetojmë brezave të ardhshëm” – është i bindur ai.
Pohon gjithashtu, se kur vishesh me një kostum popullor autentik nga cili do qofsh rajoni të vendit emocionet janë të mëdha.
“Më pëlqen secili kostum popullor – shton ai. – Është fakt, se disa janë më praktikë dhe më të rehatshëm. Për disa të tjerë te nevojitet ndihmë për të veshur. Nuk ka të tillë, për të cilat të mund të them se është kostumi im i dashur. Përveç kësaj kam të afërm dhe rrënjë në shumë rajone të vendit, kështu realisht të gjitha këto rajone më sjellim një energji të veçantë.”
Në fotosesionet e ndryshme Penjo Ivanovit u bashkohen valltarë nga shkollat vendase folklorike dhe amatorë. Në Sopot si modele për fotografit kanë marrë pjesë nxënësit e Esnafit të qytetit. “Gjithmonë gëzohem, se ka njerëz të cilët i mësojnë fëmijët e tyre të duan traditat bullgare”, thotë shefi i kuzhinës. Fushata nuk mbaron me këtë. Frymëzuesi i saj pohon, se tani për tani nuk ka afat përfundimtar, ndërsa stacioni tjetër është qyteti Smioljan dhe mali mistik i Rodopeve. Dashuria e shefit të kuzhinës Ivanov ndaj traditave bullgare është prej kohe. Ai është themelues i Asociacionit për Zhvillimin e Arteve dhe Zejeve 7. Me iniciativën e tij tashmë viti të 5 të radhës zhvillohet Festivali Kombëtar i Kulinarisë “Tryeza e larmishme për vizitë në qytetin tim”. Kjo festë për të gjitha shqisat mund të lavdërohet me mbi 80 vizita ne lokalitetet të ndryshme të vendit.
“Kulinaria është theksi – shpjegon Penjo Ivanov. – Organizojmë ekspozitë të madhe, ku prezantohen gjella tipike, të gatuar nga njerëzit vendas. Në festival ka vend edhe për kuzhinën profesionale. Mjeshtër të kuzhinës demonstrojnë atësitë e tyre, duke përgatitur specialitete të ndryshme, të cilët mund të shijohen nga vizituesit. Vend i veçantë i është kushtuar folklorit. Amatorë dhe profesionistë – valltarë ose muzikantë, prezantojnë repertorin e tyre. Jo në vend të fundit do të përmend dhe konkursin për vizatime të fëmijëve “Recetat e gjyshes”. Vizatimi më i mirë përdoret për përgatitjen e pllakatit të festivalit.”
Mjeshtër zejtarë nga tërë vendi po kështu kanë mundësi të demonstrojnë aftësitë e tyre. Element i detyrueshëm i buqetës “Tryeza e larmishme” është “tepsia e shefi”. Në të kulinari Ivanov sipas traditës gatuan fasule të shijshme, të kombinuar me shumë perime dhe proshutë të tymosur.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: A.R.I.Z.7
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..