Pas një beteje të zjarrtë, qyteti Plovdiv u zgjedh Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2019. Në vazhdim të shtatë ditëve një juri e posaçme, e përbërë prej shtatë ekspertëve evropianë dhe 6 ekspertëve bullgarë, vizitoi qytetet-pretendente për nominim nga Bullgaria – Sofja dhe Rajoni Jugperëndimor, Plovdiv, Varna, Veliko Tërnovo. Sipas rregullave dy vende, në pavarësi njëra nga tjetra, duhet të propozojnë Kryeqytetin Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019, kurse këto janë Bullgaria dhe Italia.
Qëllimi i iniciativës, e cila ka startuar gjatë vitit 1985 dhe është kthyer në trampolinë për zhvillimin regjional në Evropë, është që të dyja kryeqytetet të ndërtojnë një partneritet të fortë në sferën kulturore. Titulli i marrë, i shoqëruar me një përkrahje financiare, nuk jepet thjeshtë për një përmbledhje nga ngjarjet e zhvilluara kulturore dhe trashëgime historike. Kjo është shenjë e njohjes për këtë se, qyteti ka përgatitur programin më të mirë, që të mund të tërheqë jo vetëm qytetarët e vet, por edhe shumë partnerë të tjerë nga jashtë, të cilët ta vendosin mbi hartën kulturore të Evropës. Ja se çfarë tha Sillven Paskua – drejtuese pranë iniciativës së Komisionit Evropian për “Kryeqytet Evropian të Kulturës”:
“Do të botojmë një raport, ku me hollësi do të parashtrojmë motivet për zgjedhjen pikërisht të Plovdivit, mes qyteteve nga Bullgaria. Patëm 4 kandidatura të shkëlqyera, qytete të bukura me hapësira kulturore evropiane. Bullgaria duhet të jetë shumë e lumtur me këto vende të shkëlqyera, të cilat i propozuat. Mendoj se do të keni një kryeqytet të shkëlqyer të kulturës. Keni një trashëgimi të pasur historike, një jetë të shkëlqyer kulturore dhe institucione kulturore. Këtë të cilën po e shikojmë tani është zhvillimi i organizatave të pavarura joqeveritare, të cilat synojnë të zhvillojnë një mendim kreativ. Kjo është diçka shumë e mirë, të cilën e zbuluam në vendin tuaj. Përveç kësaj bën përshtypje bashkë uniteti midis Bullgarisë dhe vendeve të tjera partnere. Kjo po kështu sjell ndryshim në zhvillimin e vendit tuaj.”
Botuesi i njohur i Plovdivit Manoll Pejkov është anëtar i fondacionit “Plovdiv 2019”, i cili më shumë se dy vjet punon për suksesin e qytetit dhe për kandidaturën e tij për “Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019”: “Është fakt se përpjekjet ia vlenin. Këto dy vjet ia përkushtuam punës mbi programet, idetë për infrastrukturë të qytetit, për ndryshime, të orientuara drejt njerëzve të cilët jetojnë në këtë qytet. U përpoqëm ta vëmë kulturën në qendër, dhe jo në periferi, ku ajo tek ne më shpesh është e shtyrë. Këto janë mësime shumë të vlefshme për çdo një nga qytetet, me të cilat jemi në konkurrencë. Unë nuk bëj iluzion, se me zgjedhjen tonë përfundon çdo gjë. Përkundrazi, tani fillon çdo gjë. Fondacioni, i cili drejton të gjithë kandidaturën e Plovdivit, është e pavarur nga drejtoria e qytetit. Ajo është e përbërë vetëm prej qytetarëve. Kurse më e vlefshmja, të cilën do ta arrijmë me punën gjatë 5 vjetëve të ardhshme është ta kthejmë Plovdivin qytetarëve të tij, kurse kjo është e vlefshme për çdo një qytet në Bullgari. Problemi është se qyteti, nuk është më vendi ku njerëzit mblidhen, që të zgjidhin dhe të marrin pjesë në fatet e shtëpisë së vet – qyteti. Prezantimi i kandidaturës së Plovdivit ishte një kombinim shumë i mirë midis mendjes dhe zemrës njëkohësisht. Ishim krejtësisht të ndershëm dhe gëzohem shumë se, kjo është vlerësuar nga juria. Ne ishim edhe shumë të guximshëm. Propozuam projekte serioze në geton e romëve në Plovdiv, që është më e madhe në Evropë, me mbi 40 mijë veta popullsi. Pavarësisht se tema për romët të jetë një pjesë e vogël nga të gjitha të parashtruara në kandidaturën tonë, pjesa më e madhe e pyetjeve të jurisë, ishin në këtë drejtim. Kur vizituam me ta geton, ata u mahnitën nga mikpritja, nga gjendja e mirë shpirtërore aty dhe nga fakti se, ky vend nuk është i rrezikshëm, siç e ndërmarrën njerëzit geton në Evropën Perëndimore. Do të jetë vështirë, por shpresoj se përmes artit ne mund të arrijmë ndryshim dhe aty. Ky integrim, për të cilin flitet shumë, por mbi të shikohet vetëm përmes prizmash politike, për këtë se romët qëndrojnë diku më poshtë se bullgarët. Ne kemi një pikëpamje tjetër, kurse ajo është se, romët janë njerëz, të cilët jetojnë përmes muzikës dhe artit. Në qoftë se mund të përdorim këtë si trampolinë, që t’i afrojmë dhe t’i lidhim me pjesën tjetër të qytetit, do të qe e shkëlqyer për të ardhmen e të gjithë qytetit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..