Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Transformimi” i monumenteve të së kaluarës së afërme

БНР Новини

Të rinjve të Organizatës “Transformatorët” u pëlqen të krijojnë, të projektojnë dhe të ndryshojnë hapësirën urbane. Këta janë arkitektë të rinj të cilët tashmë pesë vjet realizojnë idetë e tyre krijuese. “Transformatorët” u popullarizuan në vend sidomos pas idesë për të pikturuar panelet e vjetra elektrike në rrugët kryesore të Sofjes. “Fillimisht njerëzit na shihnin me skepticizëm, por së shpejti ideja jonë u bë njëri nga projektet më të dashura artistike për kryeqytetasit”, kujton arkitektja e re Gergana Tileva, e cila është anëtare e Organizatës “Transformatorët”. Cili, sipas saj, është mjedisi i përkryer urban?

“Ky do të ishte diçka në mes të Parisit dhe Londrës. Parisi është si një kartolinë poste. Aty ndodhin gjëra të reja dhe interesante, por gjithsesi të bazuara në politikën konservatore, e cila politikë përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore. Derisa Londra është një qytet tepër dinamik, ku ndodhin gjërat moderne në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe artit. Parisi sikur e ka përqafuar të kaluarën, kurse Londra – të ardhmen. Duhet të gjejmë mesin e artë. Nga njëra anë është historia dhe trashëgimia kulturore, pra kartëvizita e Sofjes, dhe nga ana tjetër – është improvizimi që mjedisi urban të duket edhe më dinamik.”

“Kambanat”Vitin e fundit transformatorët improvizuan me monumentet e së kaluarës së afërme të cilat monumente janë ngarkuar me asociacione kontradiktore. Monumenti i parë i rinovuar ishte “Kambanat” në kryeqytet, ku dikur gjatë periudhës së socializmit organizohej asambleja për fëmijët “Flamuri i paqes”. Që të drejtojnë vëmendjen te ky monument i harruar, “transformatorët” bënë aty një eksperiment muzikor, shoqëruar nga një sërë punishtesh dhe lojërash për fëmijët.

“1300 vjet Bullgaria”Monumenti tjetër i cili mori formë tjetër ishte “1300 vjet Bullgariа” para Pallatit Kombëtar të Kulturës. Është për t’u përmendur se ky monument është njëri nga më të diskutueshmet dhe për të cilin ende nuk ka konsensus shoqëror. Sipërfaqja e sipërme e monumentit u transformua në një ekran projektori për video klipe.

“Ne mendojmë se monumenteve të vjetra mund t’u japim jetë të re përmes artit bashkëkohor – thotë Gergana. – “Projekti “Revizioni” i cili është i artit të teknologjisë së lartë, lidhur me animacionin 3D tregon se mund ta transformojmë energjinë negative në të pozitive. Pra, me anë të teknikës digjitale mund të shndërrojmë gjërat e vjetra në gjëra interesante dhe njëkohësisht aktuale për kohën tonë.”

Aleksandër, anëtari tjetër i Organizatës “Transformatorët” shton: “Kjo që mungon, sipas nesh, kur flasim për trashëgiminë kulturore nga e kaluara e afërme është një dozë humori dhe imagjinate. Ndonjëherë temat shtrohen në mënyrë shumë radikale,  mjedisi urban diskutohet jo drejtë dhe rinia e “adopton” atë pa pasur parasysh mesazhin e monumenteve që na rrethojnë. Për mendimin tonë qytet pa histori s’mund të ekzistojë. Duhet të ketë gjurmë të kohërave të ndryshme dhe pikërisht arti bashkëkohor përmes teknologjisë së re jep mundësi për përvetësimin e drejtë të mjedisit urban.”

Së shpejti projekti “Revizioni” do të transferohet te baza e kanotazhit në Liqenin Pançerevo afër Sofjes, në veçanti te tabela informuese, e cila ngrihet si një fantazmë e së kaluarës.

“Ideja është që në këtë vend të bëhet 3D mapping. Do të eksperimentojmë me spërkatëse me ujë, të cilat duhet të formojë dy erashka uji nga do të projektohet – sqaron Aleksandri. – Liqenin Pançerevo e kemi zgjedhur, sepse duam të ringjallim vendet e harruara por vende me potencial në rajonin e Sofjes. Nuk është e rastit se kësaj radhe e drejtojmë vëmendjen te periferia e kryeqytetit sepse ajo nënvlerësohet. Në fakt periferia është shumë e favorshme për shëtitje dhe programe kulturore.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë dhe spoti janë ofruar nga Organizata “Transformatorët”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD