Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Italiani Nicola Zambelli dhe bullgarja Maria Makedonska na kujtojnë përmes një filmi se sa e rëndësishme është të kemi një lidhje me të kaluarën

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska
Foto: OKO - International Ethnographic Film Festival

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë dixhitale, për të cilin botët magjike të librave prej letre janë mbyllur në ndonjë dollap, ta shikojë të shkuarën nga një këndvështrim tjetër, të rizbulojë lidhjen me paraardhësit e tyre dhe qëllimin që kanë në jetë.

I konceptuar si një udhëtim në kërkim të lidhjes midis babait dhe vajzës, dokumentari "DAMORE" - "Për dashurinë" i regjisorit Nicola Zambelli dhe poetes dhe shkrimtares Maria Makedonska arrin të rikrijojë diçka jo më pak të rëndësishme - lidhjen e njeriut me rrënjët e tij. Kaseta na kthen pas në kohë duke na kujtuar rëndësinë e tyre në një mënyrë të pritshme, por të habitshme, duke paraqitur një nga ritualet e shumta bullgare - lutjen për shi për të mbrojtur të mbjellat nga thatësirat e verës. Në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, ajo ka emra të ndryshëm - German, "flutur" dhe të tjerë:
"German besohet të ketë qenë një person i vërtetë që ka vdekur, ndërsa gratë besimtare duhet të bënin një kukull që simbolizonte imazhin e tij dhe ta vajtojnin. Kjo ndodhte gjithmonë pranë një lumi, pasi ato shpresonin të ishin në gjendje të thërrisnin përsëri shi dhe bollëk për prodhimet, të cilat u thanë pas vdekjes së tij”, na tregon Maria.

Por tregimi kinematografik na jep shtresë përtej të dukshmes:

"Ne u përpoqëm të tregonim për ushqimin e shpirtit që sjell ky rit. Ne donim të kthenim për pak rininë drejt nesh, përmes imazhit të një vajze që vjen nga pylli dhe pesë grave nga një fshat i Ballkanit që kujdesen për të sikur po kujdesen për rininë e tyre. Në momentin kur ajo largohet përsëri në pyll, ne shohim ciklin e jetës - fëmijërinë, rininë dhe pleqërinë - shpjegon Maria Makedonska në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe shton se rituali i lidhjes me një person tjetër, që nënkuptohet edhe në film, nuk është i rastësishëm: - Ne donim të tregonim se fazat që kalon një person lidhen gjithmonë me marrëdhënien e tij me njerëzit e tjerë. Nëse në fillim jemi fëmijë dhe kujdesen për ne, dhe jeta është më e lehtë dhe e shkujdesur, vjen një moment që bëhet më e vështirë dhe e mbushur me përgjegjësi, gjë që ndodh pas dasmës. Gratë na treguan për një ritual ku vendosen rroba mbi një karrige dhe më pas stoli ngrihet në qiell, por ne nuk e përdorëm sepse përdorej në rastet e vdekjes. Megjithatë, për shkak se ne po kërkonim lidhjet midis jetës dhe vdekjes dhe gjithçkaje të përjetuar më parë, ne përdorëm veshjen e dasmës si një moment historik në jetë."
Nicola Zambelli
Ritet bullgare “magjepsin” edhe italianin Nicola Zambelli. Ai erdhi në vendin tonë për herë të parë 20 vjet më parë dhe që atëherë është rikthyer disa herë për periudha më të gjata ose më të shkurtra kohore, duke punuar në projekte të ndryshme filmike. Njëri prej tyre e lejoi të jetonte në Pernik për dy muaj, ku krijoi një film kushtuar ndryshimeve që ndodhën në qytet pas vitit 1989. Ai u takua me Marian falë nismës "Baba Residence" (Rezidenca Gjyshja), e cila lidh të rinjtë me të moshuar nga fshatrat e zonave të ndryshme të Bullgarisë dhe kështu kontribuon në ringjalljen dhe ndryshimin e tyre. Gjithashtu, teksa bisedojnë me të moshuarit, të rinjtë mësojnë më shumë për mënyrën e tyre të jetesës, traditat dhe mënyrën e të menduarit. Në një gjuhë shumë të bukur bullgare, italiani na tregoi përvojën e tij në fshatin veriperëndimor Pavollçe në kërkim të ritualeve që shoqëria moderne i ka harruar:

"Baba Residence" më lejoi të kthehesha përsëri këtu dhe të vazhdoja studimin tonë për fshatrat që ndodhen në Bullgarinë veriore dhe ritualet e tyre, të cilat gradualisht kanë filluar të zhduken. Në të njëjtën kohë, ne donim, përveç fotografimit të njerëzve që na tregonin për ritualet, të bënim diçka së bashku me ta. Ne regjistronim historitë e tyre, këngët që këndonin dhe më pas shkruanim diçka për t'i mbajtur si kujtim - një poezi ose një lutje. Sepse arti, sipas meje, lidhet me lutjen. Unë mendoj se kur shkruan një histori, ajo ka fuqinë të ndryshojë diçka në botën përreth nesh."

Foto: OKO - International Ethnographic Film Festival, arkiva personale, Facebook /Nicola Zambelli I Filmmaker, Baba Residence
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD