Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku “Vrana” – aksent në programin e Ditës së Sofjes

БНР Новини
Foto: parkvrana.com

Aktivitetet kulturore në parkun e bukur të ish rezidencës mbretërore “Vrana” janë ndër theksat në programin e sivjetshëm festiv me rastin e Ditës së Sofjes, 17 shtatorit, kur shprehet nderi ndaj Shën Sofjes dhe tri vajzave të saj Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria). Gjithnjë e më shumë aktivitete zhvillohen në të hapur, vuri në dukje zëvendëskryetari i bashkisë së Sofjes për kulturën Todor Çobanov, duke na rikujtuar dhe disa prej adresave të tyre të përkohshme – ekspozita në urën e të dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe në kopshtin para Klubit Ushtarak, koncertet në skenën në të hapur në Kopshtin e Borisit dhe në kopshtin para Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Në vigjilje të festës nën qiellin e hapur në parkun Vrana zhvillohet edicioni i parë i Festivalit “Ndaje muzikën – mbrëmje në pallatin “Vrana”, me pjesëmarrjen e Filarmonisë së Sofjes”. “Në këtë park organizojmë ngjarje të tilla për herë të parë – nënvizon zoti Çobanov. – Para disa vitesh e shndërruam parkun e Akademisë Ushtarake në Sofje në një vend të përshtatshëm për shfaqje operistike dhe të baletit në të hapur. Tani për herë të parë ofruam edhe në parkun “Vrana” një program më serioz me koncerte të mëdha klasike, të cilat paraqitin më të mirën e muzikës klasike evropiane. Shpresojmë që vitin tjetër programi veror kulturor në parkun e pallatit “Vrana” të bëhet traditë në qytetin tonë.”

Disa ditë para festës, përsëri në parkun “Vrana”, u paraqit për herë të parë edhe një koleksion prej dhjetë karrocash mbretërore, të cilat tashmë janë pronë e Muzeut të Sofjes. Më 17 shtator sofjanasit mund të shohin një prej tyre. Ajo do të lëvizë në bulevardin “Vitosha” me karrocierë dhe udhëtarë të veshur me kostume historike.

“Në vitin 1893 kjo karrocë iu dhurua nga princesha Klementina mbretit Ferdinand për dasmën e tij me Maria-Luizën – na shpjegoi zëvendëskryetari i bashkisë së Sofjes. – Nga tërë koleksioni ajo ishte në gjendje më të mirë. Këto karroca të vjetra kanë një fat të rëndë. I kanë përdorur në qendrën kinematografike “Bojana” dhe shumë kohë kanë mbetur në garazhin e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes. Morëm vendim për restaurimin dhe lëshimin e saj në eksploatim në Ditën e Sofjes.”

СнимкаIdeja është që sa më shpejt karrocat e koleksionit të mbretit të mund t’i shëtitin turistët nëpër shtigjet e parkut “Vrana”. “Kemi plane të tilla – e ripohon këtë zoti Çobanov. – Por para kësaj duhet t’i restaurojmë këto karroca dhe ky nuk do të jetë një proces i lehtë, sepse shumë prej tyre janë në një gjendje shumë të keqe. Jo të gjitha pjesët dhe materialet e domosdoshme për këto karroca ndodhen në Bullgari. Që tani jemi të qartë se ato do të importohen nga jashtë. Na pret një punë shumë e rëndë, por megjithatë gëzohemi se pas të gjitha peripecive Muzeu i Sofjes më në fund arriti t’i marrë prapë nga garazhi i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes këto karroca të vjetra.”

Aktualisht tri prej karrocave mbretërore ndodhen në depon e Muzeut të Historisë të Sofjes. Për një prej tyre u mor vendim që të përfshihet në ekspozitën e përhershme të Muzeut, i cili do të hapet vitin tjetër. Kjo është një karrocë luksoze, e përdorur nga mbretëresha frënge Maria-Antoaneta. Pas kësaj i është dhuruar mbretit bullgar, i cili është i afërm i saj nga fisi i Burbonëve.

“Karroca është unikale në koleksionin e muzeut tonë. Është bërë për mbretëreshën frënge dhe pas kësaj i është dhuruar mbretit Ferdinand për dasmën e tij. Në Bullgari karroca ndoshta është përdorur vetëm një herë. Prandaj është ruajtur shumë mirë dhe mund të lëvizë. Por për faktin se është e praruar dhe është një eksponat shumë i vlershëm u mor vendim për vendosjen e saj brenda muzeut. Ajo është në komplet me një garniturë për 6 kuaj, e cila është punuar në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi:dnevnik.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD