Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java evropiane e mobilitetit në Sofje

Foto: BGNES

Si çdo vit gjatë shtatorit BE u bënë thirrje qyteteve të komunitetit të ndajnë një javë për refleksion mbi çështjet e mobilitetit në qytet dhe më në veçanti të eksperimentojnë variante për mospërdorimin e përkohshëm ose kufizimin e automjeteve. Sivjet rreth  2 000 qytete evropiane u përfshinë në Javën Evropiane të mobilitetit, e cila kaloi nën moton “ Rrugët tona, zgjedhja jonë”. Apel për të inkurajuar  njerëzit të “rikthejnë” mjediset  në qytet dhe të krijojnë qytetin, në të cilin duan të jetojnë. “Për një kohë të gjatë automjetet personale përcaktonin mënyrën sipas së cilës planifikoheshin qytetet. Por sot  çdo vit  ekonomitë tona humbasin rreth 100 mlrd euro për shkak të trafikut të madh, të mos flasim për pasojat për motin dhe shëndetin e njerëzve” – deklaroi në hapjen e Javës zëvendëskryetari i KE Siim Kalas, që përgjigjet për transportin. Ndërsa kolegu i tij për mjedisin Janez Potoçnik shtoi, se “kur bëhet fjalë për mobilitetin personal, në të vërtetë kemi zgjedhje, ndërsa zgjedhja e mirë ushtron ndikim të ndjeshëm mbi shëndetin tonë dhe cilësinë e jetesës”. Kështu që le të zgjedhim ajër më të pastër dhe hapësira urbane, që janë të ndërtuar për njëzetit. Qytetet janë për qytetarët, jo për automjetet”.

  Sofja është njeri prej qyteteve, të cilët me siguri kanë nevojë të lirohen nga pjesë prej automobilave të tyre,  pasi është edhe kryeqyteti me ajrin më të ndotur në BE. Vitet e fundit interes të madh gjatë Javës së mobilitetit gëzojnë aktivitetet që janë lidhur me nismën globale PARK (ing) Day- shndërrimin për një ditë të parkingjeve në zona të gjelbra ose vende për dëfrime. Ndoshta për këtë,  se parkingjet publike në Sofje janë shumë pak dhe automobilat tashmë kanë pushtuar  pjesën më të madhe të trotuareve dhe korsive pranë tyre.  Ditën e fundit të javës, më 19 shtator, në 28 vende të Sofjes  zonat për parkim ndryshuan destinacionin e tyre. Një piano e madhe ishte vendosur  në parkingun pranë Galerisë Kombëtare Artistike. Në vend tjetër në qendër, në rrugën “Sllavjanska” ishte improvizuar një kopsht i vogël me  lule, gurëza dhe ujë, kushtuar mësuesit të madh shpirtëror bullgar Petër Dënov. Ishin ekspozuar dhe 5 komplete ushtrimesh të tij për shpirtin dhe trupin. Jo larg këtij vendit banorët e Sofjes mund të merrnin pjesë në përgatitjen kolektive të  ajvarit, specialiteti i dashur i gjysheve tona  gjatë vjeshtës. Ajo i ishte kushtuar 40 vjetorit të shpikjes bullgare të pajisjes për pjekjen e shpejtë të specave,   të quajtur – çushkopek.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD