Sipas Evrostatit, pylli bullgar është njëri prej pak pyjeve në Evropë, të cilët zgjerojnë përpjesëtimet e tyre. Por ka dëshmitarë të cilët pohojnë, se pyjet priten mizorisht. Është paradoksale, se edhe të dy pohimet janë të drejta, por kërkojnë sqarim. Për shkak të rrënimit të bujqësisë bullgare gjatë 25 vjetëve të fundit, shumë territore në rajonet malore u mbuluan me pyje të reja që po zgjerohen. Në të njëjtën kohë mbrojtësit e natyrës dhe adhuruesit e malit si profesori i matematikës Mihail Konstantinov alarmojnë, se pyjet po pakësohen nga brenda nga prerja e pemëve shekullore. Por kjo tablo e dytë, mbetet e fshehur për statistikën.
Raport për prerjet e paligjshme, përgatitur nga WWF-Bullgari, ndjek skemat për nxjerrjen dhe përpunimin e paligjshëm të drurit në të gjitha etapat e prerjeve të planifikuara, përfshi transportimin dhe shitjen e lëndës drusore. Dhe e gjithë kjo është fshehur mirë në dokumentacionin. Sipas analizës çdo vit shteti humb nga 50 mln euro nga prerjet e paligjshme.
“Volumi vjetor i prerjeve të paligjshme arrin në një të katërtën prej 7 mln metrave kub të lëndës drusore që përpunohet në përgjithësi – deklaroi para gazetarëve Nelli Donçeva, udhëheqëse e programit “Pyje” në WWF-Bullgari. – Për krahasim me raportin tonë të mëparshëm nga viti 2005 konstatojmë një farë ulje të prerjeve të paligjshme. Por problemet mbeten dhe dëmet janë serioze. Në këtë rast nuk arritëm të japim një shprehje financiare të prerjeve të paligjshme si humbje e shërbimeve ekologjike që ofron pylli – funksionet e tij për ruajtjen e rregullimin e ujërave, për mbrojtjen e dheut nga korrozioni.
Sipas fjalëve të inxh. Aleksandër Dunçevit, ekspert në WWF-Bullgari, ka ulje në prerjet masive të pemëve nga romët, por nga ana tjetër janë përsosur skemat e korrupsionit brenda sistemit të pyjeve. Thelbi i problemit është presioni i korruptuar politik, pohon specialisti në fushën e pylltarisë, presion i cili gjen mundësi të injorojë dokumentet normative. I tillë është fakti, se në një institucion si Ministria e Bujqësisë janë përqendruar funksionet ekonomike dhe kontrolluese për pyjet, d.m.th. ai duhet të vetkontrollohet. Efektiviteti i sanksioneve po kështu është dekurajues – administrata mbledh mezi 14% prej gjobave të kundërvajtësve.
“Afro 90% prej kundërvajtësve ndihen të pandëshkuar – komenton inxh. Dimitër Bakallov, shef i drejtorisë “Ruajtja e pyjeve” në Agjencinë Ekzekutive për Pyjet. – Ka recidivistë, të cilët janë kapur 22 herë brenda një viti pa paguar gjobat. Si do të ketë frikë dhe si të mos përsëriten incidente të tilla.”
Shqetësim më të madh shkakton fakti, se pylli humb pemët e tij më të vlefshme, pemët më të vjetra, të cilat sjellin, kuptohet, fitim më të madh. Për këtë qëllim përdoren mënyra nga më të ndryshmet për markimin e pemëve për prerje, para të cilave organet kontrolluese shpesh herë mbyllin sytë – shpjegon Aleksandër Dunçev. Produktiviteti i pyllit të ri është i ulët, ndërsa për rimëkëmbjen e pyllit nevojitet një shekull i tërë.
Një problem në ekonominë tonë pyjore kohën e fundit që vihet re është pakësimi i pemëve të vjetra, aktualisht dominojnë mbjelljet e reja dhe mesatarisht të vjetra, pohon Zëvendësministri i Bujqësisë në qeverinë teknike doc. Georgi Kostov.
Në bashkëveprim me mbrojtësit e natyrës dhe organizatat e tjera civile ekipi i inx. Kostovit parashikon seri masash për evitimin e prerjeve të paligjshme. Në sajtin e Agjencisë Ekzekutive për Pyjet tashmë janë shpallur publikisht të gjitha lejet e dhëna për prerjet e ligjshme. Nga 15 shtatori i këtij viti të gjithë kryetarët e bashkive janë të detyruar t’i vendosin në vend publik në vendbanimet e tyre. Kështu shoqëria e gjerë mund të kuptojë lehtë cilat prerje janë legale dhe cilat ilegale. Është parashikuar që në vitin 2015 të aplikohet biletë elektronike për nxjerrjen dhe grumbullimin e materialit drusor, e cila nuk mund të korrigjohet dhe në këtë mënyrë do t’u jepet fund abuzimeve të deritanishme. Propozohet edhe ndryshim në Kodin Penal dhe zbatimin i ushtrimit të punës në dobi të shoqërisë për shkelësit, të cilët nuk mund të paguajnë gjobat.
Synime të mira dhe të shumta. Le të shpresojmë, se nuk do të mbeten deri sa është në pushtet qeveria teknike. Bile Zëvendësministri Kostov nuk është optimist i madh në këtë drejtim. Sepse klasa politike deri tani gjithmonë e ka konsideruar pyllin si një mundësi për përfitim të shpejtë. Para pak kohe u bë publik informacioni për një skeme 19/45, sipas secilës çdo muaj më datën 19 shefat e ekonomive pyjore u kanë dhënë nga 45 mijë leva (23 mijë euro) zëvendësministrit përkatës, para që janë lidhur vetëm me prerjet e paligjshme. Prandaj inxh. Kostovi i bën thirrje shoqërisë për vigjilencë më të madhe.
“Në shume vende ka frikë të madh ndër nëpunësit në ekonomitë pyjore – komenton Zëvendësministri. – Ka vendbanime të vogla, ku pylli është i vetmi burim i sigurimit të bukës së gojës për njerëzit dhe ata kanë frikë të mos humbasin punën e tyre. Janë të detyruar të heshtin, të mbyllin sy edhe kur nuk janë dakord me atë që ndodhet. Prandaj u bëj thirrje shoqërisë civile të jetë në terren dhe të jep sinjale për abuzimet.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..