Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkthimi – gjuha e Evropës

БНР Новини
Foto: arkiv

Me iniciativë të Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari dhe të Asociacionit Bullgar të Agjencive Profesionale të Përkthimeve në parkun “Zaimov” në Sofje do të shënohen solemnisht dy festa të rëndësishme dhe të lidhura njëra tjetrën: Dita Evropiane e Gjuhëve – 26 shtatori dhe Dita Ndërkombëtare e Përkthyesit – 30 shtatori. Sot në botë flitet në mbi 200 gjuhë. 24 prej tyre janë zyrtare në BE. Siç thotë me shaka Umberto Eko, “Përkthimi është gjuha e Evropës”.

Përkthimi është ura midis popujve dhe kulturave, përmes së cilës na çon përkthyesi në botën e përbashkët evropiane dhe botërore. Ajo është mënyra që të ruhemi dhe të pasurojmë shpirtërisht identitetin tonë kombëtar, thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë Cecka Radeva nga Këshilli Drejtues i Asociacionit Bullgar të Agjencive Profesionale të Përkthimeve, anëtare e Bordit të Bashkësisë Evropiane të  Përkthyesve dhe themeluese e një agjencie për përkthim. Me rastin e festës së vet profesionale Asociacioni organizon një debat me temë: “Të jesh përkthyes – mundësi dhe sfida”.

“Për ne – njerëzit me këtë profesion, gjuha është jo vetëm puna jonë, ajo është diçka e shenjtë, një gjë që ne e respektojmë dhe e vlerësojmë shumë – pohon Cecka Radeva. – Profesioni “përkthyes” u zhvillua shumë gjatë viteve. Ai u bë gjithnjë e më teknologjik, mundësitë janë gjithnjë e më shumë. Në Evropën e Bashkuar flitet në shumë gjuhë dhe njerëzit nuk mund të merren vesh në qoftë se flasin në gjuhë të ndryshme. Do të citoj Vili Brand (1913-1992) – kancelarin e Republikës Federative të Gjermanisë (1968-1974) dhe mbajtësin e Çmimit të Nobelit për Paqe 1971. Ai thonte: “Në qoftë se unë blej diçka prej teje, ti duhet të flasësh në gjuhën time. Por në qoftë se unë të shes ty diçka – unë jam i detyruar të flas në gjuhën tënde.”

Çfarë duhet të bëj përkthyesi, që t’u përgjigjet kërkesave të botës moderne?

“Përveç se duhet të zotëroj shumë mirë gjuhën e vet amtare, që është kushti i parë dhe më i rëndësishëm, ai duhet të dijë shumë mirë edhe gjuhën e huaj – është e mendimit znj. Radeva. – Por edhe të ketë kulturën e domosdoshme për gjuhën, në të cilën përkthen, të ketë përvojën terminologjike, të mund të përkthejë jo vetëm fjalët, por edhe kuptimin e gjuhës, pasurinë e saj.”

Në sa gjuhë ka përkthyes në Bullgari?

“Asociacioni Bullgar i Agjencive Profesionale të Përkthimeve dhe Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” zhvilluam një studim para pak kohe për tregun e përkthimit në Bullgari – tregon znj. Radeva. – Përveç agjencive të përkthimeve, të cilat aktualisht janë mbi 1000, kemi dhe përkthyes të lirë, që janë shumë të mirë. Praktikisht në tregun tonë janë paraqitur pothuaj të gjitha gjuhët evropiane dhe botërore. Por kërkimi i përkthimit është kryesisht nga dhe në gjuhët evropiane dhe është lidhur me aderimin tonë në BE dhe me faktin se tashmë jemi anëtarë të BE-së, si dhe me përkthimin e legjislacionit dhe me shumë akte administrative të BE-së. Ato përkthehen vazhdimisht. Nuk desha të lërë mënjanë letërsinë artistike, e cila paraqet kulturën dhe pasurinë e një populli. Përkthyesit janë pikërisht ata, të cilët e vendosin urën midis kulturave të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD