Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëspresidentja Margarita Popova: Shekulli i tanishëm është shekull i ndryshimeve radikale

БНР Новини
Foto: BGNES

Shekulli i tanishëm është shekull i ndryshimeve radikale. Këtë e tha zëvendëspresidentja Margarita Popova në forumin i cili i përkushtohet “Të ardhmes së diplomacisë evropiane”.

“Menaxheri që dje, sot nuk është në gjendje as si dije, as si përvojë dhe moral të perceptojë ditën e sotme të re historike dhe ta rindërtojë në vetëdijen e shoqërisë njerëzore në renditjen për liri, siguri dhe demokraci – nënvizoi znj. Popova – Sot debati është për botën tonë të re, të cilën duhet ta rimendojmë dhe të heqim dorë të drejtojmë me klishetë e humbura gjatë dekadave të kaluara dhe të zbehta, të cilat shërbenin disa, i liruan nga mëkati dhe morali, por ngarkuan të tjerë.”

Konfliktet duken vetëm si të vizatuara territoriale, por janë në gjendje të ndezin shkatërrimi global asgjësues, shënohet në analizë. Reagimet nuk janë adekuate, mungon lidershipi inteligjent, veshur me dije, përvojë dhe përkushtim ndaj mirësisë shoqërore, deklaroi zëvendëspresidentja. Ajo shtoi se, bashkësia ndërkombëtare, e ngarkuar me dhjetëra dhe qindra strategji dhe programe për mirëqenie dhe rritje ekonomike, duhet të zgjohet kundër së keqes më të tmerrshme – dhunës, luftës, asgjësimit.

“Mjerisht njerëzit nuk janë të arsyeshëm dhe të predispozuar drejt kompromisit paqësor dhe arsyes së shëndoshë, siç shpreson për amerikanët Henri Kisinxhër – pohoi Margarita Popova. – Pavarësisht se demokracia, paqja, drejtësia të jenë kthyer, përsëri sipas tij, në një ëndërr të shumëpritur, por pse jo dhe në një realitet të përgjithshëm. Ai thotë se Evropa akoma nuk është pajisur me atributet e shtetësisë. Kurse politika e jashtme synon të pajtojë qëllimet kundërvënase kombëtare dhe idealet për një rregull botëror.”

Sipas zëvendëspresidentes, ideja unike evropiane nuk ka sesi të rastisë, derisa Evropa Juglindore nuk njihet dhe nuk pranohet e tillë, siç është. “Në mënyrë të përshpejtuar filluam të ndahemi në periferi dhe rrethe të përqendruara – bashkimi monetar, migracioni, Shengen, të cilët na prekin ne dhe Rumaninë. Evropa Juglindore është një pjesë nga Kontinenti i Vjetër”, nënvizoi znj. Popova.

Në forum morri pjesë diplomati nga karriera Ljubomir Kjuçukov.

“Tanimë katër vjet sekretari amerikan i shtetit, kushdo që të jetë ai në këtë moment, mund t’i gëzohet komfortit, për të cilin Henri Kisinxhëri ëndërronte përpara më shumë se 30 vjetëve – deklaroi diplomati. – Të ketë telefon, në të cilin të mund të telefonojë në Bruksel, kur do që të informohet për pozitën e Bashkimit Evropian mbi ndonjë çështje të politikës së jashtme. Me krijimin e postit të Përfaqësuesit Suprem të Bashkimit Evropian mbi politikën e jashtme dhe sigurinë dhe Zyrës Evropiane për Veprimtari të Jashtme, Bashkimi Evropian bëri hapin e mundshëm në këtë etapë drejt koordinimit të pozitave të jashtme politike të vendeve anëtare dhe një artikulim unik të pozitave të ngjashme. Kjo nuk duhet të përzihet me formulimin dhe zhvillimin e një politike unike, aleate, ose të bashkësisë të jashtme. Si fillim politika e jashtme dhe politika e sigurisë nuk janë pjesë nga politikat e përbashkëta dhe mbeten në sferat e të drejtave të veçanta fuqiplota të shteteve të veçanta. Me fjalë të tjera koordinim ka, por një politikë unike të jashtme nuk ka. Pjesa më e madhe e analizatorëve, më në veçanti ata, të cilët e venë aksentin mbi problemet e sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare janë të aftë të shikojnë në këtë dobësi. Unë do të thosha, se në dobësi fshihet dhe forcë. Pozitat e Bashkimit Evropian asnjëherë nuk janë përfundimtare, në ecurinë e konsultimeve majat e mprehta lëmohen dhe vendimet mbajnë në vetvete pozitivizmin e forcës së butë. Kjo, nga ana tjetër, shpesh i lejon të jetë mjaft efektiv në zgjidhjen reale të problemeve, duke u bazuar mbi peshën politike të 28 anëtareve të cilat njëherë kanë votuar pozitat e veta.”

Ku qëndron Bullgaria në këtë kompleks të ndërlikuar?

“Mjerisht, ne më tepër marrim pjesë fizikisht, sesa jemi pjesëmarrës, më në veçanti gjatë viteve të fundit – përgjigjet Ljubomir Kjuçukov. – Bullgaria nuk ka mundët të realizojë pritjet e partnerëve tanë në Bashkimin Evropian dhe të luajë një rol aktiv mbi bazën e një ekspertize ekzistuese, pozita dhe kontakte gjatë formimit të pozitave të veçanta në Ballkan, regjioni i Detit të Zi dhe hapësira post-sovjetike. Për periudha të gjata politike, dhe jo eksperte-diplomatike i kthyem shpinë këtyre regjioneve. Ne tanimë nuk jemi faktor gjatë shqyrtimit të pozitave në Bashkimin Evropian mbi këto çështje, por kënaqemi të ndjekim tendencën e përbashkët. Rezultati është se, gjithnjë e më pak interesohen nga pozitat tona, në ndryshim nga vitet që nga fillimi i ndryshimeve e këtej, për shembull gjatë kohës së krizës në Ballkanin Perëndimor, Kosovë e kështu me radhë. Bile kur presidenti Bush mbërriti në Sofje, ai erdhi me deklaratën: “Erdha të pyes për pozitën bullgare rreth Kosovës”. Kjo nuk ishte kurtuazi. Natyrisht që kthesë do të ketë atëherë, kur do të fillojmë të mendojmë për veten tonë si: ne nga Bashkimi Evropian dhe jo ata nga Bashkimi Evropian.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapiten Marin Marinov

U hap një hetim para gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Gaza

Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..

botuar më 25-08-07 3.33.MD
Diana Hjusein

Figura publike bënë thirrje që Bullgaria të mos heshtë për situatën në Gaza

Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të..

botuar më 25-08-04 4.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Përmes Bullgarisë dhe Rumanisë kaloi gazi i parë azer për Ukrainën Kompania shtetërore energjetike e Ukrainës "Naftogaz" nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me korporatën shtetërore të naftës dhe gazit të Azerbajxhanit SOCAR për import..

botuar më 25-08-02 7.00.PD