Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë me vrasjen e një personi që ka mbrojtje ndërkombëtare (neni 116 i Kodit Penal). Avokati Spasov bëri të ditur se hetimi iu caktua hetuesit Jasen Todorov, gjatë një konference për shtyp ku u prezantua edhe apeli i shoqërisë bullgare, figurave kulturore dhe qytetarëve drejtuar institucioneve për një “qëndrim adekuat të shtetit bullgar ndaj genocidit në Gaza”.
Kapiten Marin Marinov u vra më 19 mars 2025 gjatë një sulmi me armë mbi dy shtëpi mikpritjeje të OKB-së në Dejr al-Balah, në pjesën qendrore të Gazës.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: www.un.org; Bashkia e Jambollit
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..