Që nga koha e krizës së madhe të viteve 1996 – 1997, biznesi bankar në Bullgari zhvillohej në mënyrë ashendentë, me aktive dhe fitime vazhdimisht në rritje. Ky proces u zgjat deri pranverën e tanishme, kur Banka Korporative Tregtare njëra prej bankave me ndikim më të madh ekonomik dhe politik u falimentua. Banka Qendrore e vendit (d.m.th. Banka Popullore Bullgare) e mbylli atë dhe e vuri nën mbikëqyrje të posaçme. Që nga 20 qershori e deri më sot banka pushon së punuari dhe ajo nuk realizonasnjë pagesë. E gjithë kjo provokoi indinjatën e klientëve të dëmtuar me llogari në bankë dhe me kursime të bllokuara. Depozituesit e Bankës Korporative Tregtare nëpërmjet rrjeteve sociale u mblodhën në një protestë para godinës së Bankës Popullore Bullgare në Sofje. Ata ngulën këmbë, që shteti të ndihmojë rimëkëmbjen e bankës, ndërsa drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov të japë dorëheqje. Depozituesit komentojnë, se banka e tyre është në gjendje të hapë dyert menjëherë, mjafton vetëm që Banka Qendrore të marrë një vendim të tillë.
Martin dhe Natalja janë një familje e re me dy fëmijë, që shprehin pakënaqësinë e tyre: “Është e qartë, se institucionet nuk janë mjaftë kompetente, që të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet. Ne nuk interesohemi kush është fajtori dhe sa janë ata. Ne dëshirojmë që të marrim paratë tona, që janë të bllokuara në bankë. I akuzojmë institucionet, për këtë, se aq shumë kohë nuk bënë asgjë. Banka Popullore Bullgare, Prokuroria – të gjithë ata kanë faj. Ja përse ata duhet të rregullojnë situatën.”
Stefan Stajkovi është një shtetas, i cili mbështes protestën me bindjen, se kur ka ligje, ata duhet të respektohen nga të gjithë dhe shkelësit duhet të ndëshkohen: “Unë nuk kam depozitime, por e kam të qartë, se ata njerëz janë viktimë të mashtrimeve. Dhe protestoj, që të përkrah ata njerëz. Dëshira ime është të jetoj në një shtet normal. Ata njerëz, që kanë depozitime të garantuara deri në 100 mijë euro që prej kohe duhet të shpërbleheshin. Nuk është e domosdoshme që Komisioni Evropian të përmend, se duhet të respektojmë rregullat evropiane, sepse jemi pjesë e kësaj hapësirë. Dhe drejtori i Bankës Popullore Bullgare duhet të kishte të qartë ato rregulla dhe t’i zbatojë. Mirëpo është e dukshme, se ai plotëson porosi të të tjerëve, prandaj e shtyn shlyerjen e parave. Tashmë doli në pah, se politikanët tanë luajnë në një mënyrë, që nuk është në dobi të bashkështetasve të tyre.”
Sipas legjislacionit bullgar, depozitimet e mbrojtura nga Fondi i Garantimit të Kursimeve në Bankat deri në 100 mijë euro mund të shlyhen mezi pas marrjes së licencës së bankës nga Banka Popullore Bullgare. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur deri tashti. Kjo për shkak, se kuestorët e bankës qendrore, që duhet të hetojnë situatën në Bankën Korporative Tregtare vazhdojnë kontrollimin e tyre dhe rezultate nuk priten para përfundimit të tetorit. Legjislacioni Bankar Evropian mbron një tezë tjetër, e cila më tepër iu ngjan kërkesave të klientëve të pakënaqur të bankës së falimentuar. Para nja 10 ditësh Komisioni Evropian i drejtoi Bullgarisë një kërcënim për procedurë penale, sepse nuk respekton normat evropiane, të cilat kanë përparësi para urdhëresave bullgare. Sipas tyre, depozitarëve, që para dy muajve duhej t’u riktheheshin kursimet. Ministria e Financave dhe Banka Qendrore pranojnë, se rasti është i ndërlikuar dhe asnjeri nuk mund të propozojë rrugëdaljen e situatës. Qeveria është e përkohshme dhe pret, që të zëvendësohet nga qeveria e rregullt pas zgjedhjeve më 5 tetor. Në mungesë të Parlamentit veprues, autoritetet nuk guxojnë të ndërmarrin masa radikale, të cilat do të jenë të dëmshme dhe do të kushtojnë shumë para. Autoriteti i Bankës Popullore Bullgare u dëmtua nga politika jo konsekuente dhe jo e matur e udhëheqjes së saj në këtë krizë. Është e qartë, se në Bankën Qendrore asnjeri nuk ka dëshirë të merret me pataten e nxehtë të quajtur Banka Korporative Tregtare. Dhe përderisa, të gjithë që kanë autorizimet të gjejnë zgjidhjen e krizës me Bankën Korporative janë në pritje, depozituesit insistojnë që pa vonesë të marrin paratë e tyre.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit..