Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1952 – U ndamë me legjendën e skenës bullgare Krëstjo Sarafov

Foto: arkivi i Teatrit Popullor

Mjeshtëri i madh i teatrit Krëstjo Sarafov ishte jo vetëm mësues i disa brezave të artistëve bullgarë. Ai prezantoi në skenë personazhe të paharrueshme të pjesëve të shkrimtarëve të mëdhenj si Shekspir, Gogol, Çehov, Molier, Griboedov, Shiler, Petko Todorov, Pejo Javorov e të tjerë.

Ai ishte artisti i parë, që rikrijoi rolin e Golemanovit – një politikan pishman, njeri prej heronjve letrarë bullgarë me popullaritet më të madh:

“Po, ky jam unë – Golemanov. Mësuesi popullor Golemanov. Le të shikojnë të vegjlit dhe të moshuarit si nga një mësues i thjeshtë me punë dhe me nderë e ngjita në këmbëzën më të lartë të shkallës dhe arrita majën. Zmadhoni dhe e vëni atë në kornizë dhe e rregulloni në një vend të dukshëm në vatrën e kulturës. Ky është kujtimi im më i shtrenjtë. Me një dhembje të madhe e privoj familjen prej tij, por aty ai do të jetë më i dobishëm. Hajde, tani merreni me vete dhe më dërgoni një lutje për ndihmë. Unë dot’ju siguroj një ndihmë shtetërore.”

Nga premiera në vitin 1927 nën regjinë e mjeshtrit të madh bullgar Nikollaj Masallitinov deri më sot, heroi i pjesës së Stefan Kostovit pranohet jo vetëm si një karikaturë, por edhe si një mishërim i veseve të të gjitha politikanëve. Golemanovi – “një mësues i thjeshtë, i cili arriti te maja” është një antipod i vërtetë i mësuesit bullgar nga koha e Rilindjes Kombëtare, siç ishte i ati i Krëstjos – Petër Sarafov. Petër Sarafovi lindi në vitin 1842 në Gajtaninovo, që atëherë ishte në Perandorinë Osmane. Mbaroi në Seres dhe u bë mësues. Në vitin 1873 krijoi shkollën e parë në qytetin Mellnik, ndërsa në vitin 1880 themeloi shkollën bullgare në Seres. Pas kësaj bëri hapat e parë për hapjen e një gjimnazi bullgar në Selanik. Për shkak të veprimtarisë së tij prej iluministi dhe patrioti në vitin 1885 ai u dënua me 16 vjet burg në Azinë e Vogël. Pas dy vitesh arriti të ikë përmes Stambollit te Odes dhe që atje – drejt Sofjes. Këtu pak më vonë mbërriti tërë familja me nëntë fëmijët. Ndër ta ishte edhe artisti i ardhshëm Krëstjo, i cili atëherë ishte 12 vjeçar. Njeri prej vëllezërve të Krëstjos – Boris, më vonë u bë vojvodë dhe udhëheqës i Komitetit Suprem të Maqedonisë dhe Edrenesë dhe të VMRO-së.

Në Sofje Krëstjo zbuloi teatrin e vetëm në qytet “Zora” ose “Agimi”. I magjepsur nga shfaqjet e prezantuara nga miqtë e tij, një herë vendosi edhe ai të përfshihet. Në vitin 1891 debutoi në rolin e parë dhe kështu provokoi indinjatën e prindërve. Që të ndërprenë lidhjet me teatrin ata e përcollën të mësojë në Edrene. Pasi mbaroi gjimnazin ai dha provimet për bursë të artit dramatik. Kishte 60 kandidatë, prej të cilëve u zgjodhën vetëm katër. Krëstjo fitoi bursë për mësim në Paris, por i ati i tij e riorientoi për kryeqytetin rus. Kështu Krëstjo Sarafovi nisi të mësoj në Shën Peterbugrun. Kur u kthye ai nisi të luajë në teatrin “Sëllza i Smjah” (“Lot dhe Gaz”) dhe u bë njeri prej themeluesve të teatrit të lirë, që udhëtonte dhe të Teatrit Popullor.

Kolegët e tij tregojnë, se për çdo shfaqje Sarafovi përgatitej, sikur do të jetë premiera e saj. Ditë dhe net të tëra ai mësonte përmendësh replikat e spektaklit. Mirëpo, nga kjo ai nuk lodhej, sepse thoshte: “Për mua çdo fjalë e thënë nga artisti duhet të përjetohet. Replikat nuk janë vetëm fjalë të zakonshme, ato janë fjali që dalin nga zemra”.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet kujtimi i artistit Ivan Dimov për kolegun e tij Krëstjo Sarafov:

“Artisti i popullit Krëstjo Sarafov për mua gjithnjë ishte më shumë se sa një aktor. Ai ishte një mësues i frymëzuar, i cili zbulonte para meje sekretet e artrit të madh teatror. Që prej 25 vitesh dëgjoj fjalët e tij të urta dhe mund të them, se ato kishin një ndikim të madh mbi natyrën time prej artisti. Tregohen legjenda, se ai vështirë i mësonte rolet. Ndoshta ka diçka e vërtetë në këtë, por duhet të pranojmë se e vërteta më e madhe është, që Sarafovi, që të zbulojë hollësitë më të vogla të ndonjë figure si në teatër, ashtu edhe në rrugë, fliste vetëm për pamjen, që dëshironte të rikrijojë në skenë. Për mua Krëstjo Sarafovi përveç talentit të madh posedonte një punëdashësi të rrallë.”

Në vitin 1952 Bullgaria u nda me legjendën e skenës bullgare – Krëstjo Sarafov. Një vit para kësaj Akademia Kombëtare e Artit Teatror dhe e Filmave në Sofje mori emrin e tij, të cilin e mban edhe më sot.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1991-a: Elisaveta Bagriana – shekullorja dhe unikja

E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..

botuar më 15-07-04 11.15.PD
Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD