Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e Peshkopatës Autoqefale Bullgare në Ohër përmes një ekspozite

БНР Новини
6
Kurorë mbretërore nga fillimi i shek. XVIIІ, Venecia

Më 2014 Bullgaria shënon 1000 vjetorin e vdekjes së car Samuilit – figurës së madhe dhe njëkohësisht më tragjike të historisë mesjetare bullgare. Në një sërë betejash kundër Bizantit ai ka guxuar të mbronte pavarësinë e Bullgarisë. Sipas burimeve historike bizantinët morën peng 15 000 ushtarë bullgarë dhe me urdhër të perandorit i verbuan ata. Në çdo të qindin ushtar mbetej një me një sy që t’i shërbejë për udhëheqës. Kur i ka parë ushtarët e vetë Samuili ka vdekur nga infarkti. Bullgarët e quajnë perandorin Vasil i II-të, Bullgarovrasës. Katër vjet pas kësaj ngjarjeje Bullgaria ka rënë nën sundimin e Bizantit deri në vitin 1185.

Ndër aktivitetet kushtuar përvjetorit të car Samuilit është ekspozita “Peshkopata Autoqefale Bullgare në Ohër – 1018-1767”. Kjo ekspozitë mund të shihet në Muzeun Kombëtar të Historisë në Sofje. Më shumë hollësira mësojmë nga drejtori i muzeut, Prof. Bozhidar Dimitrov.

“Peshkopata Autoqefale Bullgare është themeluar nga perandori bizantin Vasili i II në vend të Patrikanës Bullgare me seli në Ohër. Peshkopata është rang më i ulët se Patrikana. Por perandori bizantin e ka shpallur atë autoqefale, d.m.th. të pavarur dhe kryepeshkopi është emëruar me urdhër të perandorit. Më vonë, kur Ohri ka rënë nën sundimin e Perandorisë Osmane, me urdhër të sulltanit Peshkopata Bullgare në Ohër është shpallur krejtësisht e pavarur nga Patrikana e Stambollit, ndërsa kreu është thirrur kryepeshkop i Ohrit dhe i gjithë Bullgarisë. Kjo peshkopatë është institucioni kishtar bullgar që ka ekzistuar më shumë kohë se të tjerat. Po të marrim parasysh se Patrikana e Presllavit (ky i fundit është kryeqyteti i dytë i shtetit bullgar pas Pliskës) ka funksionuar më pak se 100 vjet, dhe se Patrikana e Tërnovos, respektivisht të kryeqytetit të tretë bullgar, ka ekzistuar rreth 200 vjet, ia vlen të përmendet se Peshkopata Bullgare në Ohër ka vepruar 749 vjet (deri në vitin 1767). Ndër figurat e mëdha të cilat kanë qenë në krye të Peshkopatës Bullgare dallohet emri i veprimtarit kishtar Teofilakt Bullgarski. Ky institucion kishtar ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, duke ushqyer ortodoksët me besim gjatë zgjedhjes osmane në Ballkan. Ndërkaq, ka qenë shtyllë e identitetit kombëtar te bullgarët.”

Në Muzeun Kombëtar të Historisë janë ekspozuar 56 objekte nga koleksioni i Peshkopatës Autoqefale Bullgare në Ohër.

“Për fat të mirë një pjesë e madhe e koleksionit kishtar është ruajtur – ikona, mbishkrime dhe disa objekte të shërbesës, deri në Luftën e Parë Botërore – vë në dukje Prof. Bozhidar Dimitrov. – Gjatë vitit 1916 drejtori i atëhershëm i muzeut Bogdan Fillov, pasi ka llogaritur rezultatet fitimprurëse të trashëgimisë kulturore i është drejtuar komandantit të ushtrisë, z. Zhekov me një kërkesë të veçantë. Shkencëtarët bullgarë të mos thirren në ushtri si ushtarë të zakonshëm, kurse të formohet një njësi speciale e cila të ketë detyrën e studimit të tokave të sapoçliruara.”

Gjenerali Zhekov në të vërtetë ka formuar një njësi të tillë. Bile Maqedonia është studiuar ekonomikisht, për nga demografia dhe nga pikëpamja kulturore e historike, thekson Prof. Bozhidar  Dimitrov. Kërkesa tjetër ka qenë mbledhja e objekteve kulturore që të mos asgjësohen gjatë veprimtarisë ushtarake. Këto objekte i janë dorëzuar Muzeut Popullor, që sot është Muzeu Kombëtar i Historisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Kombëtar i Historisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD