Parlament i ndarë copa-copa, po thuajse formim i pamundshëm i koalicionit dhe më së paku i qeverisjes së qëndrueshme. Këtë e tregojnë të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor në Bullgari. Këto, në fakt, janë zgjedhjet e dyta të parakohshme që u zhvilluan në vend brenda dy vjetëve. Edhe kësaj radhe njëra nga partitë është me diferencë të madhe përqindjesh se të tjerat. Sot kjo është partia GERB. Siç ishte në zgjedhjet e majit të 2013-ës stabiliteti politik sërësh është vënë në pikëpyetje.
“Nuk po sheh se si do të formohet qeveria”, deklaroi lideri i GERB-it, Bojko Borisov pas rezultateve paraprake. Ai tha kategorikisht: “Unë jam gati të marrë përsipër të gjitha rreziqet lidhur me qeverisjen e vendit, sepse partia jonë është më e përgatitura. Do t’i lusë liderët e partive të tjera që “të flenë” një herë me rezultatet dhe në mëngjes të bëjnë një vlerësim të matur se çfarë do të thotë të kesh 5-6 për qind dhe të pretendosh shumë. U propozoj atyre, po të duan vendin, të lenë mbara shpine anën personale. Të gjithë, të cilët mendojnë se unë si kryeministër do të jem pengesë, do t’i këshillojë që të mendojnë pak çfarë do t’i kushtojë vendit 2 muaj të tjerë fushatë parazgjedhore dhe qeveri teknike.”
Tani për tani nuk është e qartë sa parti do të hyjnë në Parlament, por dihet sigurisht se Kuvendi i 43-të Popullor do të jetë shumë i fragmentuar, i bindur është lideri i Partisë Socialiste Bullgare, Mihaill Mikov.
“Zgjedhësit bullgarë na caktuan vendin e opozitës në këtë Parlament. Kjo kërkon që të jemi konstruktivë dhe një opozitë besnike, e cila do të përkrahë të gjitha vendimet ligjore me rëndësi për popullin bullgar. Duhet të presim se si do të nisen bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme. Në këto bisedime përgjegjësia i takon partisë fituese – GERB, dhe e shfrytëzoj rastin që ta përshëndes atë për fitoren. Do të marrim pjesë në bisedimet rreth prioriteteve kombëtare, por sigurisht nuk do të bëjmë bisedime jo transparente për ndarjen e pushtetit.”
“Zgjedhje pa fund është vendimi më i papërgjegjshëm”, i bindur është lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Ljutvi Mestan. Sipas fjalëve të tij mandati i parë, kështu të thuhet “eksplorues” duhet të jetë i suksesshëm. “Të gjitha skenarët e tjerë e vënë Bullgarinë në regjim krize nga e cila krizë nuk ka dalje”, u shpreh kategorikisht z. Ljutvi Mestan, duke shtuar: “Megjithë situatën e komplikuar në të cilën po na futi zgjedhësi bullgar, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të punojë për pajtimin midis vlerave euroatlantike dhe prioriteteve kombëtare, në bazën e së cilit pajtim do të ndërtohet qeveria e ardhshme. Sipas partisë sonë ka nevojë për rishikim të imazhit euroatlantik në Bullgari dhe për gjenerimin e politikave të caktuara euroatlantike.”
“Duhet të bashkohemi rreth programit optimal që të veprojmë në dobi të shoqërisë”, tha kryetari i Bllokut të Reformatorëve, Radan Kënev: “Në këtë Parlament koalicion të përkryer nuk mund të ketë. Kjo do të thotë se ekziston krizë e besimit mes njerëzve dhe po ashtu krizë e rëndë politike. Që në dhjetor të vitit të kaluar bëmë një propozim serioz. Kuvendi i ardhshëm Popullor të ketë mandat të shkurtër, ku koalicioni të bashkohet më tepër rreth një programi urgjent reformash sipas javëve dhe muajve, se sa rreth afërsisë ideologjike. Kështu që kjo objektivë e platformës së Bllokut të Reformatorëve për mandat dyvjeçar është tepër aktuale, bile e pashmangshme.”
“Fronti Patriotik është gati për të negociuar me të gjitha partitë pa Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë dhe Bllokun e Reformatorëve, kategorik është bashkëkryetari i Koalicionit “Fronti Patriotik – Fronti Kombëtar për Shpërthimin e Bullgarisë dhe VMRO”– z. Valeri Simeonov. A jeni të kënaqur me rezultatet? “Po t’ju them të vërtetën, kam pritur rezultate më të mira, përkrahje më të gjerë për të vetmin formacion patriotik, pra për koalicionin tonë. Por sa janë votuar, aq. Nuk mund të mërzitemi dhe të themi se jemi të pakënaqur.”
Në qoftë, se asnjëra nga tri partitë e mundshme – dy të parët me më shumë vota dhe e treta e zgjedhur nga Presidenti Bullgar Rosen Plevneliev nuk do të arrijnë të formojnë një qeveri, e cila do të jetë e treta brenda një periudhe pothuajse dy vjeçare, kreu i shtetit do të shpërndajë Kuvendin e porsazgjedhur Popullor dhe do të emërojë një kabinet të ri teknik deri në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Mirëpo, kjo është rruga më e drejtë te organizimi i zgjedhjeve të pandërprera, gjë që do të provokojë një pa qëndrueshmëri. Ndryshe pushtet i Partisë GERB dhe i Partisë Socialiste Bullgare sipas shembullit gjerman është pothuajse i mundshëm. Mezi tani fillojnë pazarllëqet dhe sovajkat e shumta midis selive partiake. Për zotin Borisov skenari më i rënë është vota e parakohshme, por ai është gati të bëjë gjithçka që varet prej tij, që kjo të mos ndodhë. Tashmë një aluzion për këtë bënë Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, dhe Blloku i Reformatorëve, pa përjashtim edhe të Frontit Patriotik.
Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova, Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA, BGNES
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..