Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tablotë aromatike prej barnave të Rusllan Rusevit

БНР Новини
2
Peizazhi i një qyteti të vjetër

Jo me furçë, por me barna vizaton tablotë e tij krijuesi Rusllan Rusev. Veprat e tij përkëdhelin shqisat me pamjen dhe me aromën e njomë të verës së nxehtë. Tepër të bukura ato janë në gjysmerrësirën e mbrëmjes, kur bie muzgu. Atëherë reliefi i butë i mozaikut të barnave gjallëronlojën e dritëhijes. Është i gjatë dhe i vështirë procesi i krijimit të tyre: mbledhja e barnave, tharja, bluarja, ciflimi i kashtës copa-copa, përpunimi termik, sistemimi i materialit të nxjerr. Kështu piktori krijon portrete të personaliteteve historike, peizazheve, ikonave.

“Përpiqem të mbledh barnat, kur ata lulëzojnë. Pastaj i thaj – na zbulon procesin e punës krijues Rusllan Rusev. – Për krijimin e një tabloje kamë nevojë mesatarisht për nga një muaj – një muaj e gjysmë. Aplikimi i materialit kërkon një ngulje të madhe të shikimit, gjë që është shumë e lodhshme për sytë. Që të duken më mirë elementet e vogla shfrytëzoj edhe thjerra zmadhuese. Ngjyrat e tablove nuk zbehen me kalimin e kohës. Dhe për këtë kam një teknologji speciale. Në punën time shfrytëzoj vetëm materiale natyrore. I forcoj ngjyrat e një pjese prej barnave me barna të tjera, ndërsa të tjerë ruajnë ngjyrat e tyre. Mendoj temat paraprakisht. Kur vjen vera disa prej barnave i vë në tablo me etape në varësi të mbledhjes së tyre. Kështu arrij të ruaj ngjyrat e tyre natyrore. Barna të tjerë i thaj dhe i shfrytëzoj më vonë.”

Një pjesë e rëndësishme e artit të mrekullueshëm të krijuesit Rusllan Rusev janë ngjyrat, që shkëlqejnë nga tablotë.

Mbreti Simeon (detale)“Disa prej barnave i shfrytëzoj për ngjyra të qëndrueshme. Për shembull hithra dhe arra. Nga arra nxjerr katër ngjyra, ndërsa prej hithra – dy. Kërcellin e hithrës e shfrytëzoj për nxjerrjen e së gjelbrës, gjethet – për të gjelbrën e mbyllët, ndërsa rrënjët – për të verdhën. Kështu për çdo barishte kam variante të ndryshme për nxjerrjen e ndonjë ngjyre. Ngjyrën e kuqe e kam nxjerr nga një barishte me emrin rubicae – ose ngjitësja e vërtetë. Ngjyrën e kuqe mund të nxirret edhe nga luspat e qepës. Shfrytëzoj një lloj kërpudhash, që rritin mbi trungjet e pemëve. Prej tyre arrij të marr një nuancë të së bardhës. Tepër vështirë arrij ngjyrën blu dhe të kaltrën. Por nuk do të zbuloj më shumë sekrete nga puna ime. Njeriu, kur depërton në detajet e punës, atëherë e di çfarë të bëjë, që të arrijë atë që dëshiron.”

Hapat e parë në art Rusllan Rusevi i bëri që kur ishte në kazermë. Atje, që të larmojnë dhe pasurojnë kohën e lirë ushtarët krijuan figura të ndryshme prej fije kashte dhe barna. Pas kësaj Rusllani mbaroi Institutin e Turizmit Ndërkombëtar dhe vite me radhë punonte në këtë fushë. Mirëpo, një natë ëndërroi gjyshen e tij, ekstrasensen Sllava Sevrjukova. Ajo e këshilloi, që të rikthehet te tablotë me barna. Piktori thotë, se sot është i vetmi në Bullgari, i cili krijon një art i tillë origjinal. Mirëpo, nga ku gjen materiale për teknikat dhe mënyrat e pikturimit, që të ecën përpara?

“Asnjeri nuk mund të më tregojë dhe të më mësojë ndonjë teknikë – shpjegon piktori. – Vetëm unë mund t’i transmetoj dituritë e mia ndonjërit. Gjithçka e kam arritur sipas metodës provë – gabim. Sukseset e këtyre eksperimenteve i shfrytëzoj në punë. Atë, që nuk më pëlqen e bëj prapë e prapë. Ka gjëra, që nuk mund të arrihen. Dhe pikërisht kjo cakton a mund të realizohet ndonjë temë apo jo. Nëse nuk disponoj gamën e domosdoshme të ngjyrave, atëherë është pa kuptim të përpiqem të rikrijojë diçka. Parasë të nisë punën e aplikimit të barnave dhe fijeve të kashtës, mendoj shumë mirë tërë tablonë. Nëse do të bëj gabim, nëse nuk do të llogaris saktë këndin dhe nuk do të vendos drejtë barnat, atëherë imponohet, që të hedh tërë materialin dhe të filloj prapë ta bëj atë, për të cilën kamë harxhuar nja 20 ditë për shembull dhe kamë bërë nja 10 centimetra katrore pikturim. Kjo është tepër e vështirë, prandaj nuk duhet të bëj gabime, kur aplikoj materialin.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: rusiart.svidnia.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD